Lifestyle

Arkivi
2013

Maj (51) Prill (52) Mars (56) Shkurt (55) Janar (62) Më të vjetra

Të gjithë jemi të famshëm në internet

Nga: Silviya Krasteva

 

Para disa javësh CNN raportoi se njerëzit nuk duhet të përdorin Twitter në këtë kohë të paqartë sepse kjo mund t’i kushtojë me miqtë e bile edhe me vendin e punës.

Dëgjo, unë jam nga gjenerata Y – kompjuteri ishte gjë e re kur isha shtatë vjeç. Por kur mbusha 9 vjeç, kisha edhe emailin tim – të gjithë turpërohemi të pranojmë se çfarë emaili hapëm, siç është engjullitërheqës123 ose më_pëlqejnë_kotelet_86. Çfarë them është se jam rritur krahpërkrahë me rrjetet shoqërore. Por Twitter dhe unë, ende nuk jemi miqtë më të mirë.

Ndërkohë, blogging ishte i popullarizuar pesë vite më parë kur adoleshentët ndanin dhimbjet e tyre me botën dhe kishin simpati reciproke me të tjerët. Ndërkohë këto blog-ë ndryshuan formën gjatë kolegjit. Tani janë transformuar në vende ku politika ndërkombëtare ose lokale diskutohet ose thjeshtë qortohet, ku lajmet dhe lidhjet ndahen me të tjerët dhe ku plotësisht inkurajohet shkrimi i zgjuar. Filluan ndryshimet dhe befas të gjithë u bënë kreativ, dhe Facebook promovoi këtë lloj të kreativitetit më së shumti.

Ne të gjithë, ose ata që kanë faqen në Facebook, jemi dëshmitarë se statuset janë thjeshtë aq filozofike sa na duhet t’i mendojmë dhe t’i rimendojmë, gjersa të kuptojmë misticizmin që më së shumti karakterizohet si i humbur. Tani pasi që të gjithë jemi autorë, ndjejmë nevojën që të jetojmë të priturat dhe të japim maksimumin. Kush e di se kush do të na kërkojë në Google nesër, dhe të gjejë se sipas Facebook-ut, ne “kënaqemi me diellin në ballkon”. Dhe këtu hyn në punë dija që kemi nxjerrë nga seritë televizive dhe nga librat që kurrë nuk i lexojmë për të prodhuar diçka që përshkruhet me këto rreshta: “oh, si ma bën dhe ma ndriçon ditën dhe natën me brithet tuaja të pepermintit të gëzimit dhe të thelbit”, të shoqëruar me disa komente të mençura nga njerëzit që jo vetëm se pretendojnë se kuptojnë se çfarë duam të themi, por bashkëndjejnë dhe na sugjerojmë që të gjejmë përfundime në disa lidhje (links) që ata ndajnë me ne në Murin (Wall) tonë.

Por, të mos gjykojmë shumë. Gjithmonë ka qenë vështirë që të dilet me një rrëfim të mirë për novelë ose seri televizive, e pse duhet të jetë më lehtë shkrimi i statusit në Facebook. Prandaj ne përmbahemi nga shkrimi i “asaj çfarë kemi në mendje” dhe vazhdojmë të komentojmë me mendimet e të tjerëve, ose thjeshtë vazhdojmë që të na “pëlqejnë” ato.

Dhe më pas erdhi Twitter. Përkundër Facebook-ut, në Twitter mund të ndash vetëm 140 shkronja të emocionit/informatës/cool mojo. Së pari hapni faqen tuaj sepse është cool dhe të njëjtën e kanë bërë edhe miqtë tuaj, më pas ndjeni domosdoshmërinë për të ndarë diçka me botën. Kurrë më parë nuk kam qenë më i njoftuar me jetërat personale të njerëzve. Ndoshta vetëm me ato që përcjell pasi që lista është pak a shumë ndërkombëtare. Në mesin e qindra lidhjeve, ka edhe porosi të rastit që synojnë promovimin e ‘zgjuarsisë’ së autorit, që nuk vlen vetëm për njerëzit në punë kreative. Simfonia e 40-të e Moxartit kurrë më parë nuk ka ra në betejën për supën historike të pulës që shitet në barin (pijetoren) një kat më poshtë për në zyrën X, aventurat e hershme të çokollatës mjaltë kurrë nuk janë paraqitur aq publikisht më parë, dhe shenjat emocionale të dashurisë dhe urrejtjes kurrë nuk janë dukur aq lehtë.

E pyeta një shoqe pse ajo ndihej e obliguar që të ndajë në internet gjithçka që i vjen ndërmend. Ajo tha se është një mënyrë e lirë për të marrë mendimin e dytë, të merret një përgjigje ose vetëm të fitohet vëmendja. Në fund del se Facebook/Twitter është një psikoterapi e re moderne – ju postoni ankthet në internet dhe fitoni simpatinë e menjëhershme. Plus asaj njerëzit gjithnjë donë të dinë më shumë pasi që botën e rrotullojnë thashethemet.

Prandaj para se të dërgoni diçka me Twitter, vetëm ndaluni dhe mendoni sesa doni që emocionet tuaja të bëhen të famshme?

Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.

Foto: Nicholas Freeman.

Write a Comment

art