Nejse, nuk është bash ashtu. Kam një shtrat për të fjetur si dhe kulm që më mbron nga shirat që nuk ndalen kurrë në West Yorkshire. Mirëpo unë nuk kam shtet më.
Para disa ditësh, u ndjeva me të vërtetë shumë keq kur nuk po mund të komunikoja me nënën time përmes Skype. Nuk ishim duke folur për gjëra të komplikuara. Faktikisht, ishte një temë mjaft e thjeshtë, mirëpo pasi që mundohesha të përdor fjalët e duhura, kjo më bënte më pak të kuptueshme. Unë dhe gjuha ime ishim duke luajtur lojën interesante symbylltaz, një lojë të cilën e kishim luajtur pa vetëdije për muaj të tërë, mirëpo kishim vendosur ta injorojmë.
Nuk është se nuk di të flas rumanisht më, por nuk mund të flas mjaft mirë. Përdori fjalë të thjeshta të cilat në Rumani, në rastin më të mirë, do të më fusnin në kategorinë e njerëzve të pashkolluar apo në rastin më të keq do të kualifikohesha si një person me inteligjencë të ultë. Nganjëherë më bien ndër mend nocione më të komplikuara të cilat i mësonim në shkollën e mesme mirëpo shpesh i ngatërroj, gjë e cila e bën të folurit tim të tingëllojë edhe më keq. Prandaj, kjo më bën të mos ndihem folës burimor as i gjuhës sime e as i asaj që e kam përvetësuar më vonë, pra, ndihem si një i huaj kudo që jam.
Para pesë viteve, kur fillova të jetoj jashtë vendit tim, nuk kam menduar për këtë punë. Gjithçka që shihja, udhëtimet e ndryshme, përvojat e pazëvendësueshme që i kisha kur takoja njerëz të mrekullueshëm, më dukeshin si magji. Që nga ajo kohë, unë kam jetuar në tri shtete të ndryshme (Bullgari, Britani të Madhe dhe SHBA) si dhe kam vizituar edhe disa vende të tjera, përfshirë edhe Kosovën. Me të vërtetë kam përjetuar përvoja të mrekullueshme si dhe kam takuar mjaft miq, gjëra këto të cilat nuk do t’i ndërroja me asgjë në botë. Kthimi në shtëpi me një diplomë në gazetari ndërkombëtare nuk do të kishte mjaft kuptim pasi që kisha studiuar në anglisht. (Si përkthehet ‘inverted pyramid’ në rumanisht?) Përderisa rënkoj kur shikoj fotografitë e Bukureshtit si dhe derisa më merr shumë malli për familjen time, Rumania është dhe do të mbetet edhe për disa vite një shtet ku do shkojë për pushime.
Pra, siç po e shihni, nuk ka nevojë që të brengoseni për mua. Ishte zgjedhja ime të mos kem shtëpi. Unë vendosa të zëvendësojë paqëndrueshmërinë politike, rëniet ekonomike si dhe pasigurinë e përditshme në vendin tim me ngazëllim të vazhdueshëm, sfida të përditshme si dhe me një dozë të diskrminimit të rastësishëm. Por për shkak të kësaj zgjedhjeje, vetmisë si dhe qëndrimit jashtë vendit tim unë e harrova gjuhën.
Kur dikush më pyet se prej nga jam, unë them se kam lindur në Rumani por (pastaj i numëroj të gjitha vendet në të cilat kam jetuar dhe kështu vazhdoj me monotoninë e personit i cili mundohet që të jetë i sjellshëm me të tjerët.) Është fjala ‘por’ ajo e cila e ka definuar jetën time. E përdori atë si një mburojë nga ata të cilët mendojnë se të qenit rumun është dicka për të cilën duhet të turpërohemi, por atë e përdori edhe si një medale nderi para të gjithë të tjerëve. Unë jam vendi në të cilin jam rritur, ku kam përjetuar dhe do të përjetoj përvojat e reja, dhe refuzoj të identifikohem vetëm me njërin nga shtetet e cekura më lartë. Megjithatë, kur duhet të argumentojë, unë e marrë anën e Ballkanit (siç thotë një thënie rumune, gjaku nuk është ujë).
Pra, tung, unë jam Silvana dhe më vjen mirë që u njohëm!
Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.
Foto: Morgan Jones.