Askush nuk e kishte parë varrimin e pëllumbëve, e prapë askush nuk i kishte parë ata të shtrirë të vdekur. Po t’i varrosësh ata toka do të shndërrohej në rërë thithëse dhe në Adotakland, ku pëllumbat u varrosën, u ngritën shkallë të gjëra, të bardha e shkëmbore, që formuan kalimet e kështjellave. Të gjitha që macet të ecin poshtë këtyre shkallëve me hapa elegant që sjellin paqe dhe falje për të gjitha kujtimet e rreme që ofroi melankolia mortore.
Vendi kishte katër muze gjigante, të cilat uleshin në katër qoshet e Adotakland, dhe përderisa trupat e tyre zaptonin tokën, kokët e tyre fshiheshin mbi qiell. Njerëzit nuk mund të shihnin fytyrat e muzeve, pasi që buzëqeshjet e tyre zbulonin të gjithë të ardhmen që afrohej. Dhe populli nuk frikësohej nga fatet, por nga makinat tepër të mëdha e të parëndësishme që e bënin të ardhmen.Njerëzit kishin lëkurë transparente dhe gratë rrotullonin rrotën e fatit pasi që burrat nuk ishin në gjendje të dallonin gjininë. Kështu, jeta sillej mes kohëve të kaluara dhe të ardhmëve të pamundura, përderisa muzet e këndonin ndryshimin e stinëve dhe shikonin me dashamirësi në qeniet më të vogla.
Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.
Foto: Craig Cloutier
Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë BLOG nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.