Tung! Falemnderit. Më fal. Lutëm. Me të vërtetë i urrej librat me fraza në gjuhë të huaj; ato janë për të huaj të mërzitshëm. Por pavarësisht nga kjo, ky libër i vogël i verdhë ka punuar për të zvogëluar nervozën time të padurueshme gjatë fluturimit një orësh nga qyteti im i ri deri në Prishtinë, dhe dobia e tij mbizotëroi talljen që nxit libri. Pikërisht një javë më parë, kam zbritur në një batanije të mjegullës së natës së ftohtë dhe kam dalur nga aeroplani në aeroportin ndërkombëtar Adem Jashari, emër i zgjedhur mirë.
Në të vërtetë kurrë nuk kam pritur që do të vij në Kosovë. Të jem e sinqertë, asnjëherë nuk kam gjetur arsye të vij. Nuk kam familje këtu, e as nuk e flas gjuhën (unë nuk flas shqip – ju thashë që ai libri i frazave ishte i dobishëm). Ajo që jam rritur të dij për këtë vend është se gjendja e tij ishte e ngjashme me atë të Kroacisë para disa viteve, kështu që duhet të mbështes përpjekjet e tij për pavarësi me çdo kusht. Jam rritur duke e ditur se në mesin e shumë fotografive në murin e gjyshit tim ishin fotografitë e Rahim Ademit, Agim Çekut dhe Bekim Berishës, të gjithë njerëz me ndikim gjatë luftës në fillim të viteve ’90. Gjithashtu e kam ditur se Kosova është e banuar me shqiptarë dhe sipas asaj që gjyshi im i dashuri i ndjerë thoshte, “Albanci su dobri ljudi (Shqiptarët janë njerëz të mirë).” (Kam thënë që jam e sinqertë, jo politikisht korrekte.) Diku në mes të shkrimit të blogave, formulimit të mendimeve politike, dhe zëvendësimit të paqëllimshëm të rrethit tim shoqëror me shokë të internetit nga Kosova, kam gjetur disa arsye për të ardhur. Kështu që jam këtu, në Prishtinë.
Ka gjëra që me të vërtetë më pëlqejnë në këtë qytet. Ka gjëra që më pëlqejnë deri diku në këtë qytet. Ka gjëra që nuk janë bash edhe ideale në këtë qytet. Dhe ka gjëra që fshehurazi më pëlqejnë, por që nuk e pranoj që më pëlqejnë në këtë qytet.
Gjëja që deri diku më pëlqen është metoda e planifikimit të takimeve, apo mungesa e tij. Është shumë më e relaksuar në krahasim me Amerikën e Veriut, në kuptimin që ti nuk ndjehesh fajtor nëse je dhjetë minuta vonë, sidomos pasi që personi me të cilin je duke u takuar me siguri do të vonohet njëzet minuta. Natyrisht, më pëlqen kjo qasje ndaj planifikimit nëse unë nuk jam ajo duke pritur. Fshehurazi, më pëlqen plani i këtij qyteti dhe përmbahen nga deklarimi i kësaj pasi që kjo duket që gjithmonë e nxit dikë të fillon të ankohet për mungesën e planifikimit urban. Në fund të fundit, shpjegimet e komplikuara dhe pamundësia e dhëniës së drejtimeve të kujtojnë që je në Ballkan. Në të vërtetë kam vetëm një ankesë pas qëndrimit një javor në Prishtinë, dhe ky është fakti që banjot janë gjithmonë të ftohta. Nuk e kuptoj, pse janë banjot gjithmonë të ftohta?
Në përgjithësi, java e kaluar, më ka treguar se bukuria e Prishtinës është e pamohueshme. Dritat që e zbukurojnë Bulevardin Nëna Tereza janë jashtëzakonisht të bukura. Era e drurit të djegur në të cilën has përderisa ec nëpër shumë pjesë të qytetit sjell rehati të menjëhershme. Kafiqat e dekoruar në mënyrë unike më bëjnë të turpëroj të gjitha kafiteritë komerciale në Amerikën e Veriut për mungesën e tyre të kreativitetit. Gjella “perime në tavë” nga Pishat mund të jetë gjëja më e mirë që e kam ngrënë ndonjëherë. Numrat e pafund të njerëzve të bukur më kujtojnë se tani jetoj në Evropë, edhe pse nuk e kuptoj fare si i’a arrijnë femrat të duken aq mirë edhe gjatë një stuhie të borës. Dhe mbi të gjitha, mikpritja në të cilën kam hasur deri tani më ka bërë që fshehurazi të riafirmoj përgjithësimin që e bënte gjyshi im.
Ka disa gjëra shumë të qarta rreth Prishtinës. Është e qartë që ekonomia është e dobët; është mjaft vështirë të gjesh produkte kosovare për të blerë, dhe çmimet e gjërave të nevojshme janë tepër të larta në krahasim me pagën mesatare. Gjithashtu është e qartë se veçantija e kultivuar e këtij vendi i jep atij karizmën për të cilën shumë njerëz kanë folur. Tani definitivisht besoj se ky vend ofron makiaton më të mahnitshme në botë (me të vërtetë është ashtu!). Mbi të gjitha, është e qartë se natyra mikpritëse e këtij qyteti është në mesin e atyre më mikëpritëse në rajon. Shtyllat e Kanunit mbizotërojnë. Faleminderit, Prishtinë, për pritjen e ngrohtë.
Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.
Foto: Bardhi Haliti
Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë BLOG nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.