Lifestyle

Autori i ditës

Chris Wilson

Së pari e pushtojmë Manhattan

Lëvizjet protestuese në pjesë të madhe janë…

Shiko të gjithë autorët

Arkivi
2013

Maj (49) Prill (52) Mars (56) Shkurt (55) Janar (62) Më të vjetra

Austriakët pushtojnë Rugovën – Pjesa e parë

Nga: Susanna Hufsky

Sot kemi ecur nëpër malet e Rugovës! Marlene, shoku ynë i dashur shqiptar Bledi dhe unë vendosëm të hulumtojmë thellësitë më të thella të liqeneve malore të Kosovës. Menduam se nuk mund të jetë edhe aq thellë. Jo më rrëpirtë se Alpet austriake!

Herët në mëngjes kam filluar të përgatitem për dushin tim të shpejtë. Që kur kam parë "It" e kam të pamundur të bëj dush pa pasur sulme intensive të panikut dhe sidomos kjo banjo më kujtonte skenën kur palaqo del nga tubacioni. Nuk ishte një vend i mirë për të qëndruar aty për arsye sanitare e madje edhe shkuarja në banjë ishte gjithmonë një sfidë e re.

Pasi kemi lidhur të gjitha gjërat tona të vlefshme për trup dhe i kemi vendosur të hollat në të brendshmet – Bledi na tha te kemi kujdes nga hajdutët malorë! – e filluam aventurën tonë të madhe, të nxitur nga ajri më i freskët që mund të gjesh në Republikën e Kosovës dhe nga uji më i kthjellët nga thellësitë më të mëdha të Rugovës! Deri diku e dinim kah duhet të shkojmë, por prap jemi munduar sa më mirë që kemi mundur duke marrë çdo hap me guxim dhe kujdes! Të shoqëruar nga lopët e delet malore dhe BMW-të ne këndonim këngë austriake të ecjes dhe më në fund arritëm tek ndalesa jonë e parë. Aty kishte kamerierë të cilët tanimë ishin duke na pritur në poza tipike austriake të vallëzimit dhe duke manovruar me kanaçe të çajit të ftohtë. Sikur na kishin marrë erë që jemi duke ardhur! Kur na sollën supën që ishte aq e nevojshme për të rikthyer energjinë tonë, ata vazhduan të lëvizin pjatët në shkopinj të gjatë nga dy metra vetëm për të vazhduar të na argëtojnë në këtë vend të çuditshëm! Të pirë nga të gjitha gëzimet që përjetuam deri më tani, u ngritëm përsëri për të arritur në pjesën e fundit të ecjes sonë. Caku ynë ishte vetëm disa minuta larg dhe në një rrugë shumë të pjerrtë. Me guxim jemi ngjitur në shpatin e fundit lindor të zinxhirit malor të Malit të Zi dhe kemi hasur në disa njerëz pa maica nga diaspora zvicerane. Kjo ka ndodhur pa ndonjë kontakt të mëtejshëm fizik, kështu që të mund të vazhdojmë rrugën tonë për në maje pa ndonjë lëndim. Pasi që kemi bërë edhe disa hapa që të linin pa frymë dhe me fytyra të shtrembëruara nga dhimbja, më në fund kemi arritur destinacionin tonën të shumëpritur! Të mbuluar në djersë dhe të ftohtë si akulli, i kemi dhënë edhe një vështrim të fundit liqenit të bukur para se të zhyteshim në ëndrra të ëmbëla.

Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.
Foto: Susanna Hufsky
Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë blog nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.

Write a Comment

art