Kutia 8

Arkivi
2013

Maj (51) Prill (52) Mars (56) Shkurt (55) Janar (62) Më të vjetra

Tregoni tregimin tuaj në Dokufest Multimedia Kampin e Kosovo 2.0

Nga: Kosovo 2.0

Jemi në kërkim të 10 rrëfyesve entuziastë të tregimeve të kalojnë 10 ditë në Dokufest me Kosovo 2.0!

Multimedia Kampi i Kosovo 2.0 do të mirret me temat e protestës, politikës dhe artit përderisa ju drejtojmë nëpër krijim të një projekti multimedial që përfshinë film, tekst dhe shtyp. Ju do të mësoni bazat e tregimit dhe prezentimit të tregimit, përderisa hulumtoni marrëdhënien e rezistencës, artit dhe protestës.

Do të përfundoni kampin tonë 10 ditor me një video projekt, një tregim personal dhe një zine të përbashkët. Video projektet e prodhuara do të shfaqen në Dokufest dhe do të postohen në kosovotwopointzero.com me tekstet e tyre shoqëruese. Kopjet e zines do të shpërndahen në Dokufest dhe do të mund të shkarkohen në kosovotwopointzero.com.

Ju do të duani këtë kamp, nëse:

- Jeni një mendimtar i lirë

- Dëshironi të shprehni vetën

- Keni bërë projekte kreative më parë, pavarësisht nga media e përdorur (fotografi, shkrim kreativ, film, video, drama, etj.)

- Dëshironi të diskutoni, debatoni dhe eksperimentoni

- Keni dëshirë të kaloni 10 ditë në Prizren gjatë Dokufestit, me qasje në shfaqjet dhe aktivitetet e Dokufestit

Kosovo 2.0 do të sigurojë hapësirë për të gjithë pjesëmarrësit në kampin e Dokufestit, dhe do të sigurojë ushqim për ju.

Mund të shkarkoni formularin e aplikimit këtu (shqip dhe anglisht) – ju lutem vini re që jemi duke pranuar vetëm 10 aplikantë.

Dërgoni formularin tuaj të plotësuar të aplikimit tek redaktorja menaxhuese Hana Marku në hana@kosovotwopointzero.eu.

Ilustrimet: Dokufest & Bardhi Haliti

Write a Comment

art