Kosova

Autori i ditës

Cristina Marí

E kanë thirrur Revolucioni spanjoll

Më 15 maj 2011 diçka ka ndodhur,…

Shiko të gjithë autorët

Arkivi
2013

Maj (51) Prill (52) Mars (56) Shkurt (55) Janar (62) Më të vjetra

Çështja e perceptimit: A ka dikush tjetër në botë që e nënçmon veten aq shumë sa shqiptarët?

Nga: Shkurte Krasniqi

Më pëlqejnë njerëzit që janë vetë-kritikë dhe vetë-refleksiv. Por ka një pikë kur vetë-kritika kthehet në vetë-urrejtje. Ndonjëherë duket sikur shqiptarët nga Kosova e kalojnë vijën nga vetë-kritika në vetë-urrejtje. Duket sikur e kanë një perceptim të vetes që nuk ka shpresë për përmirësim dhe asnjë mundësi për ndryshim.

Nuk e kuptoj çka mendojmë që arrijmë duke nënçmuar veten. Shumica prej nesh ose nuk jemi të vetëdijshëm për këtë ose e bëjmë aq shpesh sa që kjo na është bërë sport, sporti ynë kombëtarë. Përderisa unë përmbahem nga praktikimi i këtij sporti para të huajve, e kam vërejtur se shumica e shqiptarëve nuk përmbahen. Disa shqiptarë duket se mendojnë se nëse flasin keq për njerëzit e tyre para të huajve do të perceptohen ndryshe, diçka si “Oh, ai është ndryshe nga këta shqiptarët tjerë”. Në sytë e shqiptarit që poshtërson popullin dhe vendin e tij, “ndryshe” do të thotë “më mirë”. Ajo që ky person nuk e di është se kur flet keq për mjedisin në të cilin është rritur, ai është duke folur keq edhe për veten e tij. I huaji me të cilin është duke komunikuar do të merr një përshtypje të keqe jo vetëm për vendin por edhe për atë person.

Ky lloj i shqiptarëve mendojnë se janë duke e ngritur veten, edhe pse kjo është shumë larg nga e vërteta. Problemi është se këta njerëz janë duke e ulur jo vetëm veten, por gjithashtu janë duke më poshtëruar mua, duke u poshtëruar juve, familjet tona dhe shokët tanë. Sa herë e dëgjoj një shqiptar të thotë “Ah, jemi kaq primitiv”, “Kosova është vendi më i keq për të jetuar” ose “Shqiptarët janë shumë të paarsimuar dhe të prapambetur”, rrëqethëm, sidomos kur e bëjnë këtë para njerëzve të cilët janë nga vende tjera. Ndjehem sikur këto të thëna janë të drejtuara ndaj meje. Më bëjnë të ndihem e ofenduar dhe të pyes veten pse personi që është duke i thënë nuk ndjehet njëjtë.

Ka shumë vende të varfra në botë, ka shumë vende të korruptuar në botë, ka shumë kriminelë e mafia dhe jo të gjithë janë shqiptarë. A shkojnë ata rreth e rrotul duke folur keq për gjithçka që përfaqëson kulturën dhe vendin e tyre? Ndoshta disa individë e bëjnë këtë, por jo aq shumë apo me aq entuziazëm sa shqiptarët. Ne flasim se si Evropa nuk na pëlqen, na diskriminon, por a nuk jemi ne të parët që diskriminojmë veten dhe bashkëatdhetarët tanë? A nuk jemi ne të parët që do të tregojmë gjërat negative rreth njerëzve dhe vendit tanë? Duhet të kuptojmë se derisa të mos ndalemi së bëri këtë, nuk mund të ankohemi ose të kërkojmë që tjerët të ndalen.

Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.
Ilustrimi: Chris Piascik
Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë BLOG nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.

Write a Comment

art