Kutia 8

Arkivi
2013

Maj (51) Prill (52) Mars (56) Shkurt (55) Janar (62) Më të vjetra

K2.0 dhe Dita Botërore e Lirisë së Shtypit: Nesër!

Nga: Kosovo 2.0

Çdo vitë think tanke dhe OJQ të ndryshme publikojnë raporte mbi gjendjen e mediave në Kosovë – shumica e tyre thonë të njëjtën gjë: ka vetë-censurë të lartë dhe jo shumë gazetari hulumtuese. Kështu që, të flasim rreth kësaj.

Nesër K2.0 do te festoj Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit në Prishtinë, së bashku me partnerët tanë Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), Asociacionin e Gazetarëve Profesionistë të Kosovës, Institutin për Politika Zhvillimmore dhe Këshillin e Mediave të Shkruara në Kosovë.

Nëse jeni në Prishtinë, ejani dhe vizitoni tendën Liria e Shtypit të Kosovo 2.0 para Ministrisë së Kulturës në sheshin Nëna Terezë. Në ora 13:00, ne do të ofrojmë drekë falas (asgjë e ekstravagante, sanduiçë dhe lëng) dhe do të shfaqim vlog serinë mbi lirinë e shtypit. Kosovo 2.0 ka kontaktuar gazetarë në gjithë botën dhe i pyeti ata një pyetje të thjeshtë: çfarë mendoni ju për lirinë e shtypit në vendin tuaj? Ata u ulën para kamerave të tyre dhe na thanë! Nëse nuk mund të vini për drekë, mos u shqetësoni, vlogs do të shqafen gjatë gjithë ditës.

Nëse keni diçka që doni t’i thoni botës digjitale, ejani tek video kabina jonë Liria e Shtypit – një kabinë fizike ku mund të uleni dhe t’i tregoni kamerave se çfarë mendoni për lirinë e shtypit në Kosovë, apo ndonjë gjë tjetër në lidhje me këtë temë. Videot nga kjo dita do të postohen më 11 maj në www.kosovotwopointzero.com/video-booth

Dhe pasdite gjithsesi ejani të merrni pjesë në diskutimin tonë për transformimin e profesionit të gazetarisë nga ana e mediave shoqërore në orën 18:00: Astrit Gashi nga gazeta Zëri, Bojana Sekeljic nga organizata Dokukino dhe ligjëruesja e mediave (si dhe blogere e Huffington Post) Tijana Milosevic do të diskutojnë rreth fuqisë transformues që interneti e ka në raportimin dhe grumbullimin e lajmeve. Kryeredaktorja Besa Luci do të jetë moderatore.

Duke lënë mënjanë vetë-promovimin, kjo do të jetë një ditë e mbushur me diskutime dhe debate rreth çështjeve të ngutshme si etikat e mediave, legjislacionin për media, dhuna ndaj gazetarëve dhe me muzikë. Pink Metal, Glasses dhe Ludwig Vans do të performojnë nga 18:00 deri në 22:00 – gjithsesi ejani, informohuni, shpreheni veten, dhe shijoni një koncert të mrekullueshëm në natyrë.

Shihemi atje!

Për një program të plotë të ngjarjeve të ditës, vizitoni: https://www.facebook.com/events/228795000555295/

Foto: Ewa Mos

Write a Comment

art