Kalaja mesjetare në restaurim, depo mbeturinash. Koha Ditore. Me sa duket qytetarët e Vushtrrisë kanë hedhur mbeturinat e tyre në dhe rreth kështjellës së tyre të vetme mesjetare. Hej Vushtrri, a e din sa shumë kështjella kanë shumica e qyteteve në Kosovë? ZERO. Kështu që mos hudhni më mbeturina në tuajën.
KEK-u blen licenca të Microsoftit si qeveria - me negociata. Gazeta Jeta në Kosovë. Korporata Energjetike e Kosovës, KEK, nuk ka lejuar një proces të tenderit të hapur për të rinovuar Microsoft licencën e tyre. Së shpejti presim të dëgjojmë që KEK-u do të hapë një tender për Internet Explorer licencën, ose diçka të tillë.
Kurrë më pak se dy, kështu është zakon këtu. Indeksonline. Ambasadori gjerman u fotografua me dy femra të reja kosovare, e vendosi këtë fotografi në Facebook dhe e komentoi me “Kurrë më pak se dy, kështu është zakon këtu”. E tmerrshme.
Thaçi i hapur për dialog politik me Serbinë. Gazeta Express. Mos u shqetësoni njerëz, e gjitha është pjesë e një masterplani të madh.
Filmi dokumentar përpiqet të shpjegojë pse shqiptarët i shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit. CNN. Laura Koran shkruan për përpjekjet e shqiptarëve për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, por e bën një hap të gabuar kur deklaron se një rregull misterioze islame është themeli i “besës.”
Historia e JAT-it: më e mira dhe më e keqja e udhëtimit ajror ballkanik. Bturn. Lilly Linch i ofron një përfundim JAT-it, avio kompanisë jugosllave.
Fatma: Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë! Peshku pa ujë. Fatma nga Tirana thotë se kurrë nuk ka qenë e ngacmuar seksualisht në rrugët e Tiranës. Sepse të kesh shami nuk është më “tabu.”
NASA roveri Curiosity (Kurioziteti) zbret në Mars, dërgon foto. Reuters. Rover Curiosity ka arritur në Mars! NASA do të bëj disa teste inxhinierike në rover para se të fillojë të eksploroj sipërfaqen e Marsit.
Velipoja, deti mrekulli, shërbimi dhe çmimet… Top Channel. Pse Velipoja nuk i’a vlenë dhe se si turistët shkatërrojnë çdo gjë.
Mobiljet e Titos në ankand në Dubrovnik. Balkan Insight. Dëshiron të blesh diçka nga dhoma e gjumit e Titos? Tani mundesh.
Kosova nuk do të futet në krizë financiare. M-Magazine. Ministri i Financave, Bedri Hamza thotë se në të ardhmen ekonomike të Kosovës nuk ka krizë financiare. Gjërat janë duke shkuar shumë mirë, ju faleminderit shumë.
A është duke u përsëritur historia e përgjakshme në Siri? Globe dhe Mail. Doug Saunders thotë se konflikti në Siri i’a kujton Kosovën. Për shkak të rusëve.
Nacionalistët e Golden Dawn (Agimit të Artë) u shpërndajnë ushqim “vetëm grekëve.” BBC News. Pikërisht ashtu si tingëllon.
Olimpiada Londër 2012: live blog. The Guardian. Në këtë mënyrë nuk ke nevoj të shikosh Eurosport tërë kohën.
Foto: Interesni Kazki