Kutia 8

Autori i ditës

Chris Wilson

Së pari e pushtojmë Manhattan

Lëvizjet protestuese në pjesë të madhe janë…

Shiko të gjithë autorët

Arkivi
2013

Maj (49) Prill (52) Mars (56) Shkurt (55) Janar (62) Më të vjetra

GĂ«njeshtra, gĂ«njeshtra!

Nga: Kosovo 2.0

Na falni të gjithë.

Kemi gënjyer, por ishte për arsye të mirë. Blogu ynë ”Liria e lëvizjes për artistët është këtu!” ishte shaka e një prillit dhe pjesë e një projekti artistik të filluar nga artistja Flaka Haliti. Kjo është pjesë e një projekti më të madh që është duke u zhvilluar nën ombrellën e Arkitekturës dhe Praktikës Kritike Hapësinore në akademinë e arteve Stadelschule në Frankfurt. Ideja është për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me pozitën e paqartë dhe të brishtë të artistëve që punojnë jashtë vendit.

Përmbajtja e veprës sillet rreth një diskutimi për “Imunitetin për artistët emigrantë”, një status imagjinar ligjor i artistëve, i frymëzuar nga mobiliteti ndërkufitar i artistëve. Blogu ynë i një prillit është një pjesë e vogël e punës për t’u treguar të tjerëve për këtë çështje.

Projekti është përkrahur nga profesori Nikolaus Hirsch, drejtor i akademisë Stadelschule.

Ne kurrë më nuk do t’ju gënjejmë.

- KOSOVO 2.0 dhe organizatorja e projektit Flaka Haliti

Ilustrimi: Sample Sample

Write a Comment

art