Lifestyle

Arkivi
2013

Maj (51) Prill (52) Mars (56) Shkurt (55) Janar (62) Më të vjetra

Dhjetë dhe dhjetë

Nga: Hana Marku

Kam kaluar kohë ne blog postime të mia duke qenë negative- ose të shprehëm ndryshe, duke kritikuar atë që nuk e dua. Për nderë të Vitit të Ri, unë dua të kaloj pak kohë duke festuar gjëra për të cilat shpresoj që kurrë nuk do të ndryshojnë në Kosovë:

  • Ushqimi. Buka, mishi, ëmbëlsirat, madje edhe perimet – janë me shije më të mirë. Ato janë të papërpunuara, natyrore dhe mund t'ju kenë zili dhe njerëzit nga perendimi të cilët janë më të vetëdijshëm për shëndet.Dikush duhet t'ja jep gjyshës sime një Oskar për kavanozin e saj të ajvarit.
  • Fqinjët e vjetër. Disa nga fqinjët tanë më të vjetër jetojnë në ndërtesën tonë në Ulpianë prej kur ajo është ndërtuar në 1960 –at. Shumica e tyre janë shpërngulur diku tjetër, por më e preferuara e imja është fqinja në katin e parë – një grua e hareshme dhe e mrekullueshme, e cila ishte drejtoresha dhe arsimtarja ime e biologjisë  në shkollë fillore.
  • Qielli. Qielli në Kosovë është më i lartë dhe me më shumë ngjyra se në çdo vend tjetër në të cilin kam qenë. Nuk e di pse është kështu. Duke rrezikuar të tingëlloj tepër poetike unë do të them që perendimi i diellit në Kosovë e mbush tërë qiellin.
  • Kafja. Nëse duhemi të redizajnojmë flamurin e Kosovës unë jam e sigurt që ai do të paraqes një shqiponjë me dy krera e cila del nga një filxhan i makiatos. Unë mund të them me krenari që makiatoja e jonë është përzierje e përsosur e kafes, ujit, shkumës dhe qumështit. Ai është i shijëshëm pa qenë i fortë ose shumë i nxehtë. Dhe vetëm 1 euro. Përsosmëri.
  • Shoqërimi. Me shoqërim unë mendoj në shoqërim që nuk ndodh sepse është planifikuar një javë më parë. Mua me të vërtet më mungon të jem në mundësi që të thërrasë dhe të rri me dikënd pa presion të orës ose të kalendarit.
  • Bukuria mahnitëse. Nuk jam e sigurt pse egziston percepcioni se Prishtina është një qytet i shëmtuar. Nuk është Parisi, por ai ka rrugët e tij dhe qoshet, që janë relaksuese për syrin. Unë jam duke menduar për terrene sportive në Ulpianë afër Soliterave, në sheshin Nëna Terezë, kopshte të vogla private në Bregun e Diellit. Ju duhet t’i kërkoni momentet e Prishtinës, por ata janë aty. Me pjesët e tjera të shtetit as nuk duhet të mundoheni shumë, bukuria hedhet në ju.     
  • Pëllumbat. Po, pëllumbat. Aq pamend, dhe aq të bukur. Gjatë verës ishte një pëllumb që rrinte në maje të satelitit në ballkonin tim çdo mëngjes. Çdo mëngjes unë qëndronja te dera e ballkonit dhe ne të dy vetëm i ngulnim ngul sytë në njëri-tjetrin.
  • Sinqeriteti kosovar – sipas vijave "Hana, ti je nëna e ankesave", "Hana, je trashë" dhe "Hana, unë shpresoj që do të jesh e dobishme një ditë.
  • Fëmijët. Ne kemi shumë prej tyre. Të vegjël, me të vërtetë të vegjël,ata që sillen mirë, ata të keq – pavarësisht a mendoni ju se ata janë të padurueshëm ose të lezetshëm (anoj kah e fundit), ata i japin vendit shumë energji pozitive.
  • Ekscitimi. Kjo ka të bëjë më shumë me ndjenjat e mia se që ka të bëjë me vetë Kosovën. Unë nuk mund të pres të shoh vendin tim si do të duket për pesëdhjetë vite. Unë nuk mund të pres që të kthehem dhe të fillojë të lëshojë rrënjë përsëri.

 

Unë shpresoj se ju nuk ishit me të vërtetë duke menduar se unë thjeshtë do të lë këtë me kaq. Nëse ka dhjetë gjëra që unë nuk dëshiroj t’i shoh të ndryshuara në Kosovë, ka patjetër dhjetë gjëra që unë dëshiroj t’i shoh të ndryshuara. Unë do t'ju them të cilat janë ato:

 

  • Lokalizmet të pakuptimta të Prishtinës. Unë kam kujtime të gjalla për pritje në përjetësi për të qenë i shërbyer në kafet e rakise, duke pritur në përjetësi edhe më të gjatë për një tryezë te kafet e vogla, dhe kalimi i mbrëmjes duke u përpjekur pa sukses për të hyrë në Full House, ku unë nuk mundesha të  arrij as afër derës. Është faji im që prisja në këto vende, në vend që të shkonja në  ndonjë vend më pak in të Prishtinës, por ndonjë lokal më akomodues.
  • Patronizimi i njerëzve të vjetër. Unë absolutisht urrej kur njerëzit e vjetër flasin nga lartë  me të rinjtë. Kjo e bën lëkurën time të rrënqethet. Mendja ime menjëherë është përsëri në shkollë të mesme, vend të mbushur me njerëz të vjetër që ju pëlqen të nënvlerësojnë, trembin apo së paku të japin këshilla jetësore të rinjve. Këta janë njerëz që thonë Brinti Spirs në lidhje me Britney Spears dhe mendojnë se pagoda i referohet një lloji të dredhëzave. Këta janë edukatorët tanë, administratorët dhe politikanët. Pothuajse çdo problem i Kosovës mund t'ju atribuohet tyre. Ata mendojnë se dinë çdo gjë. Ata janë të frikësuar dhe agresiv ndaj atyre që mund të dinë më shumë se ata. Dhe më e keqja: ata janë pa fund të mërzitshëm.
  • Talava ka përfunduar (nëse ju dëshironi)! Qe, për vdekjen e saj të shpejtë në 2011. Ne duhet të festojme me një sollo në sintisajzer.
  • Flertimi nëpërmjet të spiunimit. Në fillim do të thoja që shumica e meshkujve që unë njoh në Kosovë janë më të mirët që mund të njoftoni dikund. Me këtë, si femër, nga njëherë duhet të ballafaqoheni me maçizëm në përmasa të Titanikut në rrugë. Më kanë pyetur se si e kam emrin, ku shkoj, mi kanë ngulit sytë, kanë folur pa i ndëgjuar, dhe për mua më e preferuara - më kanë përcjellur! Sikur personazhet e filmave horror! Asgje s'më bën të dëshiroj të dal në takim më shpejtë.
  • Thashethëmet. Unë nuk dua të pretendojë që unë kurrë nuk kam marrë pjesë në këtë. Kjo është një sindrom i vendeve të vogla ku tema më interesante e bisedës janë njerëzit e tjerë. Unë di më shumë se kush është trashur , kush është  zbukuruar, kush është bërë më i shëmtuar, kush është shtatzënë dhe kënd e kanë hequr qafe, se sa do të mbaj në mend ndonjëherë ose më duhet të di.
  • Mungesa e estetikës fqinjësore. Nëse jetoni në një lagje të shtëpive njëkatëshe, pse të ndërtoni një gjë të shëmtuar nga qelqi në formë ananasi në mes të saj? Pse të ndërtoni mbi rrugë? Dhe vëni dy luanë prej guri pranë derës hyrëse? Pse pse pse.
  • Puna. Do të doja të kem një, së bashku me rreth një milion njerëz të tjerë të rinj.
  • Bulevardi Bill Clinton. Në 2011 unë dëshiroj të shëtis në këtë rrugë pa qenë ajo një përvojë si të Indiana Jones-it.
  • Të jesh në gjendje për të kaluar rrugën. Kjo është gjithmonë shumë zbavitëse të kalohet rruga pa semafora. Ju mësoni se si të vlerësoni kohën dhe hapësirën, shpejtësinë dhe nxitimin - plus adrenalina e zëvendëson një stërvitje të mirë. Thuani që jam e mërzitshme, por unë mendoj që dëshiroj semafora të vjetër në 2011.
  • Libra të lirë! Dhe shumë prej tyre në librari lokale!

 

Gëzuar 2011 :-)

 

Tregimi origjinal është shkruar në gjuhën angleze.

Foto: Paul Andrew

Write a Comment

art