Lifestyle

Arkivi
2013

Maj (51) Prill (52) Mars (56) Shkurt (55) Janar (62) Më të vjetra

Shtëpi, e dashura shtëpi: Të jetosh në shtëpi në Ballkan

Nga: Danijela Å imrak

Sa prej jush ende jetoni në shtëpi me familje? Sipas disa standardeve të pazakontë shoqëror, shumica prej nesh (ahem, “ne” si grupa që i afrohemi ditëlindjes së 30-të me shpejtësi marramendëse) duhet të paketojmë valixhet tona, t’i lëm foletë dhe të përpiqemi të bëjmë një të re për zogjtë tanë të vegjël.

Ato standarde të pazakonta u krijuan nga njerëz të pazakontë të cilët ose kurrë nuk e kanë kuptuar rëndësinë e stabilitetit financiar apo ishin me mjaft fat qw kurrë të mos merren me paqëndrueshmëri financiare. Këqshtu që më lejoni të sqaroj pyetjen e parë: sa prej jush që do të duhej të jetonit vetë ende jetoni në stilin para-shkollor, me mamin që tw bën mëngjesin dhe tw bën të shkosh nw gjum herët në mbrëmje?

Mos ki turp, nuk je vetëm. Unë i kam 26 vjet, disa njerëz të ligë do të thonin 27 por jo edhe 4 muaj (më fal përderisa shkoj të marr frymë thellë në një qese të letrës dhe të shkatërrojë të gjithë kalendarët në banesë). Ende jam duke i shijuar përfitimet e jetes në shtëpi, kryesisht për shkak se me të vërtetë nuk kam mundësi të shpërngulem dhe të jetoj vetë. Të gjithë të rinjtë në gjithë rajonin janë duke u përballur me problemet e njëjta; nuk mund të gjejmë punë të qëndrueshme që do të na siguronte të ardhura të qëndrueshme. Kur gjejmë punë, fillon recesioni global, çmimet rriten tepër shumë dhe ti e kupton se është më e volitshme të qëndrosh në shtëpi. E kam vënë re se kohëve të fundit edhe çiftet e reja të sapo martuar vazhdojnë të jetojnë në shtëpitë e tyre familjare. Më poshtë janë disa të mirat dhe të këqijat e jetës në shtëpi familjare.

TË MIRAT

1. Nuk paguan qira. Përveç nëse ke një familje me të vërtetë të lig ose shpenzon shumë dhe përdor shumë rrymë, ujë dhe gjëra të tjera, ti nuk duhet të paguash për banim. Nuk ke nevoj të shkosh në bankë dhe t’u lutesh atyre që të japin kredi për një banesë të vockël, mjaft të madhe sa për të mbuluar shpenzimet kryesore dhe një bukw të thatë. Kjo është ajo që do të hash për 30 vitet e ardhshme, deri sa të paguash këtë kredi.

2. Ushqim i gatuar në shtëpi. Thash mjaft. Nuk mund të argumentosh me këtë nëse ndonjëherë e ke pasur privilegjin të mbijetosh me mini pica me proshutë të dyshimtë nga furra e dyshimtë në kënd të rrugës.

3. Po, ata janë të bezdisshëm, por ata janë familja yte dhe kur kohët janë të vështira ata janë pranë teje. Do të shkojnë në barnatore për të të marr ilaç, do të bëjnë një gotë çaji të ngrohtë kur je e sëmurë dhe do t’japin një përqafim të madh kur me të vërtetë të duhet.

TË KËQIJAT

1. Alarm i konfliktit të gjeneratave. Të kujtohet kur ishe e vogël dhe i shikoje të rriturit që ktheheshin në shtëpi nga puna të frustruar, uritur dhe çmendur? Paj, kjo je ti tani. Dhe me siguri kthehesh në shtëpi tek anëtarë të klubit të qytetarëve më të vjetër që kanë problemet e tyre dhe nuk kanë dëshirë të mirren me dramat e tuaja. Kanë qenë aty më parë, dhe e kanë fituar të drejtën të ankohen se si qeveria po shkatërron fondet e tyre të pensionit apo si gjunjët u dhëmbin kur bie shi. Po, janë përkrahës, por jo kur ti ke nevoj të pëprlasësh çdo derë në shtëpi dhe të bërtasësh. O jo, jo nën kulmin e tyre, nën të njëjtën kulm për të cilin ata janë duke paguar. A nuk do të ishte më lehtë të kthehesh në banesën e vockël të ZBRAZËT dhe t’u bërtasësh mureve rreth asaj se sa budalla është shefi yt dhe si nuk paguhesh sa duhet? Muret kurrë nuk i kthejnë bërtimat dhe gjithmonë kuptojnë.

2. Çështja e të qenurit në lidhje. Kjo është e vështirë. Nëse dëshiron të kalosh kohë me të dashurin/dashurën në intimitetin e shtëpisë dhe shtëpia yte është aty ku është familja yte – kjo do të thotë që do të duhesh të njoftosh partnerin tënd me familje shumë herët, kur gjërat ende janë pakës të vështira për ju si çift i ri. ”Tung mami dhe babi, ky/kjo është XY, ne kemi dalur në disa takime dhe tani duam të puthemi në kauqin para televizorit. Shpresoj që kjo është në rregull me ju. Ju lutem i fikni dritat kur shkoni për të fjetur”.

3. Pa marrë parasysh se sa e mirë është shtëpia yte familjare dhe sa mirë ti ndjehesh në të, të kesh diçka tënden të bën të ndjehesh mirë. Të jesh e pavarur dhe të sigurosh për vete në shtëpinë tënde është shenja e fundit e të qenurit e rritur, dhe është ndjenjë e mirë të dish se je në gjendje të bësh këtë.

Me të thënë këtë, më duhet të shkoj, mami sapo përfundoi drekën. Gëzuar.

Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.
Ilustrimi: Ray Orange
Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë BLOG nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.

Write a Comment

art