Siç mund ta keni vënë re, e kam përdorur “M” fjalën e frikshme shumë herë në Pjesën 1, M për martesë. Ok, të mos bëhemi kinse ky nuk është problemi këtu, sepse të gjithë e dimë se kjo është çështja kryesore në Ballkan. Më lejoni t’ju them një sekret të vogël, edhe gratë frikësohen nga koncepti i martesës. Dallimi i vetëm është se ne tërësisht e analizojmë idenë dhe kuptimin e saj, përderisa shumica prej jush përpiqeni fare të mos mendoni në të. Kjo e bën të duket thuase ne jemi në kërkim të vazhdueshëm të burrit. Nuk jemi.
Natyra na dha mitrën e shoqëria një rol të frikshëm për ta luajtur. Të jesh grua apo nënë është sfidë e madhe, dhe ne jemi duke folur për këtë sepse duam të jemi të përgatitura nëse ndonjëherë përballemi me këtë. Na pëlqen të jemi të sigurta kështu që kur e përmendim martesën, ne nuk kërkojmë nga ju që menjëherë të na dorëzoni spermën tuaj dhe ta vendosni në qelizën tonë vezë, thjesht duam të dimë nëse jeni po aq të shqetësuar sa ne.
Sigurohuni që ju:
Kurrë të mos na krahasoni më nënën tuaj
Djem, ju lutem, ju lutem, kurrë. “Kështu e bën nëna ime” është një fjali që na jep sulm në tru. E dimë se ajo është e mahnitshme dhe në mendjen tuaj bën gjithçka më mirë se ne. Në të vërtetë, ajo me siguri vetëm e bën atë ndryshe dhe ju jeni mësuar me rutinën e saj. Të shpjegoni si nëna juaj bën diçka është e pranueshme vetëm nëse me të vërtetë e dashura juaj nuk ka lidhje me asgjë dhe nuk di si të zi një ve apo si të lëshon makinën e larjes.
Kurrë të mos i lëni të brendshmet tuaja të përlyera jashtë shportës për rroba të përlyera
Madje edhe e fiksuara pas lidhjeve do të tmerrohet nga kjo dhe të pyes veten se çfarë të keqe ka bërë që të meritoj një dënim të tillë. Fobikja do t’ju gjuaj në gjithësi apo do t’ju njoftoj me grushtin e saj. Racionalistja do të marrë të brendshmet, do i vë në pjatë dhe do t’ju shërbejë ato për darkë.
Të shikoni femra e tjera kur ne NUK jemi pranë
E dimë që ju pëlqen të shikoni femra tjera edhe kur jeni plotësisht i përkushtuar ndaj të dashurës tuaj. E kuptojmë se kjo është një gjë që djemt e bëjnë dhe ndjehuni të lirë ta bëni këtë kur ne nuk jemi me ju. Ky është repsekti minimal që kërkojmë nga ju. Nëse jeni të guximshëm dhe mendoni se mund t’ia dilni, i propozoni të dashurës tuaj një sesion të përbashkët të shikimit, ku të dytë mund të komentoni mbi femrat dhe meshkujt tjerë. Ju dëshiroj fat që të dilni nga e gjithë kjo pa u ndjerë i pasigurt.
Asnjëherë, në asnjë rrethanë, nuk duhet të dyshoni në gjërat e mëposhtme:
Ekzistencën e PMS
Është gjendje shumë, shumë e vërtetë, dhe vjen në shumë variacione. Mos luani me këtë. Mos na thuani se jemi duke e përdorur si aryse për t’u sjellur si k****. Mos mendoni se mund ta kuptoni. A keni pshurrur gjak ndonjëherë për 5 ditë me radhë përderisa testikujt tuaj kanë pulsuar nga dhimbja me çdo lëvizje që keni bërë? Ashtu, as nuk mendova që kjo ju ka ndodhur.
Natyrën tonë hormonale
E urrejmë të pranojmë këtë, por jemi qenie hormonale. E lëndon egon tonë të pranojmë që diçka aq budallaqe si hormonet mund të shkaktojnë një gabim të arsyes të çastit dhe të kontrollojnë veprimet tona. Kështu punon trupi ynë dhe shpesh mashtron mendjen tonë, prandaj kemi PMS. Shpesh nuk jemi në dijeni për momentet tona irracionale, kështu që vetëm keni durim me ne, në heshtje.
Shenjtërinë e çokollatës
I kthehemi çokollatës kur as shokët tanë më të mirë nuk mund t’na kuptojnë. Kjo (paaftësi për të kuptuar) rrallë ndodh, por kjo është arsyeja përse nganjëherë çokollata renditet mbi ju në listën e gjërave tona të preferuara.
Shoqet tona më të mira
As. Mos. Provoni.
Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.
Foto: Stefan Grifthaler
Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë BLOG nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.