Kutia 8

Arkivi
2013

Maj (51) Prill (52) Mars (56) Shkurt (55) Janar (62) Më të vjetra

Po afrohet koha për Multimedia Kampin!

Nga: Hana Marku

Që kur kemi filluar planifikimet për Dokufest, ka qenë vështirë të gjej kohë për të shkruar një blog si duhet. Mund të tingëlloj si lavdërim, por kemi investuar shumë punë dhe dashuri në Multimedia Kampin e këtij viti (7-15 korrik). E kemi quajtur kamp, por në fakt është një dhomë ekscentrike në kulmin e një shtëpie të konvertuar në hotel në Prizren, ku për nëntë ditë do të punojmë dhe do të shikojmë filma. Për ta thënë thjesht, do të jetë një klub filmi, një hapësirë ​​pune, një punëtori se si të tregohen tregimet, dhe një vend për njerëzit të flasin, debatojnë dhe krijojnë. Pjesëmarrësve do t’u jepen kamera dhe do të mësohen se si t’i përdorin ato, por nuk kemi vënë asnjë kufizim në atë se çfarë duhet të jetë apo si duhet të duket video projekti përfundimtar.

E kemi përshtatur temën me atë të Dokufestit (festivali ka qenë tepër i mirë në aspektin e gjetjes së një hapësire ​​dhe ofrimit të qasjes në master klasët e Dokufestit): tema e festivalit të këtij viti është Punk Protest Prizren, dhe tema e Multimedia Kampit është arti dhe politika. Multimedia Kampi do të tentoj të krijoj një hapësirë ​​të hapur për njerëzit që të argumentojnë rreth ideve, politikës dhe artit përmes filmave që do t’i shikojmë dhe bisedave që do të kemi për filmat. Kampi do t’ju ndihmoj të mësoni mjetet dhe teknikat më të mira për të hulumtuar këto tema në punën tuaj krijuese. Kampi do të ofroj një vend ku ju mund të bisedoni në lidhje me projektet tuaja dhe të merrni reagime nga mendimtarë të tjerë kreativ. Dhe më e rëndësishmja, kampi do të jetë argëtues.

Unë do të jem aty çdo ditë të kampit, së bashku me një ekip të mrekullueshëm që do të udhëheq diskutimet, do të shfaq filma, dhe do të ndihmoj me procesin e shkrimit dhe editimit të filmave:

Dardan Zhegrova – është pjesë e stafit shkrimtar të Kosovo 2.0 dhe video eksperti ynë. Ai është personi me të cilin do të dëshironi të bisedoni nëse keni nevojë për ndihmë në zhvillimin e ideve tuaja, ose nëse Adobe Premiere nuk e bën atë që dëshironi. Që një vit ai e ka mbuluar artin dhe kulturën për Kosovo 2.0, dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në prodhimin e të gjitha video projekteve tona të kohëve të fundit. Dardani do të udhëheq ditën tonë të diskutimit të quajtur Arti, Frika dhe Zemërimi.

Nora Marku – është praktikante në Kosovo 2.0 dhe duke studiuar filmin në York Universitin në Toronto. Ajo do t’ju tregojë në mënyrën më të mirë të mundshme nëse ideja juaj nuk është e mirë, dhe është gjithashtu një person i mirë për të pyetur për mendimin e saj në gjëra të tilla si storyboards dhe këndet e kameras. Nora do të udhëheq ditën tonë të përkushtuar Utopiave dhe Distopiave.

Lum Çitaku – do të jetë një nga instruktorët tanë kryesor në kamp. Ai është dikush që do të doni të dëgjoni. Lumi është drejtor ekzekutiv i artit në Undesignate dhe i diplomuar në menaxhim dhe komunikim grafik dhe të medive në Universitetin Amerikan të Kosovës. Lumi do të jetë në dispozicion për ndihmë rreth asaj se si të arrini deri tek konceptet, të konceptualizoni tregimet, të xhironi dhe redaktoni filmin.

Ne katër do të udhëheqim diskutimet, ushtrimet, dhe do të sigurohemi që ju përfitoni maksimumin nga koha me ne. Gëzohem të shoh të gjithë pjesëmarrësit në një dhomë, dhe me të vërtetë jam duke mirëpritur rezultatet përfundimtare, çfarëdo që të jenë ato. Shumica e vendeve tashmë janë zënë, por mund të pranojmë edhe ca njerëz më shumë. Nëse ende jeni të interesuar të aplikoni, unë do e bëja këtë sa më shpejt të jetë e mundur. E kam vënë programin tonë paraprak këtu, dhe format e aplikimit janë në dispozicion në anglisht (këtu) dhe shqip (këtu).

Përderisa ju jeni duke e lexuar këtë, ekipi është duke punuar në zgjedhjen e filmave të shkurtër dhe dokumentarëve që do të shohim, finalizimin e programit tonë dhe sigurimin që të gjitha detajet janë si duhen. Shihemi në Dokufest!

Ilustrimi: Bardhi Haliti

Write a Comment

art