Arts

Arkivi
2012

Maj (35) Prill (38) Mars (41) Shkurt (40) Janar (42) Më të vjetra

Piramida 2.0

Nga: Leart Mullaademi

Kam vendosur të trajtoj një çështje jashtë kufijve “administrative”, dua të flas rreth “vendimit për shembjen” e të ashtu-quajturës “Piramida e Tiranës”dhe atë për dy arsye. Një, për të injoruar problemet e shumta arkitektonike-urbanistike në Kosovë (ketë, si proteste për injorimin qe i behet arkitektit Kosovar). Dhe dy, se jam kategorikisht kundër shembjes të një pasurie kombëtare.

 

Piramida është një objekt i spikatur në Tiranë, është objekt unik, ashtu siç është dhe kulla e Eiffelit për Parisienët, Big Ben për Londinezët, dhe Kolesëumi për Romanët. Është një nga ndërtesat me tërheqëse në Tiranë, e veçanërisht sa ishte e mbuluar nga mermerët tani më të zhveshur (vjedhur), të cilët qenë përpunuar nga tonet e kromit, të nxjerra me punë skllavi nga punëtor të shtypur aso kohe nga Partia Komuniste. Parti kjo e cila ideoj ndërtimin e këtij objekti, si simbol përkujtues të diktatorit, figurës më të errët te historisë të Shqipërisë, Enver Hoxhës.

Kjo vepër e cila mund të citohet si nder më të rëndësishmet për arkitekturën shqiptare, u projektua nga një grup i gjerë ekspertesh të arkitekturës, inxhinierisë dhe urbanistikes në Shqipëri. Grup i cili drejtohej nga e bija Pranvera Hoxha dhe dhëndri i ish-diktatorit Klement Kolaneci, qe te dy arkitekt. Them e rëndësishme, gjithashtu për faktin se nuk ishte dorë austriaku, italiani, rusi, kinezi, apo edhe çfarëdo kombi tjetër që mund të ketë zbarkuar në “trojet tona” deri në ato vite, duke projektuar objektet më të rëndësishme në Shqipëri. Ishin inxhinieret tanë që shkrinë një shkollë të mirëfilltë të arkitekturës shqiptare, duke rrëzuar muret e zakonshëm vertikal me hapje dritaresh njëra mbi tjetrën, në sipërfaqe masive të pjerrëta me rame konstruktive që besoj se llogariteshin për herë të parë në Shqipëri.

E përuruar në vjeshtën e ’88-ës, dhe e mbyllur në fund të vitit ’90-të, pa ndrojtje mund ta shpërblejmë si muzeu më jetë shkurtër në botë? E projektuar për të qenë muzeu i “xhaxhi-t”, funksioni i saj ndërroj shume here gjatë këtyre viteve. U shfrytëzua për bibliotekë, qendër rinore e kulturore, internet kafene, për panaire të ndryshme, koncerte, dhe ne fund si disko. Harrova, gjë? Ahh po, tash sa vite mediumi më i madh televizive Shqiptar strehohet në të.

Ky objekt, qe prej kohesh është shndërruar në një ndër vendet më simbolike dhe karakteristike të Tiranës, tani i kanoset shembjes, kanoset të zëvendësohet nga “edhe” një (kompleks) parlament-ar. Kanosët me “dënim me vdekje”!

Viktimë e dhunës urbane, viktimë e një ideologjie politike kinse për të “harruar” të kaluarën, duke harruar kështu vlerat e saj kryesor, bukurinë e saj. Me një forme që ndryshon krejtësisht nga çdo objekt tjetër në Shqipëri, sepse ka një vëllim të veçantë, me linja te pastra, me materializim unik, e harmonizuar bukur me gjelbërimin për-rreth që krijon një hapësire aktive urbane, me një fjale është një objekte “me arkitekturë”!

Historia nuk fshihet, sepse nga ajo mësohet! Prandaj unë propozoj rikonstruimin e saj, ri-funksionalizim, propozoj një Piramidë 2.0!

Shënim i Redaksisë: Leart Mullaademi është krijuesi i ONUP (http://architecturekosova.com/), portali i vetëm me lajme, shpallje dhe më të rejat nga arkitektura e Kosovës.

 

Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën shqipe.

Foto: Jetmir Idrizi

Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë BLOG nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.

 

Write a Comment

art