Kur kam vendosur të vij në Kosovë për disa muaj këtë verë, e dija se nuk do të shkoj në martesën e kushëririt tim në Houston, Texas. Darsma ndodhi fundjavën e kaluar—një ndejë e madhe në kishë dhe klub privat me dhjetë shoqëruese të nusës, një grup kaubojsh, dhe shumë pije alkoolike. Megjithatë, kur i dërgova e-mail kushëriut time javën e kaluar për t’i kërkuar falje për mungesën time, i premtova që do të ngre dolli për të në një darsëm tjetër, sepse kam qenë e ftuar (në rregull, e kam ftuar vetën) në një darsëm në Ferizaj.
Mënyra si ka ndohur e gjithë kjo dëshmon rastësinë e jetës që vije me të qenit gazetar. Së voni e kam shkruar një artikull për baletin e Kosovës, dhe një valltar, shumë i talentuari Sinan Kajtazi, përmendi që gjithashtu i bie klarinetit dhe saksofonit në darsma. Kisha qenë kurreshtare si duket një darsëm në Kosovë që kur kam parë kolonat e veturave me mysafirë dhe flamure shqiptare duke kaluar nëpër rrugët e Prishtinës në fillim të kësaj vere. Kështu që e pyeta nëse mund të shkoj me të në ndonjë darsëm. Ai u pajtua në heshtje—dhe, që të mos e ndryshojë mendjen, unë përshtatshëm nuk e përmenda një performancë timen në martesë tjetër familjare para disa vitesh e cila, duke i’u faleminderuar sasisë së madhe të tekilas, është bërë një legjendë e turpshme. Kështu, të enjtën e kaluar, kam përfunduar në veturë rrugës për Ferizaj në darsmën e dy njerëzve që kurrë nuk i kisha takuar.
Është e hera e vetme në jetën time kur kam qenë në gjendje të them: "Jam me grupin". Grupi përbëhej nga Kajtazi, bateristi, klaviaturisti dhe këngëtari. Pasi që arritëm në restorantin që gjindej disa kilometra nga qendra e qytetit, e prita filimin e festimeve jashtë duke pirë duhan me bateristin dhe klaviaturistin dhe duke gjetur disa fjalë në gjuhën angleze që mund t’i shkëmbenim. Në një moment, babai i dhëndërit, i veshur me pantollona të mira dhe me flokë të thira, na u afrua. Në SHBA do të ishte tepër patakt që një i huaj të paraqitet në darsëm dhe të pret mirëseardhje. Duke qenë nga jugu mirësjellja më është ngulur në shpirt, e ndaj e pyesja veten sa herë do më duhet të them: "Më fal", për t’a bërë të kjart që nuk do të pengoj. Por kur mësoi se isha një amerikane e cila vetëm dëshironte të qëndroj aty ca kohë, babai i dhëndrit tregoi në drejtimin tim dhe tha se ishte i lumtur që isha atje.
Megjithatë, që të ndjehesha rehat duke luajtur një të huaj në darsëm, kisha nevojë për një, apo për disa, pije. Brenda restorantit në formë të shpellës dhe me drita fluorescente, që kishte një hapësirë qendrore të vallëzimit, video ekrane ku mund të shihje çfarë po ndodh jashtë dhe një skenë të vogël ku nusja dhe dhëndri do të ulen nën shenjën plastike në formë të zemrës në të cilën shkruante "Me fat martesa", u ula në tryezën me muzikantët dhe e shërbeva veten me vodka nga një tamburë të cilën një kamerier e solli në tryezë. Për fat të mirë, pijet alkoolike tepronin—çdo tavolinë ishte e pajisur me shishe një- apo dy-litërshe të Coca-Cola, Fanta orange, Schweppes Bitter Lemon, ujë dhe lëngje të ndryshme. Hodha pak lëng molle mbi vodkën tim në momentin kur grupi filloi të luaj dhe mysafirët filluan të vijnë. Disa erdhën me dhurata: një jorgan ende në paketimin e plastikës, xhingla në qese plastike. Dhe ata nuk lejuan të kaloj shumë kohë para fillimit të kërcimit në valle, duke bashkuar duart dhe duke lëvizur në rrathë, të udhëhequr nga një grua me një shami apo faculetë të kuqe. (Nuk e përcjelli mjaft modën për të ditur dallimin mes këtyre dyjave). Kjo do të vazhdonte për katër orë pa asnjë problem.
Vodka vazhdonte të vinte—dikur tamburët u bënë kanë—dhe unë vazhdoja ta pija, duke u mësuar me rolin tim si amerikanija e rastit që ri ulur në kënd. Kur erdhën dhëndri dhe nusja në fustan të fryrë të bardhë, një punonjës i restorantit u ngut të hap një qilim të venitur të kuq për çifin dhe trupën e tyre shoqëruese të tupanxhive në qeleshe. Grupi pati një pushim gjatë kësaj performance dhe unë i informova që dua tupanxhi shqiptarë edhe në darsmën time. Ndoshta duke e parë një mundësi, këngëtari më tha se grupi do të bëjë muzikë falas nëse i sjelli në SHBA. U thashë që kjo do i pëlqente nënës sime. (Me siguri po.)
Kur grupi filloi përsëri të bëj muzikë, i bëra vetës edhe një pije dhe u përgatita të kaloj më shumë kohë duke i shikuar të tjerët. Por pastaj babai i dhëndrit filloi të më thirr në hapësirën e vallëzimit. Tani, unë nuk jam vallëtare e tmerrshme—kam ritëm (pak), nuk nxë në thua (shpesh), nuk e poshtërojë veten në klube (shpresoj). Por, vallja ishte diçka e re për mua, dhe një gjë për të cilën më kanë thënë që jam e tmerrshme në vallëzim është të përcjelli një partner. Prandaj, si do ta ndjeki një varg të tërë të njerëzve? Për fat të mirë, vodka me pak mikpritje kosovare e bën njeriun trim, kështu që shkova. Babai i dhëndrit e theu vargun dhe më vendosi në mes të një burri dhe gruaje, të cilët dukeshin të kënaqur me shtimin. I mësova hapat, apo të paktën bëja kishe i kam mësuar, dhe vazhduam vallëzimin.
E gjitha shkonte mirë—vallja më dukej çuditërisht qetësuese—deri sa një nga shokët e mi të rinj, burri, vendosi se duhet të më sill. Kështu që unë u silla. Kjo ishte mirë, dhe ndamë një të qeshur. Por pastaj ai dëshiroi ta bënte përsëri. Dhe përsëri. Fillova të përqëndrohem më shumë në shmangien e marramendjes së nxitur nga vodka se sa në hapa. Mirëpo, para se ta kuptoja, burri më kishte tërhequr në mes të njërit prej rrathëve, kishte ra në një gju, dhe më tregoi me gjeste se më duhej të vallëzoj. Vetë. Kështu që e bëra këtë, pa e ditur nëse ishte e saktë apo e përshtatshme. I lëviza këmbët, i lëviza duart. Kam tendencë në klube në SHBA të hidhem dhe me të vërtetë të vallëzoj, por e përmbajta veten. Duhet të kishte qenë e pranueshme, sepse më pas burri më mori fytyrën në duart e tij dhe më tha: "Je e bukur! Ti je gjithçka!". Gruaja e tij, me më pak entuziazëm, më tha "vallëzim i bukur".
Grupi më ka cakur dorën dhe më dhanë edhe një pije të madhe para se filloi pjesa e fundit e mbrëmjes gjatë të cilës pat edhe më shumë vallëzim dhe unë jam fotografuar me nusën dhe dhëndërin, të cilët nuk dukej që ishin të bezditsr me faktin që kurrë nuk jemi takuar. Gjithashtu jam fotografuar me çiftin me të cilin kam vallëzuar, dhe kemi shkëmbyer e-mail adresat dhe numrat e telefonit. Kur kam bërë rrugën për në veturë në mënyrë që Kajtazi të më kthej në shtëpi, koka më kumbonte me shenjën se më priste një dite e vështirë. "Shumë vodkë", e ceka unë gjënë evidente.
Të nesërmen, duke shikuar një film me një shoqe, kam vënë re se kam humbur një telefonatë. Nuk e njoha numrin, kështu që nuk e thirra. Por shoqja ime insistoi dhe në fund vetë e shtypi numrin. Kur dikush u përgjigj, ajo dëgjoi me kujdes, një shikim i hutuar në fytyrën e saj. Mbuloi pjesën e gojës dhe tha, "Është një mashkull. Pyeti: ‘A të kujtohet vallëzimi?’"
Shokët e mi të ri në Ferizaj më thirrnin për të parë si jam. Vendosa që në fund më ka dalur mjaft mirë që nuk jam në Houston. Dhe po, gjithmonë do të më kujtohet vallëzimi.
Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.
Foto: Seyward Darby
Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë blog nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.