Një mik i imi, që ka moshën në mes të njëzetave e që jeton dhe frymon në Kosovë, ishte duke më treguar se si ai dhe atëkohë e dashura e tij panderprerë po grindeshin rreth temës së kontracepsionit. Ai me tregoi që nuk shihte arsye logjike në perdorjen e kondomave, sikurse shumica e meshkujve, pasi që ato thjesht do të shkatërronin krejt kënaqësinë e seksit, prandaj ai po preferonte metoden „coitus interruptus“ apo metodën e „nxerrjes jashtë“. Por me këtë teknikë një pikë para-ejakuluese mund të dal para se mashkulli në të vërtetë ndien orgazmën dhe e cila mund të shpie tek një shtatzanësi. Shumë nga ju është dashur të dijnë, se një qelizë spermatozoide mjafton për t’a lënë shtatëzanë një femër dhe zakonisht një pikë e këtij lloji ka shumë më shumë se një qelizë.
Si do që të jetë, ai do të më tregonte se ajo nuk dëshironte të përdorte pilula për parandalimin e shtatëzanësisë, pasi që nuk dëshironte që prindërit e saj të kuptonin që ajo është seksualisht aktive, gjë që në të vërtetë ishte më vështirë të mos kuptohej. Pastaj, ata ranë në dakord që ajo të përdorte disa pilula të njohura si pilula emergjente, apo të mëngjesit tjetër. Tani, nuk e pyesja se si mund ti blinin ato sa herë që dëshironin.
Më shumë isha e habitur, që ata dukeshin të mos dinin se këto pilula emergjente nuk janë të parapara për përdorim të rregullt, edhe pse thoshte se e dashura e tij ankohej nga gjakosje jo të rregullta dhe efekte te tjera tipike anësore. Mirëpo, më pas ai do të mohonte se këto do të mund të shkaktoheshin nga pilulat dhe mundohej të më sqaronte se ajo mund të ishte çkado tjetër, veçse e shkaktuar nga pilula, pasi që ajo kilinikisht parasheh të „mbron“.
Jam e befasuar që dikujt të moshës së tij dhe me përvojën e tij me femra (e njoh për vite me rradhë dhe kam parë të dashura të tij që shkojnë e vijnë) i nevojitet t’i shpjegoj se tableta për mëngjes pas ishte menduar si një rezervë e emergjencës, e jo si një metodë kryesore për parandalimin e shtatëzanisë.
E përdora shembullin e higjienës së gojës: Larja e dhëmbëve dhe parandalimi i pllakut dhe paradontozës është një gjë, por të presish deri sa dhëmbët kanë vrima dhe deri sa t'i mbush ose t’i heqish është diçka krejtësisht tjetër. Ai ndoshta nuk e dinte çfarë dëmi i ka shkaktuar të dashurës së tij dhe ndoshta nuk ishte shumë i shqetësuar, sepse po të dinte, ai do të kishte vrapuar tek mjeku menjëherë kur të kishin ndodhur ato parregullsi. Në vend të kësaj, ai ankohej për tërheqjen e saj nga seksi, sepse ajo nuk mund të qëndronte dobësinë që e ndjente pas tabletave.
Kur unë u ballafaqova me të, ai tha se ishte e dashura e tij ajo e cila nuk dëshironte të shkonte te gjinekologu, veçanërisht për shkak se ajo kishte familjar që punojnë në departamentet e shëndetësisë në Prishtinë dhe kishte frikë se do të përhapeshin thashethëme.
Të shkosh te gjinekologu si një grua e pamartuar është tabu, madje edhe në mesin e atyre që janë në marrëdhënie të gjata. Frika e etiketimit ose konsiderimit si “e lehtë” nga stafi mjekësor është ende e pranishme dhe abortet nuk janë të regjistruar në statistika sepse ato kryhen fshehtë në klinika private.
Kjo çështje është rezultat i thjeshtë i mungesës së komunikimit. Gratë vëjnë në rrezik fertilitetin dhe shëndetin e tyre të përgjithshëm, sepse kanë frikë kudo të kërkojnë këshilla.
Askush nuk flet për këtë. Dhe përderisa ne nuk flasim për këtë, ne mund të bëhemi se ky problem nuk ekziston.
Ne jemi në një periudhë tranzicioni në të cilën gratë që nuk kanë marrëdhënie seksuale herët në lidhje emërtohen si “puritane” apo “konservative”, dhe ato që kanë emërtohen të “lehta “ ose “jo të denja për martesë”. Ne duhet të merremi me stresin që vjen nga mos bërja e seksit, si dhe me stresin që vjen nga bërja e seksit. Përveq këtyre, duhet të merremi edhe me stresin që vjen nga pasojat e seksit, si shtatëzania dhe me stresin për t’a parandaluar atë.
Supozoj që shumica e grave e dijnë për çfarë po flas. Sa për ata që duan të etiketojnë njerëzit në bazë të thashethëmeve, ju lutem që të filloni me mua, sepse unë jam duke planifikuar të filloj një koleksion dhe mund të përdori cilindo emër që dëshironi të më thirrni.
Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.
Foto: Marie Fette
Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë BLOG nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.