“Pse nuk pi birrë?”
Kjo është një pyetje e arsyeshme për të pyetur për Gent Thaçin, udhëheqësin tim në Kosovo 2012 Beer Fest. Ishim duke hyrë në festival, të përbërë nga një seri të çadrave shumëngjyrëshe dhe tavolinave te cilat lavdëroheshin me shishe të birrës, të vendosur para Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. E tëra është që të shijohet ajo që është në dispozicion - dhe me zgjedhje, unë nuk kam pirë birrë për të paktën pesë vjet.
“Unë thjesht nuk e pëlqej atë. Unë preferoj vodkën,” u përgjigja unë, duke u ndjerë e vetëdijshëm, si gjithmonë kur përpjekëm të shpjegoj se pse nuk e pi një të ftohtë. “Pse ju pëlqen kaq shumë birra?”
Një vështrim pak më i ëmbël vjen mbi fytyrën e Thaçit. Shtatëmbëdhjetë vjet i vjetër me një buzëqeshje infektuese, me mustaqe që posa kan filluar të rriten dhe me një frymë të qetë por gjeniale të një politikani ekspert ose planifikues të ngjarjeve, ai e përshkruan veten si “admirues i birrës.”(Kjo vjen nga Twitter, ku Thaçi gjithashtu identifikohet si një “geek, Haktivist i lirë i softuerit, Pirat, Person njerëzor, Menaxher i komunitetit, [dhe] organizuesi i ngjarjeve.” Ai ka më shumë se 1.200 përkrahës - mbresëlënëse për dikë që ende nuk është në vitin e tij të fundit të shkollës së mesme.)” Sepse është këtu që nga civilizimi i parë “, Thaçi më përgjigjet. “’ Birra është prova se Perëndia na do dhe dëshiron që ne të jemi të lumtur.’ka thënë Benjamin Franklin.”
Dhe kështu filluan disa orë të shkollimit të Thaçit për të githa rreth birrës. Kemi arritur heret, me sugjerimin e Thaçit, që të mundim turmën dhe të hyjmë pa paguar. Sa hyrëm në Pallat, Thaçi më udhëzoi në të djathtë, të fillojmë një xhiro të plotë përreth festivali, duke i përshëndetur apo duke shtrënguar duart me të njohurit. “Prap miq”, thotë ai duke i mbledhur krahët, çdo herë kur ishte dikush i ri për të përshëndetur.
Janë 18 birrari të përfaqësuara në Kosovo Beer Fest të dytë i cili është organizuar nga një PR kompani lokale. Peja dhe Hugos, të preferuarat lokale (lexo: prodhuesit e vetëm të birrës në Kosovë), janë këtu, siç edhe kompanitë nga Gjermania, Sllovenia, Holanda, Danimarka dhe tjetërkund. Thaçi, natyrisht, i njeh të gjithë. Supozoj se ai do të provoj secilën prej tyre gjatë festivalit, i cili zgjat tri ditë. Ai fillon me birrë gjermane Paulaner, duke kërkuar dy birra të ndryshme në një kohë të shkurtër dhe duke më shpjeguar se birrat të fermentuara shumë janë të shkëlqyera për të larë flokët. Bëjë një shënim mendor që të kontrolloj në Google. (Është e vërtetë).
Kur e pyeta se si ka ra në dashuri me birrë, Thaçi nuk heziton as për një çast. “Gjithçka filloi kur udhëtova për në Bruksel”, thotë ai, duke e përshkruar si udhëtimi në një konferencë të teknologjisë që përfshinte një ngjarje me birrë falas. “Belgët kanë shumë lloje të birrës.” Shumë nga llojet janë ose shumë të shtrenjta apo është e pamundur të gjinden në Kosovë, ku Peja (“Pilsner pa lidhje”) mbretëron suprem dhe ku Miller (“shurr kali”) është mallë i kërkuar importues. “Unë fillova të pij dhe të lexoj (për birrën) në internet,” Thaçi vazhdon duke cekur RateBeer.com dhe BeerAdvocate.com si faqe që duhet vizituar. “Shumë njerëz lexojnë për futboll dhe makinat. Unë lexoj për birrën.”
Edhe pse birra-si-obsesion nuk është një argëtim i popullarizuar në Prishtinë, Thaçi ka gjetur miq të cilët ndajnë interesin e tij. Shumë prej tyre qarkullojnë rreth Beer Festit, duke përfshirë Visarin,një student të dizajnit grafik i cili ndan vërejtjen e Thaçit ndaj femrave të bukura në rroba shumë të ngushta dhe take të larta që shesin birrë brenda tendave të ndryshme. E pra, jo për femrat, saktësisht, por për terhëkjen e vëmendjes nga ajo që duhet të jetë fokusi i vërtetë i ngjarjes. “Arsyeja që ju të bleni birrë nuk duhet të jetë që një femër është duke e shitur atë. Ajo duhet të jetë birrë e mirë “, Visari shpjegon. Ata janë gjithashtu të zhgënjyer me tavolinën e Guinness. “Unë kam shpresuar që Guinness do të jetë birrë në fuçi”, thotë Visari. “Birra e zezë është birrë që nuk duhet të pihet nga shishet”, Genti ankohet.
Këta djem janë purist. Pra, nuk është çudi që Thaçi, tani i ulur me një grup të shokëve pranë tendës së Hugos, flet për një ligj 500-vjeçar gjerman të quajtur Reinheitsgebot, ose “rendi i pastërtisë,” në të cilin deklarohet që vetëm uji, elbi, dhe meli mund të përdoren për të bërë birrë.
Thaçi ka disa ëndrra me birrë të lidhura, duke përfshirë edhe fillimin e një mikrobirrarie me shokët. Të popullarizuara në Shtetet e Bashkuara dhe në vende tjera, birra të punuara me dorë ende nuk janë bërë trend tendencë në Kosovë. (Në mes të arsyeve tjera, Thaçi mendon se kjo është pjesërisht për shkak të qasjes së kufizuar në mel.) Ai gjithashtu dëshiron të provon qiftëzimin - që është, pirja e birrës të caktuar me ushqim të caktuar. Një tjetër ëndërr është ajo që birrë dashësit kudo e ndajnë: “Oktoberfest është në listën time”, thotë Thaçi. “Dëshiroj të shkoj atje për të pirë birrë vërtetë të mirë, salsiqe dhe pereca.”
Si shtohej turma e Beer Festit dhe Thaçi fliste me entuziazëm për pijen e tij të preferuar, unë nuk mund ti shmangem që mos ndihem e frymëzuar. "Nëse unë do të marr një birrë, çfarë të marr?" e pyeta. Përsëri, Thaçi ka përgjigje: ndonjë të lehtë, “femrore”. Më morri deri tek tenda e Salitos, ku shitet birra me dhije të tekilas për të cilën supozoja që vie nga Meksika, por, në fakt, është gjermane. Dy bjondina me kapele kauboji hapin shishen me lëngë të zbehtë ngjyrë ari duke më ofruar buzëqeshje të buzëkuqur. E piva një gllënkë-dhe nuk e urreja atë.
Thaçi cakroi shishen time me të tij duke u nisur për një xhiro rreth Beer Festit. "Faleminderit për ndarjen e kësaj me mua," tha ai.
Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.
Foto: Seyward Darby
Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë blog nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.