Kosova

Prishtinë: një manual për mbijetesë

Nga: Hana Marku

Bora më në fund po shkrihet në Prishtinë dhe periudha e tmerrshme e temperaturave nën zero ka përfunduar. Tani jam këmbësore eksperte e Prishtinës. Tani në fakt mund të kujtoj se si duket qyteti pa një shtrese të akullit dhe borës mbi çdo gjë. Kam parë kamionë që dërgojnë dëborën jashtë qyteti, dhe pyes veten: ku dreqin ishin dy javë më parë? Shpresoj se nuk do të ketë një valë tjetër të kohës së ftotë që përsëri do të ngrijë çdo gjë. Nëse vije edhe një stuhi dëbore ose nëse prap bien temperaturat ndoshta këto këshilla të mbijetesës do të jenë të dobishme:

Këshilla nr. 1

Nëse ke zgjedhje në mes të një trotuari me akull dhe rrugës së pastër, ec në skaj të rrugës. Kur një veturë vjen në drejtimin tënd, hyp në trotuar dhe prit deri sa të kalojë vetura. 

Këshilla nr. 2

Çizme të mira për ecje janë tepër të rëndësishme. Merr një palë çizme të mira të lëkurës për akull dhe borë, dhe një palë çizme të izoluara për shi kur gjithçka kthehet në baltë dhe ujë.

Këshilla nr. 3

Mos nxito. Nëse njerëzit e tjerë duan të thyejnë qafën duke u përpjekur të arrijnë në destinacionin e tyre, leji. Një ritëm i ngadaltë dhe i qëndrueshëm do të parandalon rrëzimet.

Këshilla nr. 4

Nëse je duke ecur lart ose poshtë shkallëve me akull, ndihmoji vetës duke u mbajtur për mur apo parmak, ose duke rrëshqitur poshtë.

Këshilla nr. 5

Të ecësh në akull me pakës borë është më mirë se të ecësh në akull të pastër. Bora të jep pakës fërkim shtesë.

Këshilla nr. 6

Nëse je duke ecur me shokë, provo të ecësh krah për krah. Kur rrëzohesh, mundohu të mos rrëzohesh mbi ta apo t’i rrëzosh edhe ata me ty.

Këshilla nr. 7

Mos e dëgjo iPod-in tënd e as mos u përgjigj në telefon.Trotuari ka nevojë për gjithë vëmendjen tënde. Nëse shikon poshtë për të ndryshuar një këngë apo për të dërguar një mesazh, mund të rrëshqitësh dhe të rrëzohesh e të thyesh kokën.

Këshilla nr. 8

Kur je duke i hipur shkallët për në banesë, mos supozo që tani je në vend të sigurt. Një shtresë ultra super e hollë e akullit fshihet edhe këtu. Referoju këshillës nr. 4.

Këshilla nr. 9

Merre një taksi.

Këshilla nr. 10

Largohu. Prite verën. 

Printo këtë blog dhe vendose në frigorifer për dimrin e ardhshëm. Mos prit ndonjë gjë të çmendur si kripë në rrugë apo makina që largojnë dëborën.

Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.

Ilustrimi: Marie Fette

Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë BLOG nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.

Write a Comment

art