Arts

Autori i ditës

Chris Wilson

Së pari e pushtojmë Manhattan

Lëvizjet protestuese në pjesë të madhe janë…

Shiko të gjithë autorët

Arkivi
2013

Maj (49) Prill (52) Mars (56) Shkurt (55) Janar (62) Më të vjetra

Kosovo 2.0 në Dokufest: Shënime nga një aferë punk’u në Prizrene

Nga: Rina Meta

Ky edicion i Dokufestit është krejt Punk. Jo domosdoshmërisht punk për më shkundë kryet, por edhe për me shkundë kryet po.

Shkova te Mullini, lokacioni i DokuNights në këtë edicion të Dokufestit, për të takuar një shok, me të cilin për disa vjet kam shkëmby links edhe muzikë. Fakti që krejt po flisnin për Bernays Propaganda, një post-punk bend nga Maqedonia, s’më bëri edhe aq përshtypje, sidomos pasi i vetmi bend i etiketuar si post-punk që ndonjëherë më ka bërë përshtypje është Joy Division, e ndonjëherë edhe Siouxsie and the Banshees, por jo të tjerë.

M’pëlqen ai sofistikimi minimalist edhe në tingull edhe në elementet tjera të performancës në çfarëdo subjekti, muzikë apo dizajn, ama kurrë s’do t’kisha guxu me kërku këtë kualitet në çkado post-punk.

Dhe, opaaa, pa pritë e kujtu vjen ai moment kur e gjen veten duke lëvizë e duke u djersitë. Duke kcy e shkundë kryet nën atë rezonancën e glitch’it që merr formën e një proteste të bukur, qëllimi i të cilës nuk është edhe aq i qartë, por tingëllon fascinues. Të merr. Dhe njdehesh pak hut teksa kujton sa shumë je duke dashtë diçka që s’je duke e kuptu, por ama kjo veç sa i’a shton hijeshinë asaj aferës së mesnatës kur je duke u kënaq shumë.

S’insistova me marrë veten në pyetje në lidhje me përmbajten e teksteve të kangëve, për mua kjo përvoje kishte më shumë të baj me tanë atë prezencë të këtij bendi në tana nivelet e ekzistencës së tij. Ata tingujt e errët e dramatik e thonë të tërën dhe ndryshe-ndryshe për secilin që nuk kutpon maqedonisht. Por ajo që na bëri bashkë të gjithë, qe ajo gjendja e urgjencës absolute për të nxjerrë gjithçka jashtë.

Thirrja për me kcy duke lëvizë çuditshëm, thua se është dita e parë a e fundit e jetës tande, s’është asgjë e re, por zemër, ato lëvizje e shëndrruan atë copë toke në një podium të shfrenuar. Dhe shyqyr që ata s’kërkuan më shumë prej nesh, se përndryshe do dëgjoje për gjithçka në edicionet kryesore të lajmeve: Errët dhe me zë të lartë e gjithsesi shumë të sofistikuar.

E përfundova këtë natë si sandwich mes dy njerëzve në një Vespa të vjetër duke e ndjekë mrapa kombin e këtij bendi. Po de, duke marrë kthesa të çuditshme ata disi i’a dolën të humbin dhe përfundojnë nëpër pjesë boll të çuditshme të qytetit.

Dielli mbrrijti edhe në Shadërvan, na gjeti prap duke pi raki, e me ne është edhe fluturuesi i bukur prej bendit Fonia, bendi që hapi natën për Bernays Propaganda. Deni s’ka shumë për të thënë por ama ka plot energji të mirë për t’na dhënë, si para pak orësh në binë. Oh rakia përnime i lidh njerëzit.

Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.
Foto: Majlinda Hoxha
Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë blog nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.

Write a Comment

art