Lifestyle

Autori i ditës

Chris Wilson

Së pari e pushtojmë Manhattan

Lëvizjet protestuese në pjesë të madhe janë…

Shiko të gjithë autorët

Arkivi
2013

Maj (49) Prill (52) Mars (56) Shkurt (55) Janar (62) Më të vjetra

Shoqëria me të meta

Nga: Silvia Valencia

Më poshtë është një shkrim nga ditari që e kam shkruar pas një përvoje shumë të rëndësishme disa muaj më parë, i modifikuar për të eliminuar gjurmë të identitetit. Kam vendosur që dua ta botoj.

Isha duke pirë një gotë verë me një shok i cili kishte ardhur për vizitë nga një qytet tjetër. Kjo ishte hera e parë që e vizitonte Vankuverin dhe unë kisha zgjedhur një kafiq relativisht afër vendit ku ishte vendosur. Kaluam orë duke folur se ç’kishte ndodhur në jetët tona dhe duke diskutuar planet, duke kujtuar të kaluarën dhe duke qeshur me parashikimet e kota që i bënim për jetën tonë pas dhjetë viteve. "Unë parashikoj", qeshja unë, "që do të jetoj diku në Ballkan me një burrë të bukur, dy fëmijë dhe një rotveiller". Përderisa e përfundonim shishen e pafund të verës, ai më shikoi duke buzëqeshur dhe tha: "Unë parashikoj se do të jetoj në Vankuver me një burrë të bukur dhe fëmijë të adoptuar". Përderisa përfundoi deklaratën e tij, qeshi me nervozë dhe në fytyrë shihej se priste përgjigje.

"Vankuver?" Më në fund e përsërita unë, duke u përpjekur sa më mirë që mundja të fsheh habinë me mënyrën delikate në të cilën më tha se është homoseksual. "Unë jam duke e lënë Vankuverin për të shkuar në Ballkan dhe ti je duke e lënë Ballkanin për të ardhur këtu", thash shpejt me një të qeshur po aq nervoze sa e qeshura e tij. Sinqerisht, fakti që dëshironte të largohej nga rajoni i tij i dashur ishte shok pothuajse po aq i madh sa fakti që është homoseksual. (Ky është një djalë që e mban flamurin e vendit të tij në çdo gjë, nga parakolpi i veturës e deri të foto në profilin e Facebook-ut, kështu që mund ta imagjinoni habinë.) Shprehja e tij më në fund u bë më serioze përderisa e thithi duhanim shumë të duhur, dhe duke mos më shikuar në sy, tha duke e tundur kokën "paj, parashikimi im ka munësi më të mirë të bëhet i vërtetë nëse jam larg nga ata që më njohin". E vazhduam mbrëmjen duke biseduar, përderisa u njoha me personin për të cilin dukur mendoja se është misterioz dhe i tërhjekur, vetëm për të kuptuar se ai ishte i tillë thjesht për shkak të rrethanave.

Kjo është një përvojë të cilën do ta kujtoj përgjithmonë. Fillimisht konkludova se ai kishte zgjedhur të largohet për shkak të lokacionit. M’u desht ca kohë për të kuptuar që vendi ishte i parëndësishëm. Nëse skenari i tij i tanishëm ndodhte në këtë qytet, atëherë do të ikte nga ky qytet. Morale selektive në një shoqërie me të meta ekzistojnë në çdo shoqëri, veçanërisht në vetë shoqërinë tënde.

 

Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze. 

Foto:  Lina Sheynius

Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë BLOG nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.

 

Write a Comment

art