Kohëve të fundit kam bërë një analizë të vogël të sjelljes femërore me kolegën blogere time të dashur Silvia Valencia dhe kemi kuptuar se është koha që t’ju sjellim vazhdim e blogut të saj të mahnitshëm “Si të jeni në lidhje me një mashkull nga Ballkani”. Me bekimin e saj unë ju paraqes një duhet-lexuar manual për këdo që ka nevojë për një vëstrim mbi atë se si funksionon mendja e një femre nga Ballkani.
Siç e dini të gjithë, ne jemi të komplikuara. Dëshironi të dini se sa të komplikuara? Le të themi Mourihno udhëheqë Barcelonën dhe Guardiola Real Madridin, Messi bëhet sulmues i Realit dhe CristianoRonaldo zapton vendin e tij në Barcelonë. Pastaj Roman Abramovich blen dy klubet. Kjo është se sa të komplikuara ne jemi.
Në përgjithësi, ju mund të gjeni 4 lloje të femrave në Ballkan:
E fiksuar pas lidhjeve
Tradicionale ose të paktën në kërkim të një marrëdhënie tradicionale, ajo ndjen një lidhje të veçantë me juve nga momenti që për herë të parë ka hedhur sytë mbi ju. Për të kjo është një lidhje e vërtetë dhe ndërsa ju jeni ende duke planifikuar takimin e dytë ajo tashmë është duke planifikuar dasmën dhe emrat e fëmijëve të juaj. Ajo dëshiron të njofton familjen tuaj së shpejti. Ajo është e sjellshme dhe e di se si të sillet me prindërit kështu që mos u shqetësoni për të sjellë ate në shtëpi, ajo do të fitojë zemrat e tyre në second me sjellje të saj të bashkëshorteve të Stepfordit. Ajo në thelb bën gjithçka që ju kënaq, deri në pikën ku i gjithë kujdesi bëhet i bezdisshëm për njeriun mesatar të Ballkanit. Kohë pas kohe me shumë kërkesa, por ajo vetëm do të mirën.
Fobike ndaj lidhjeve
Jotradicionale dhe zakonisht një lloj feministe, ajo shan martesën që nga kopështi. Ajo zemërohet kur ju përpiqeni të paguani faturën. Ndonjëherë, gjatë momenteve të rralla të çmendurisë së plotë, tlidhje-fobikja do të përpiqet të imagjinoj veten para altarit me ju. Pas një sulmi në zemër të shkaktuara nga një vizion të vetës të bllokuar në kuzhinë, me disa gojë të uritura që ulurasin për ushqim dhe vëmendje, ajo do të dënoj veten me zbavitje të shumta nëpër
Racionale ndaj lidhjeve
Ajo është, gjithashtu, racionale dhe shumë neutrale. Ajo nuk do të bëjë listën e të ftuarve për dasmë një minutë pasi ju njofton apo të injorojë plotësisht dëshirën tuaj për të kaluar seriozisht me të. Asaj nuk do ti bie të fikët nga gëzimi kur ju thuani që e doni e as nuk do të punësojë një vrasës me pagesë nëse ju i thuani që jo. Ajo racionalisht do të rishikojë idenë e martesës, pasi që kalon kohë të arsyeshme të jetesës me ju. Asaj nuk i pëlqen kur flasin ëmbël, ashtu që gjithmonë jeni real me të.
Miss Imagjinare
Ajo që të gjithë duani dhe askush prej jush nuk mund të ketë, sepse ajo nuk ekziston, e përsosur, fizikisht dhe mentalisht e skalitur në përputhje me standardet e juaja qesharake. Ajo është një ekuivalent femëror i Z. Në Rregull. Në thelb, ajo është aq e vërtetë sa Narnia (vend i imagjinuar). Pastaj përsëri, kalimi nëpër dollap dhe shkelja në tokën e krijesave mitike dhe nimfave tingëllon më shumë e mundshme se takimi Miss Imagjinare .
Keni shumë kujdes, sepse:
Ka dy nënlloje të Fiksuarve ndaj lidhjeve, ato që janë të hapura në lidhje me qëllimet e tyre dhe ato që i mshefin.
Ato që i mshefin ju vjen shumë turp të pranojnë se ndihen në këtë mënyrë për ju dhe me siguri publikisht paraqsin veten si një version të moderuar lidhje-fobikeve. Kjo mund të jetë shumë konfuze, sepse ju mendoni që keni ftuar dikënd që është e në marrëdhënie joformale, por e kuptoni që keni përfunduar në diçka krejtësisht të kundërt kur pranoni rreth 10 hej-çka-je-tu-bo mesazhe pas takimit të parë.
Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.
Ilustrimi: Rafael Alvarez
Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë BLOG nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.