Kosova

Autori i ditës

Cristina Marí

E kanë thirrur Revolucioni spanjoll

Më 15 maj 2011 diçka ka ndodhur,…

Shiko të gjithë autorët

Arkivi
2013

Maj (51) Prill (52) Mars (56) Shkurt (55) Janar (62) Më të vjetra

Duke shikuar veriun

Nga: Hana Marku

Ka raste kur dëshiroj që Kosova të mos ishte mision i askujt. Ka raste kur dëshiroj që Serbia dhe Kosova të flasin me njëra-tjetrën si të barabartë në të vërtetë e jo vetëm në teori. Dhe ka raste kur aspak nuk e kuptoj komunitetin ndërkombëtar. Kjo është një prej tyre. 

Nëse nuk u keni kushtuar vëmendje lajmeve (dhe nëse jeni në Kosovë, atëherë u keni kushtuar vëmendje), më lejoni t’ju jap një përmbledhje të shkurtë të asaj që ka ndodhur në veri të Kosovës gjatë javëve të fundit:

1. Në korrik, reciprocitetit në tregti është vendosur në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ministrja jonë e tregtisë ka vendosur se në qoftë se Serbia nuk do të importojë produkte nga Kosova, Kosova nuk do të importojë produkte nga Serbia.

2. Menjëherë pas kësaj, forcat speciale të policisë janë dërguar në dy pika kufitare të diskutueshme në pjesën me shumicë serbe në veri të Kosovës për të zbatuar vendimin.

3. Pasoi dhuna në mes të serbëve dhe forcave kosovare të policisë. Një oficer u vra. Ndërhyri KFOR-i.

4. BE-ja e kritikoi qeverinë e Kosovës që  ka ndërrmarë “aksionin e njëanshëm”. Gazetat filluan të shkruajnë që BE-ja është duke e hartuar një propozim që do t’u jep serbëve në veri autonomi politike dhe ekonomike nga Kosova.

Asnjëra nga gjërat e përmendura më lartë nuk duhet t’ju befasoj. Të gjitha ngjarjet e vitit të kaluar çonin në atë drejtim, duke filluar me dialogun mes Edita Tahirit dhe Borko Stefanovićit. Sa mund të shohin të tjerët, kjo ishte më shumë vetëm si shfaqje se ndonjë lloj i negociatave të vërteta. Çfarë tjetër mund të jetë, kur njëra anë as nuk e njeh ekzistencën e tjetrës? Ministrja e Tregtisë Mimoza Kusari meriton urime për vendimin e saj që të ndërprejë tregtinë me një vend që është armiqësor ndaj vetë ekzistencës së Kosovës. Nuk mund të sigurohet që produktet serbe nuk do të hyjnë në Kosovë pa zyrtarë të doganave dhe policisë të gatshme ta zbatojnë ndalimin.

25 korriku nuk kishte të bëj me shtypje të serbëvë të Kosovës, kishte të bëj me vendosje të rendit. Pikat kufitare ekzistojnë për një arsye. Ndihmojnë në parandalimin e gjërave si kontrabanda dhe trafikimi i qenieve njerëzore, dhe monitorojnë dhe kontrollojnë qarkullimin e mallrave dhe njerëzve. Pa to, ekzistojnë kushtet e përsosur për të gjitha llojet e aktiviteteve të paligjshme. Dhe më e rëndësishmja: Kosova është një vend sovran. Vendet kanë të drejtë të sigurojnë kufijtë e tyre, siç do t’u thoshte çdo zyrtar serb.

Ndoshta gjendja nuk do të ishte eskaluar aq shumë nëse EULEX-i ishte kujtuar se rendi dhe ligji në veri janë ende pjesë e mandatit të tyre. Apo ndoshta menduan që kemi harruar. EULEX-i e dënoi dhunën në veri, por pyetja e vërtetë është se çfarë bënë ata për ta parandaluar. Nëse EULEX-i do ta merrte veten seriozisht, do të kuptonte që nuk është normale që një vend të ketë “kufij të diskutueshëm”. Gjithashtu do ta dinte që sundimi i ligjit nuk do të thotë tolerimi i tokave të askujt dhe vrimave të zeza ligjore. Gjithashtu do ta dinte se misionet e ftuara për të zbatuar sundimin e ligjit nuk largohen kur situata bëhet e vështirë. Apo kjo është përtej fushëveprimit të elitës policore dhe ligjore të Evropës? Le të injorojmë për një çast faktin se EULEX-i është neutral ndaj statusit. Unë, së bashku me gjithë të tjerët, e kujtoj kur EULEX-i ka hyrë në Kosovë. Dhe unë, së bashku me gjithë të tjerët, i mbaj në mend premtimet e bëra. Çfarë ndodhi? A u bë shumë e vështirë? Çfarë është kjo ndjenjë zhgënjyese që më grryen stomakun? Oh po, është e njëjta ndjenjë që e kisha kah fundi i kohës së UNMIK-ut. Më parë do të mirrem me korrupsionin e qeverisë sime se me një tjetër byrokraci ndërkombëtare që i vrshon rrugët e Prishtinës.

Cila është zgjidhja? Nëse thashethemet janë të sakta, BE-ja është duke planifikuar një lloj statusi të veçantë që do t’i qetësonte serbët, dhe në të njëjtën kohë do të kishte një lloj respekti për sovranitetin e Kosovës (dhe parandalimin e ndarjes). Nëse më pyetni mua, ky është një status i veçantë që është i nevojshme vetëm për shkak të mungesës së veprimeve për të bërë ndonjë gjë për të integruar veriun gjatë 12 viteve të fundit, dhe kjo është faji ynë aq sa është edhe i BE-së. E injoruam veriun për më shumë se një dekadë, dhe një polic është dashur të vdes që një pikë kufitare të veproj normalisht.

Kjo është një mosmarrëveshje e re mbi një çështje të vjetër, dhe nuk do të ketë rezultat që do t’i kënaqë të dy palët. Nuk do të ketë stabilitet në Kosovë, derisa të gjithë kufijtë e saj nuk janë të siguruara. Dhe nëse presim që serbët në veri spontanisht të kuptojnë që Kosova është e pavarur dhe Serbia kurrë nuk do të kthehet, veriu do të mbetet territor i askujt përgjithmonë. Zemërimi i serbëve nuk ka të bëjë asgjë me padrejtësi të vërtetë – është e njëjta histori e vjetër e persekutimit shqiptarë dhe getoizimit të serbëve, e cila në mënyrë spektakolare dështon të shoh anën tjetër, shkakun dhe efektin e viteve të privilegjit serbe në kurriz të njerëzimit shqiptarë. Është një lojë që nuk ka fund. Nëse komunave serbe në veri u ipet status i veçantë autonom, sepse ato nuk pëlqejnë të jetojnë nën autoritetin e Prishtinës, atëherë është vetëm e drejtë që statusi i njëjtë t’u ofrohet rajoneve me shumicë shqiptare në Serbi. Nëse serbët në veri lejohen të qeverisin veten e tyre dhe të marrin një pjesë të të ardhurave që vijn nga doganat, atëherë edhe shqiptarët në Serbi duhet të kenë të njëjtat gjëra. E sfidoj dikë të më thotë që jeta e një shqiptari në Preshevë është më e lehtë se ajo e një serbi në Mitrovicë. 

Por ky lloj arsyetimi nuk është arsyetim i diplomatëve. Kështu që nëse duhet të jetë status i veçantë, do të jetë status i veçantë. Por le të dihet se është status i dhënë sepse serbët në veri të Kosovës e kanë bindur veten se janë martirë nën sulm. Dhe të jem përsëri e qartë, e them këtë pa u përpjekur të zvogëlojë vështirësitë në të cilat hasin serbët që jetojnë në Kosovë. A janë serbët e izoluar në Kosovë? Po. A duhet bërë më shumë që ata të ndjehen si pjesë e kësaj republike? Po. Por kjo nuk do të ndodhë në këtë mënyrë. Jo me snajperë. Jo me barrikada. Historia nuk ka filluar në vitin 1999.

 

Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.
Foto:  TANG YAU HOONG 

Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë BLOG nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.

Write a Comment

art