Lifestyle

Arkivi
2013

Maj (51) Prill (52) Mars (56) Shkurt (55) Janar (62) Më të vjetra

Kreativiteti: Mjetet – Pjesa e dytë

Nga: Artrit Bytyçi

E vazhduar - pjesa e parë këtu.

Iphone (ose një smartphone ekuivalent):

Duhet të pranojmë se jo të gjithë kanë një laptop me vete gjatë gjithë kohës. Smartphoni yt është një pajisje e mrekullueshme për të shënuar idetë.

Gjatë udhëtimit me autobus, mund të shkruash një përmbledhje të artikullit tënd të ardhshëm. Mund të fotografosh gjërat që nxisin imagjinatën tënde. Mund të regjistrosh zërin tënd para se të harrosh idenë. Mund të kompozosh muzikë dhe redaktosh filma.

Në fund, mund t’ia dërgosh vetes me email të gjitha këto ide kreative.

Smartphoni yt ka filluar të zëvendësojë laptopin. Disavantazhi i vetëm është ekrani i vogël dhe tastiera virtuale. Por, nuk ka mjet më të mirë për shkrim të shkurtër dhe shënim të ideve. Kjo është thika zvicerane ushtarake e krijimtarisë.

Aplikacionet:

Në mënyrë që të përdorësh sa më mirë smartphonin dhe laptopin tënd, duhet t’i integrosh së bashku me disa aplikacione të dobishme.

Unë i rekomandoj këto më poshtë:

Iphone notes - mënyra më e mirë që shpejt të shtosh ide dhe të kërkosh nëpër listën tënde të madhe të ideve.

Evernote - një aplikacion më i avancuar për shënim të ideve që përfshin foto dhe audio dhe synkronizohet online me desktop klientin e tij.

Google Docs - mënyra më e mirë të redaktosh dokumente në internet në mes zyrës dhe shtëpisë.

Dropbox - të lejon të ndash fotografi midis kompjuterëve dhe smartphonëve tuaj të ndryshëm. Gjithashtu aplikacion i mrekullueshëm për të mbajtur kopje të ideve tuaja të vlefshme.

Instagram - në mënyrë që fotot tuaja amatore të duken profesionale.

Post-it shënime:

Mos lejoni që kjo vegël në dukje e teknologjisë së ulët të të tremb. Disa prej veprave më kreative në botë kishin fillimin e tyre në palloma apo copa letre.

Nuk ka mënyrë më të mirë për të organizuar idetë tuaja të shpërndara se duke i shkruar ato në copa të vogla letre që ngjitet, dhe pastaj duke i rregulluar dhe renditur ato në mur, derisa më në fund vjen tek struktura e dëshiruar për tregimin, esenë, romanin apo skenarin tënd.

Kalendari:

Një nga veset e supozuara të njerëzve kreativ është se ata nuk janë të disiplinuar. Disi, kreativiteti dhe produktiviteti duket të jenë në përpjesëtim të kundërt. Por, nëse nuk ndan kohë për të zhvilluar idetë tuaja plotësisht, atëherë është sikur ato kurrë nuk kanë ekzistuar.

Ka shumë mënyra për të kthyer kreativitetin tënd në produktivitet. Metodën time personale e quaj “ngjyros katroret”. Përcaktojë ngjyra të ndryshme për aktivitete të ndryshme: kreativiteti, mësimi, koha e lirë, dhe “prioritet e larta” (që faktikisht do të thotë gjërat të cilat urrej t’i bëj por që duhet t’i bëj).

Për çdo njësi të kohës, ngjyros një katror: e kaltërta për të larë enët dhe rrobet, e kuqja për të humbur kohë duke shikuar filma dhe duke luajtur video lojra, e verdha për aktivitete kreative si leximi dhe shkrimi, etj.

Në fund të muajit, do të kesh një fotografi të qartë se ku u zhduk koha yte. Plus, të kujton fëmijërinë kur e shprehje kreativitetin nëpërmjet librave për ngjyrosje.

Truri yt:

Por, në fund e gjitha varet nga instrumenti më i mirë i projektuar ndonjëherë. U deshtën rreth 3.8 miliardë vite të zhvillimit për natyrën të zhvilloj versionin e tanishëm të trurit tënd. Sipas neuroshkenctarëve, këto 1 kilogram dhe 350 gram të rrjeteve qelizore e mbajnë rekordin për kompjuterin më kreativ në botë. Kanë aftësinë për atë që shkencëtarët e quajnë neuroplasticitet, që do të thotë, ri-manipulim i rrjeteve nervore sipas kërkesë. Që do të thotë, mund të mësosh trurin tënd të bëj çdo gjë, madje edhe si të jesh më kreativ.

Kujdesu për të dhe respektoje duke ushtruar dhe duke ngrënë ushqim të shëndetshëm.

Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.
Ilustrimi: Andrew Flakonkishochki
Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë BLOG nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.

Write a Comment

art