Ekonomi

Arkivi
2013

Maj (51) Prill (52) Mars (56) Shkurt (55) Janar (62) Më të vjetra

Si të luftojmë recesionin

Nga: Danijela Å imrak

E di çfarë jeni duke menduar. Kjo është e thjeshtë. Krijo një plan solid, ndrysho politikën monetare, ul taksat, nxit zhvillimin ekonomik ...

Ju jeni amatorë.

“Nuk ka më ujë me shije në shishe për zyrtarët e qeverisë, vetëm ujë të thjesht në shishe. Dhe nuk ka më kapse të kuqe të letrave”, ka njoftuar me krenari kryeministrija kroate Jadranka Kosor gjatë një tryezë të rrumbullakët për prokurim publik, në fillim të këtij viti.

Kjo është një nga ato gjëra që të bën të dëshirosh t’i shkrepish vetës shuplak në mosbesim të plotë, vetëm për të siguruar se e ke dëgjuar mirë dhe nuk je duke ëndërruar.

Pas dështimit të njohur si “taksa e krizës”, kur u imponua tatim në të gjitha të ardhurat, pjesë e programit famëkeq të Kosorit për dalje nga kriza që ka shkaktuar bujë në gjithë Kroacinë, ka ardhur koha për ulje radikale të shpenzimeve.

Harrojeni shijen e limonit ose pjeshkës, ministra të dashur, nuk ka më limetë apo mollë për ju!

Sivjet kjo qeveri do të harxhojë rreth 400,000 euro për ujë të thjesht në shishe. Sa për krahasim, e njëjta sasi e ujit nga kroi do të kishte kushtuar 800 euro.

Përse jam kaq negative? Ndoshta kryeministrja jonë thjesht dëshironte të dërgonte një mesazh, të  na jap të gjithëve një shembull se si të ballafaqohemi me të pashmangshmen. Pavarësisht se a na pëlqen apo jo, kriza ekonomike është duke na detyruar të gjithëve të kursejmë.

E pra, kur të përfundoni me shpenzim të panevojshëm të parave dhe e pranoni faktin që kohët e ujit me shije kanë kaluar, Kosor ka një ide tjetër të shkëlqyer për ju.

Ju qe jëni të papunë, uluni për të dëgjuar këtë! Skemë plotësirsht e re, e freskët nga fabrika e ideve të qeverisë! Hudhini diplomat tuaja, largohuni nga kompjuterat, mos u dërgoni më CV-n kompanive që as nuk i lexojnë ato. Përse të humbni kohën tuaj të çmuar duke u lodhur me to kur mund t’i ngrihni mëngët dhe të mirreni me biznes “të vërtetë”. Kosor ka pozicione të hapura të punës për – barinj!

Po, barinj! Kosor e pranoi një telefonatë nga një bujk i pikëlluar i cili i tha se ishte duke kërkuar 150 barinj dhe vetëm gjashtë njerëz e morrën punën, shumë pak njerëz ishin të interesuar. Prisni, njerëzit nuk ishin të interesuar? Me të vërtetë?! Ndoshta sepse ata do të duhet të shpërngulen në mes të asgjëje, dhe me pagën e tyre nuk do të mund t’i mbulonin shpenzimet minimale të jetesës?

Do t’ia shkrepja vetës prapë shuplakë po të mos dëshiroja të godas murin me kokë.

Mos më keqkuptoni, nuk ka asgjë poshtërruese në lidhje me këtë punë, asnjë punë e sinqertë nuk është poshtërruese.

Por, pas të gjitha viteve që i kam kaluar në shkollë, pas gjithë asaj kohe, mundi e të hollave qe i kam investuar, mendoj se është e drejta ime të dëshiroj diçka më të mirë për veten time, të paktën një jetë në të cilën do të bëj atë për çka jam shkolluar.

Një shembull i qartë i utopisë. Sidomos nëse jetoni në një vend ku disa punëtorë të administratës publike nuk kanë diplomë të shkollës së mesme, ku mjekët vizitojnë zyrën e papunësisë çdo muaj, ku ekonomisti ishte ministër i mbrojtjes, ku nuk mund të punosh as si vullnetar pa pasur përvojë.

Disa mund të thojnë se nuk kam trokitur në mjaft dyer. Ndoshta keni të drejtë.

Jo shumë kohë më parë, për shkak të një gabimi të thjeshtë (ose paaftësisë?), pa mend e kam injoruar atë që duket të ishte propozim për të bërë punë kërkimore. Sa për të mbrojtur vetën, kjo më është ofruar nga një i panjohur në një restorant. Z. Joseph Babic, nëse ndonjëherë e lexoni këtë – a është tepër vonë të pranoj atë ofertë?!

Nuk më pëlqen ajo në çfarë jeta në këtë kohë dhe vend më ka shndërruar. Papritmas vërej shumë mirë gjërat negative, e nuk mund të koncentrohem në ato pozitive. Jam bërë tepër e hidhur për shijen time.

Por unë do t’a luftojë këtë. Jo në mënyrës që Kosor po e lufton recesionin. Do ta bëj këtë me dije, vendosmëri, përkushtim.

Dhe përfundimisht, do t’ia dal.

 

Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.

Foto:  Marie Fette

 

Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë BLOG nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.

Write a Comment

art