Siç e kam cekur më parë, filmat e vjetër në përgjithësi kanë reputacion të keq: “Janë tepër të gjatë!”, “Janë të mërzitshëm!”, “Janë të gjatë dhe të mërzitshëm dhe BARDH E ZI!” Kështu që kam vendosur që këtu, sa më mirë që mundem, të ofroj një listë të shkurtër dhe koncize me 3 filmat më të mira të vjetër që nuk janë të mërzitshëm. Nëse dëshiron të lexosh rreth përzgjedhjes numër 3, “All About Eve (E gjitha për Eve)”, kliko këtu.
Nr. 2: “A Streetcar Named Desire (Tramvaji i quajtur dëshirë)” (Elia Kazan, 1951, SHBA)
Kazan sjell në jetë dramën e Tennessee Williams me të njëjtin titull në këtë përshtatje mahnitëse ku aktrojnë disa prej aktorëve më të mëdhenj të asaj kohe të Hollivudit. I nominuar për dymbëdhjetë dhe fitues i katër Çmimeve Oscar në vitin 1952, ky film ishte jo vetëm shumë i popullarizuar (ishte një nga filmat më me fitim të vitit), ishte gjithashtu edhe shumë konrtaverz, duke vuajtur disa ndryshime në skenar dhe redaktime në film sepse fillimisht nuk përputhej me Kodin e Hollivudit për Prodhim. Sot, shumë prej skenave të fshira sërish janë shtuar në DVD, por edhe pa to lehtë mund të shohësh se si ky film ishte shumë afër linjës që kishin vendosur censorët.
Blanche DuBois (Vivian Leigh) është një zonjë nga jugu e cila ka vështirësi të mirret me alkoolizmin e saj dhe dukjen që i venitet. Ajo përpiqet të fsheh pasigurinë e saj të rrënjosur me iluzionin e joshjes dhe prestigjit. Blanche lë shtëpinë e saj në Mississippi për të jetuar me motrën e saj Stella Kowalski (Kim Hunter) në New Orleans, në baza të paqarta se e ka humbur shtëpinë në Mississippi për shkak të jetesës luksoze të paraardhësve. Stella e pranon motrën e saj, por ajo gjithashtu është e martuar me një burrë të ashpër dhe gati vrasës Stanley Kowalski (Marlon Brando), i cili nuk është shumë i kënaqur që ka një banor të ri në apartamentin e tij të vogël. E aq më pak një grua qëllimi i vetëm i të cilës duket të jetë t’ia kujtoj brutalitetin e tij. Edhe pse nuk duket se Stanley dhe Stella kanë një martesë shumë të lumtur, ata duket së rrijnë së bashku për shkak të tërheqjes së tyre seksuale, fakt ky që edhe e intrigon edhe i pengon Blanche-s.
Blanche fillon t’i ndjek partnerët e saj në banesë, kryesisht shokun e Stanley-t Harold Mitchell (Karl Malden), por kjo nuk zgjat shumë. Ndjekja e saj e paturpshme e shokut të tij dhe qëndrimi i saj “më e mirë se ti” jo vetëm që e bën Stanley-n më agresiv ndaj saj, por gjithashtu e shtyen të mësoj më shumë për të kaluarën e saj të dyshimtë. Se çfarë zbulon Stanley dhe çfarë i bën pastaj Blanche-s – do të lej të gjesh vetë, sepse kjo rezulton në një prej dramave më të mira në ekran në historinë e Hollivudit (“STELLA! HEY, STELLAAAAA”). Definitivisht nuk është film i mërzitshëm.
Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.
Foto: Nga "A Streetcar Named Desire"
Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë blog nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.