Kosova

Autori i ditës

Cristina Marí

E kanë thirrur Revolucioni spanjoll

Më 15 maj 2011 diçka ka ndodhur,…

Shiko të gjithë autorët

Arkivi
2013

Maj (51) Prill (52) Mars (56) Shkurt (55) Janar (62) Më të vjetra

Ngadalë gjer në Batllavë

Nga: Emma Barnie

Ka diçka edhe poetike edhe filmike me sjelljen vërdall pa hartë përgjatë një rruge të pluhurosur rurale me dikë që flet një gjuhë tjetër. Kjo ishte dita ime e parë në Kosovë. Gjer atëherë i kisha tejpërdorur gjashtë frazat që i dija në shqip dhe tani më mungonin fjalë, kryesisht për shkak se i kisha përdorur të gjitha. Duke shikuar rreth e rrotull kodrave dhe pyjeve që na rrethonin ishte gati e përshtatshme të heshti.

E kisha takuar shokun tim për vërdallje në stacionin qendror të autobusave në Prishtinë dhe e kishim adoptuar njëri-tjetrin; unë ofrova destinacionin dhe ai aftësitë gjuhësore për të na sjellur atje. Nuk e di nëse ishte duke pritur një autobus ose thjesht i pëlqeu idea e një udhëtimi sporadik njëditor në një pasdite me diell – sido që ishte, ne u nisëm. Keqkuptimi ynë i përbashkët na çoi në një autobus që shkonte në drejtim të kundërt. Përderisa pinte cigare, shoferi fliste për kohën kur ka jetuar në Whistler Kanada, ndërsa unë, e ulur pranë shkallëve të autobusit, e dëgjoja me vëmendje para se të kërcejmë nga autobusi dhe të ecim qetë në anën e kundërt, si dy peshqi që notojnë kundër valës.

Pas një udhëtimi të bërë pjesë pjesë për në Lluzhan, filluam të ecim drejt Batllavës. Duke qenë që kohët e fundit isha mësuar me saktësinë e orareve të autobusëve në Londër, me ndalesa dhe opsione, kjo rrugë e pluhurosur më dukej jopremtuese, mirëpo prapë frymëzuese. Provova të ndal ndonjë veturë, siç bëj normalisht në Britani të Madhe, por shoku im i ri thoshte se autobusi ishte një opsion më i mirë dhe ndërsa ai kishte besim të plotë në ardhjen e autobusit unë isha më skeptike. Ecnim buzë rrugës dhe i afroheshim ngadalë destinacionit tonë me shpresa se një autobus do të kalojë atë të shtune – nëse ndalimi i ndonjë veture nuk ishte gjë e mundur, atëherë ndalimi i autobusit ishte së paku mundësi.

Kishte aq shumë pyetje që dëshiroja ta pyes shokun tim, por pa referencë vizuale të sfondit të qytetit isha e kufizuar. Edhe pse me udhëtim jashtë Prishtinës dhe në Kosovën rurale shqisat e mia ishin rritur, kështu që kam hulumtuar këto terrene të reja përmes imazheve, e jo fjalëve. E bëra zakon të përdori fjalën “mirë” kur tregoja kah gjërat që më pëlqenin, ndërsa shoku im shtoi edhe “jo mirë” kur kaluam ndërtesa gjysmë të ndërtuara (siç janë shumë prej tyre), që më dha një kuptim të perspektivës së tij për vendin e tij. Këto ndërtesa më dukeshin magjepëse dhe çuditërisht për një rrugë fshati kishte shumë frizerë aty ku do të pritja të shihja shtëpi.

Pasi që ecëm gjashtë kilometra duke dëgjuar zhurmën e hapave tonë duke ecur së bashku përgjatë rrugës me pluhur, një autobus më në fund u ndal para nesh. Adrenalina e asaj qe dukej si ndalim i veturës u rrit përderisa vrapuam drejt autobusit. Së shpejti pas kësaj e gjetëm veten duke pushuar në brendin e shkëlqyer të autobusit. Pyjet kodrinore dhe ndërtesat mes tyre na kalonin përderisa zhurma e motorit dhe ngacmimet e kondukterit që bridhte lart e poshtë autobusit e thyen heshtjen tonë të mëparshme të gjatë. Dhe e vazhduam udhëtimin tonë. Përsëri.

 

Write a Comment

art