Që kur kam dëgjuar se Kosovo 2.0 nuk do të merr pjesë në Share konferencën, përpiqem të gjej fjalët që do t’i vëj në letër. Siç e dini, Kosovo 2.0 nuk është duke marrë pjesë në Share sepse nacionalistës serb u kishin kërcënuar.
E organizatorët nuk mund të garantojnë që asgjë nuk do u ndodhë pjesëmarrësve, asnjëri prej nesh nuk mund të garantoj. E vërteta është se që 2 ditë nuk di çfarë të shkruaj në këtë blog, sepse në vend se të shkruaj këtë duhet të isha duke pirë kafe në Beograd me kolegët e mi nga Kosovo 2.0. Do të dëshiroja t’ju dërgoj mesazhin se ata nuk janë Serbi, por për fat të keq janë. Edhe ata, sikur unë, janë Serbi. Jemi pjesë e një shoqërie dhe qytetarë të një shteti. Por ata sillen sikur janë zotër të këtij shteti dhe që 20 vjet i zgjidhim problemet në mënyrën e tyre, dhe shiko ku na ka sjellur kjo.
Zëri i tyre është më i fortë se zëri im, mendimi i tyre është më i pranueshëm. Kam frikë se do të më lëndojnë, ndaj nuk i kundërshtoj.
Por nuk dua më të kem frikë. Kush janë ata të vendosin kush do të vijë në Beograd e kush jo. Kush janë ata të vendosin se kush do të jetë shoku im e kush jo. Kush janë ata të më bëjnë të mos ndjehem rehat në vendin tim.
Pasi që nuk di çfarë të shkruaj, po dërgoj mbështetjen time. Unë dua që Kosovo 2.0 të vijnë në Beograd. Dhe dua të dëgjohet zëri im. Dhe nëse dikush dikur dëshiron të vijë në Beograd, le të dijnë se mund ta bëjnë këtë. Le të dijnë se në Beograd ka shumë njerëz që me të vërtetë do të jenë të lumtur t’i akomodojnë.
Jam e zemëruar sepse më duket se nuk mund t’u bëj asgjë. Më duket që shtetit nuk i intereson t’i mbroj njerëzit që janë të rëndësishëm për mua, të cilët u ofrojnë një alternativë këtyre shoqërive. Dhe sa më shumë që politikat mundohet të flasin, njerëzit gjithnjë e më shumë largohen nga njëri-tjetri. Ajo që unë kam ndërtuar me vite të tëra mund të zhduket në sekondë, dhe unë nuk mund të lejojë që kjo të ndodhë.
Dhe jo të gjithë jemi Kosovo 2.0 sepse Kosovo 2.0 janë nga të paktët që kishin guxim të përpiqen të flasin për tema të rënda dhe të bashkojnë shoqëritë. Ka të tjerë si Kosovo 2.0, ka edhe në Beograd edhe në Prishtina. Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut e vetmja ka dënuar kërcënimin e nacionalistëve. Ka njerëz që nuk pajtohen me pozitën dominuese, por duhet dëgjuar për ata. Nuk duhet të lejojmë që gjërat si kjo t’na ndajnë.
Unë e dua edhe Beogradin edhe Prishtinën. Dhe po, kjo është e mundur, të gjithë që thonë që nuk është duhet të mësohen me faktin se ekziston një person i tillë. Dhe duhet të mësohen që numri i njerëzve të tillë vetëm do të rritet.
E nacionalistëve do t’u hakmerrem duke u shoqëruar e duke bashkëpunuar edhe më shumë.
Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën serbe.
Foto: Fotot amatore te bera nga perkrahesit e Kosovo 2.0 ne konferencen SHARE ne Beograd
Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë BLOG nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.