Lifestyle

Arkivi
2013

Maj (51) Prill (52) Mars (56) Shkurt (55) Janar (62) Më të vjetra

Ndonjëherë një fillim i ri fillon me prerje flokësh

Nga: Astrit Ismaili

Këtë herë nuk isha vonë. Në fakt, kisha arritur 30 minuta më herët. Kështu që më thanë të rreshtohem në rendin e gjatë të njerëzve jashtë hyrjes dhe të pres derisa të hapin dyert. Ishte tepër ftohtë, ngrihesha, analizoja dhe pija një cigare në të njëjtën kohë. Big Apple ishte veshur me borën e parë dhe njujorkezët me jakne të gëzofit. Të gjithë që prisnin në rend ishin të zhurmshëm. Disponimi ishte shumë konfuz, por miqësor, ndoshta sepse kishim të njëjtin qëllim: të hyjmë brenda dhe të shohin shfaqjen.

Zhurma shurdhuese u shua kur dëgjova një zë. Fillova të dëgjoj rreshtat e shënimit të fundit të “Letter to Leonard (Letër Leonard-it)” të Virginia Woolf dhe për një moment u ndjeva thuase jam në një dhomë të madhe, të bardhë, të zbrazët, i zbathur, me një fytyrë ngjyrë kaltër të qelët dhe kisha shumë dëshirë të vargëzoj, por e gjitha që mund të bëja ishte të dëgjoj. Mund të tingëllojë skizofrenike nëse nuk e di se unë dhe mbretëreshat e mia kemi një admirim të veçantë obsesive për filmin “The Hours (Orët)” dhe këso ngjarje mendore na ndodhin shumë shpesh.

Normal që ishte në kokën time dhe nuk ishte zëri i saj. Ishte Nicole K. që shqiptonte me zë të shpërndarë fjalët e fundit të Woolf' në melankolinë e muzikës së bukur, kujtim i butë nga historia se si romani “Mrs. Dalloway (Zonja Dalloway)” ndikon në tri gjenerata të grave, çdonjëra prej të cilëve, në një mënyrë apo një tjetër, është dashur të mirren me vetëvrasje në jetët e tyre.

Të lutem shiko skenën “Letter to Leonard (Letër Leonard-it)” nga “The Hours (Orët)” dhe pastaj vazhdo me lexim.

Nuk isha duke menduar për vetëvrasje në veçanti. Isha duke menduar për përfundimet dhe fillimet vullnetare. Duhet të jetë shumë e vështirë të vendosësh kur të ndalësh një gjë dhe të fillosh një tjetër ose t’i japësh fund të gjithave në një botë që nuk pushon së rrotulluari dhe ku gjithmonë tërhiqemi drejt një të ardhme afat shkurte. Jetët tona janë të formuar nga vendimet dhe çdo ndryshim sjell përfundimin e diçkaje; mund të sjellë vdekje, lidhje dhe rilindje. Vdekja shkon përmes dekompozimit dhe rilindja përmes procesit të dështimit të saj dhe të dyjat kanë lidhje të pashkatërrueshëm me njëra-tjetrën dhe natyrën. Sipas fjalorit mjekësor, vdekja përkufizohet si ndërprerje e të gjitha funksioneve vitale të trupit duke përfshirë rrahjet e zemrës, aktivitetet e trurit dhe frymëmarrjen. Por kjo është vetëm kuptimi fjalë për fjalë i vdekjes. Ne çdo ditë i ndjejmë gjërat duke vdekur dhe rilindur brenda nesh.

E di në zemër kur dashuria lind dhe e di kur ajo vdes. Poetikisht, vdekja është dukuria më ekstreme në jetë – ngjarja më dramatike, ngjarja e fundit, hera e fundit, buzëqeshja të fundit, loti i fundit, puthja e fundit, vallëzimi i fundit, lamtumira e fundit.

Dhe ne festojmë dhe performojmë përmes ritualeve tradicionale dhe mediumeve tjera, në gjithë mënyrat tjera. Ne duam ta shprehim atë, ta ndjejmë, ta ndajmë, të flasim për të, dhe ta kuptojmë. T’i japim kuptim të ri dhe të krijojmë një koncept të ri të saj. Ta kemi në pronë si teori. Të fitojmë nga ajo. Të besojmë apo të harrojmë se ka ekzistuar ndonjëherë. Të harrojmë që unë dhe ti ekzistojmë.

Dhe kur me të vërtetë kemi shkuar, frikësohemi se bora do të largoj gjurmët tona. Pra, ne nuk frikësohemi nga vdekja, ne frikësohemi se do t’na harrojnë. Duke menduar në mënyrë subjektive, fillova të dokumentoj veprimet e mia të përditshme dhe shfaqjet jo për të bërë art, por për të qenë i vetëdijshëm se ekzistoj. Duke krijuar pasqyra për të ruajtur reflektime, ose duke pasur kohë dhe hapësirë ​​për të shikuar historinë dhe për t’u përpjekur të ulem dhe të kuptoj. Nganjëherë kam nevojë të humbi mendjen. Është vështirë të përballesh me humbjen ose mungesën e dashurisë dhe lumturisë. Ka kohë kur kam nevojë për ndryshim. Ka shumë momente që janë të pa shqiptueshme, dhe fjalët nuk janë gjithmonë të mjaftueshme. Ka ndjenja, abstraksione. Ndjej se diçka duhet të përfundojë, ndjej se dikush duhet të vdes. Ndjehem thuase diçka tjetër është e gatshme të filloj. Kështu që e ndezi kamerën, e marrë një makinë rroje dhe them,

Ndonjëherë një fillim i ri fillon me prerje flokësh.

Më në fund muzeu hapi dyert. Ngjarja ishte rreth shpalljes së Maurizio Cattelan së do të pensionohet nga arti. Gjatë një të shtune të ftohtë në janar, Guggenheim ishte duke organizuar mbylljen e Maurizio Cattelan: një program shumë diciplinorë, shtatë orësh, i quajtur “The Last Word (Fjala e fundit)”.

Shfaqja ishte gati të filloj.

Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.
Ilustrimi: Maurizio Cattelan. Out of Blue' & 'Reflection in his eyes', 1997.
Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë BLOG nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.

Write a Comment

art