O zot. Ishte e tmerrshme. Pas një rasti të rëndë të etheve të shkaktuara nga xhungla e betonit, Susanna tani duket se ka një sëmundje të re. Besoj se hormonet e lumtura të shkaktuara nga uji i pijshëm burimor (në sasi të mëdha) kanë një efekt psikodelik. Që kur kemi ardhur këtu në Malet e Rugovës ajo ka qenë duke kërcyer përreth me një buzëqeshje debile, duke maltretuar punëtorët rrugorë dhe duke ledhatuar shpatet malore. Gjatë natës u desh t’i lëjmë dritat të ndezura për shkak se kishte frikë që do të dalin fantazma nga tubacioni (ndoshta intuitivisht e ndijente se uji e shqetësonte). Ndoshta për këtë arsye sot jam zgjuar e rraskapitur. Jam zvarritur në banjo, vetëm për të gjetur aty disa mace të egra që e pastronin Susannën.
Pasi që i vetmi ushqim i qëndrueshëm që e kemi gjetur në Pejë ishte ushqim i konservuar qeni dhe bukë e zezë, Bledi dhe unë vendosëm të hajmë mëngjes në një restorant që e kemi kaluar gjatë rrugës. Susannës me sa duket shumë i ka pëlqyer idea dhe ka duartrokitur dhe brohoritur përderisa kamerieri na ka shërbyer supën. Pastaj e ka habitur pjatën me një liqen të cekët malor dhe është përpjekur të notoj që të flladitet. Kur u larguam na u desh të përdorim një shishe të ujit të burimit që t’a joshim nga cepi i parkingut ku kishte varur buzët për shkak të gishtit të madh të këmbës që i ishte djegur.
As nuk dua të flas për rrugën gjer në maje. Dua të them, natyra ishte e bukur, e bukur sikur në Alpe, nëse jo edhe më shumë, por... Susanna, përplot adrenalinë nga doza e freskët e dihidrogjen monoksidit, kërcente përpara si një dele e re e malit (në katër këmbë dhe duke blegërirë), duke u hoqur këmishat alpinistëve të rastit. Ishte kureshtare për të parë nëse ata kishin fshehur mirë paratë e tyre nga hajdutët malorë. Si kompensim na u desht t’u japim paratë që ajo kishte fshehur në të brendshmet e veta dhe të lyejmë shpinët tyre tani të ekspozuara me losion për mbrojtje nga dielli.
Kur më në fund arritëm tek liqeni malor, Susanna fillimisht kërkoi një lugë, pastaj largoi një qese plastike nga uji dhe belbëzoi diçka në lidhje me pasta. U ulëm midis kodrinave të mbeturinave për të pushuar pranë liqenit dhe hëngrëm ushqimin tonë të qenit. Unë e tregova dukjen time si të turistit gjerman që e kam marrë si pasojë e kombinimit të diellit dhe lartësisë. Pastaj u relaksuam për një kohë dhe u kënaqëm në qetësinë madhështore të vendit (të ndërprerë vetëm nga blegërimat e Susannës) para se filluam zbritjen tonë. Unë vetëm jam e lumtur se shpejtë do t’i kthehemi Prishtinës dhe ujit të saj me klor.
Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.
Foto: Marlene Liebhart
Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë blog nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.