Kutia 8

Arkivi
2013

Maj (51) Prill (52) Mars (56) Shkurt (55) Janar (62) Më të vjetra

Kosovo 2.0 të do!

Nga: Kosovo 2.0

Është ora 8:57 e mëngjesit. Je në dhomën kreative të Kosovo 2.0 nga e cila e sheh qendrën e Prishtinës. E ke kaluar natën këtu. Pa gjum. Vetëm 10 apo më shumë gota të Nescafe dhe disa qese të Smokit. Për tre minuta do të vij redaktorja jote. Ajo pret 15 video – të redaktuara, me transkriptë gati, të përkthyera dhe të gatshme për debutimin e tyre në kosovotwopointzero.com.

A tingëllon kjo si ti? Nëse po, vazhdo të lexosh.

Jemi duke kërkuar praktikantë punëtorë dhe kreativë që të kalojnë verën në Kosovo 2.0.

Nëse je i/e moshës 18-25 vjeçare dhe të pëlqen shkrimi, inçizimi i videove dhe bërja e fotografive, ne duam që ti të bësh praktikë për ne në Kosovo 2.0.

Ne mund të të ofrojmë:

- Mentorim nga redaktorët e Kosovo 2.0

- Një mjedis zbavitës, por që do punë, për të përmirësuar aftësitë e tua në media të reja

- Mundësi që puna yte rregullisht të paraqitet në web faqen tonë

- Nescafe pa fund

 

Çka na nevojitet nga ti: 

- CV e ytja (me referenca)

- Disa paragrafë që na tregojnë kush je dhe se çfarë dëshiron të bësh në KS 2.0

- Ekzemplarë të punës tënde, nëse ke të tillë

- Dashuria yte, kujdesi dhe përkushtimi për të prodhuar gjëra mbresëlënëse

 

Do të pranojmë aplikacione gjer më 30 PRILL, 2012 në internship@kosovotwopointzero.com 

Shihemi së shpejti!

- Kosovo 2.0

 

Ilustrimi: Romualdo Faura

Write a Comment

art