Tri javët e fundit jam ndjerë sikur isha bllokuar në version të femrës së varfër të “Ha Lutu Dashuro”. Për ata që e kanë lexuar librin, ose e kanë parë filmin, kjo do të jetë e qartë. Për ata që jo, më duroni për një kohë të shkurtër, dhe do ta kuptoni. Jo, nuk isha në Itali, duke u zhytur në salcë të pastave. Nuk isha duke e gjetur spiritualitetin tim në Indi. Definitivisht nuk kisha një aferë të nxehtë dashurie me Javier Bardem. Paj, përveç asaj imagjinare. A numërohet kjo? Me siguri jo. Isha e bllokuar në një ishull në detin Adriatik, në një manastir, me dy murgesha dhe pa TV.
E kam pranuar sfidën e pushimit trejavor me tezen time dhe shoqën e sajë murgeshë, sepse gjendja e tyre shëndetësore dhe mosha e vjetër nuk u lejonë të shkojnë diku vetëm. Sigurisht, e bëra këtë për arsye tërësisht egoiste. Mendova që kjo është një sakrificë e madhe dhe Njeriu i Madh Lartë do e mban mend këtë herën tjetër kur i kërkoj biletë fituese të llotarisë.
Kështu që, si thash, ha, lutu, dashuro. Në parim kam ngrënë dhë jam lutur tërë ditën, dhe e kam ri-zbuluar dashurinë e thellë intime për laptopin tim, i cili ishte shoku im besnik gjatë këtyre ditëve.
Në zemër (dhe në trup) jam një adhuruese e ushqimit dhe jam e njohur për oreksin tim abnormal dhe aftësinë për të ngrënë sasi të neveritshme të ushqimit, por murgeshat e mija kanë ngrënë sikur nuk do të ketë të nesërme. Ose sikur do të ketë të nesërme, por nuk do të ketë ushqim. Ose sikur do të ketë ushqim, por ato nuk do të kenë dhëmbë, që është skenari më i mundshëm.
Do mendoje që murgeshat marrin pushim nga të falurit gjatë pushimit. Oh jo, nuk e bëjnë këtë. Në fakt, kanë edhe më shumë kohë për aktivitete të shenjta. Është e sigurt të them që unë kurrë nuk kam dëgjuar apo thënë më shumë Të falemi Maria në tërë jetën time. Para mëngjesit, pas mëngjesit, para drekës, pas drekës, para një fetë buke me gjalpë në pasdite. Mund ta paramendosh. Jo çdo gjë ishte e keqe apo e mërzitshme. Ka pasur disa moment Monty Python-eske të cilat do i kujtoj përgjithmonë. Si ai kur tezja ime donte ta gjente në radio stacionin e saj të preferuar katolik dhe u ndal në stacion të gabuar ku Katy Perry ulëriste “E putha një vajzë dhe më pëlqeu”. E paharrueshme.
Jam përkrahëse e përtëritjes shpirtërore, por mos ta kisha laptopin tim me veti patjetër se do të çmendësha. Për të mbajtur veten normale ose së paku të balansuar, u futa drejtë në aktivitetin tim të preferuar të pushimeve – të shikoj faqet e thashethemeve të rastit. Nuk ka asgjë si të lexosh për çmendurinë e Lindsay Lohan pas meshës herët në mengjes të dielën. Po, me të vërtet i dua thashethemet dhe me divorcin Tom Cruise/Katie Holmes (ose divorcin Scientologjia/Kisha Katolike?) kam pasur material më shumë se të mjaftueshëm për hulumtimet e mia. Kam hasur në këtë koleksion tepër interesant të artikujve për Scientologjinë në Village Voice. Nëse i don misteret, teoritë konspirative dhe gazetarinë hulumtuese, absolutisht se do të pëlqej ky koleksion. Gërmo në çmendurinë që është Kisha e Scientologjisë dhe njohe veten me superfuqinë që është Xenu i fuqishëm. Ky është një argëtim i cilësisë së lartë, në momente edhe një cirk!
Sugjeroj të mos futesh shumë thellë në Xenu gjëra sepse jam e sigurt se ai mund të të shpërlan trurin edhe nëpërmjet monitorit, por nëse ndonjëherë e gjen veten në një ishull me një grup murgeshash, Scientologjia patjetër se do të të shpëton.
Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.
Foto: Joe Shlabotnik
Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë blog nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.