Kutia 8

Arkivi
2013

Maj (51) Prill (52) Mars (56) Shkurt (55) Janar (62) Më të vjetra

Komunikatë për Media

Nga: Kosovo 2.0

Me 24 Prill lëvizja nacionaliste serbe Nasi (Tanët) ka kërkuar nga policia ndalimin e mbajtjës së prezantimit të organizatës Kosova 2.0 në konferencën Share në Beograd, 26-28 Prill.

Konferenca Share ka për qëllim shpërndarjen e ideve progresive në fushat e shoqërise, teknologjisë, muzikës dhe mediave të reja. Pasi që lëvizja Nasi ka ftuar individët dhe organizatat “patriotike” serbe të marrin pjesë në një protest me qëllim që të ndalojë prezantimin e organizatës Kosova 2.0, stafi jonë nuk është ndier i sigurtë për sigurinë tonë personale. Për këtë arsye kemi qenë të detyruar të anulojmë pjesëmarrjen tonë. 

Kjo ka qenë një mundësi e mirë për të paraqitur punën tonë me kreatorët dhe artistët të njohura ndërkombetare në fushat e teknologjisë dhe mediave të reja. Kosova 2.0 është e vetmja organizatë mediale e llojit të vet në Kosovë, që ofron blogje interaktive, artikuj dhe përmbajtje multimediale nëpërmjet sajtit dhe revistës së shtypur.

Fatkeqësisht ky incident pasqyron cenimin e lirisë që i bëhët qytetarëve të Kosovës. Eshtë cenim që nuk i bëhët vetëm organizatave si Kosova 2.0, por edhe Kosovës në tërësi.

Foto: Francesco Sambo

Write a Comment

art