Lifestyle

Autori i ditës

Chris Wilson

Së pari e pushtojmë Manhattan

Lëvizjet protestuese në pjesë të madhe janë…

Shiko të gjithë autorët

Arkivi
2013

Maj (49) Prill (52) Mars (56) Shkurt (55) Janar (62) Më të vjetra

Kënaqësia e bujqësisë organike (përderisa mësoi frëngjisht)

Nga: Eninna Luli

Salut tout le monde! Jam duke e shkruar këtë nga Riviera franceze (apo siç njihet në gjuhën frënge, Côte d'Azur). Pse jam duke banuar në një nga vendet më të bukura në botë? Kam vendosur të marrë pjesë në një program të qëndrueshmërisë së ushqimit të quajtur World Wide Opportunities on Organic Farms (Mundësi në ferma organike mbarë botës), ose WWOOF.

WWOOF është një shërbim që lidh fermerët me njerëzit që janë të interesuar për të mësuar më shumë për bujqësinë organike. Këta njerëz quhen WWOOFer dhe u ipet ushqim dhe strehim në këmbim për ndihmën e tyre në fermë. Fermat organike nuk përdorin pesticide as plehra kimike, dhe familja në fermë han vetëm ushqim të rritur në bazë të sezonit dhe atë e shet në treg.

Alors, pse të ndaj dy muaj e gjysmë që të udhëtoj nëpër jugun e bukur të Francës, duke jetuar me fermerët vendor francezë, duke marrë pjesë në stilin e tyre të jetës, dhe natyrisht, duke ngrënë ushqim të shëndetshëm organik?Arsyeja kryesore është për të ushtruar frëngjishten time! Jam duke mësuar për diplomë universitare dygjuhësore e cila kërkon nga unë që të marrë kurse në gjuhën frënge dhe të flas këtë gjuhë rrjedhshëm. Ndryshe nga leximi dhe shkrimi, të folurit dhe të kuptuarit e gjuhës frënge është më e vështirë për mua. Jam në Francë që tre javë, dhe kam vënë re që fjalori më është përmirësuar dhe në përgjithësi më mirë e kuptoj gjuhën.

Ferma e parë në të cilën momentalisht gjendem dhe e cila më ka ndihmuar të përmirësoj frëngjishten time është në pronë të Anne dhe Pierre Magnani. E quajtur Le Potager de Saquier Nice, ferma ndodhet në Saint-Isidore, 30 minuta nga Nice. Bimë të ndryshme rriten në këtë tokë, si: dredhëza, banane, domate, bishtaja, bizele, romaine sallatë, qepë të gjelbëra dhe të bardha, lakër jeshile, limon, rrepka, rrepa dhe shumë bimë tjera! Shumica e detyrave përfshijnë tëharrjen, lërimin dhe mbjelljen. Të premten e kaluar, kam korrur fasule fava, sallatë, bizele, dhe rrepka për t’i përgatitur ato për pazar i cili ndodh çdo të shtunë në qendër të Nicës. Puna në fermë është më e vështirë sesa e prisja. Edhe pse është një stërvitje e mirë fizike, mund të dëmtoj trupin. Puna zakonisht është përsëritje fizike dhe nganjëherë qëndroj në të njëjtin pozicion për periudha të gjata. Puna në diell të nxehtë është e lodhshme, kështu që uji, krema për mbrojtje nga dielli dhe kapela janë të nevojshme!

Megjithatë, aspektet pozitive të punës në fermë organike janë më të mëdha se ato negative. Ka një ndjenjë të arritjes personale kur mëson cilat bizele janë të gatshme për korrje me vetëm një shikim të shpejt (sa për informatë: duhet të jenë të fryra dhe sa më gjelbërt të mbyllur që është e mundur). Bizelet janë të ujshme, gjysmë të ëmbëla, dhe më të shijshme të freskëta se të ziera! Në fillim kur kam filluar punën në fermën e Anne dhe Pierre, nuk isha në gjendje të vëj re diferencën midis bimëve, sepse të gjitha më dukeshin të njëjta! Tani jam më e vëmendshme për detaje si tekstura e gjetheve apo forma e kërcellit, dhe pastaj vij në përfundim për llojin e bimës. Vazhdimisht kemi punuar me bimë të domates, në mënyrë që t’i përgatisim ato për korrje në qershor. Kemi vënë litarë të hollë nga tavani i serrës deri poshtë tek bimët. Më pas kemi lidhur bimët rreth litarit në mënyrë që ato të rriten lart e jo anash dhe ashtu të shkatërrojnë edhe bimët tjera. Ende u duhet kohë para se fara plotësisht të rritet në domate dhe të bëhen të dallueshme nga bimët tjera. Disa ditë më parë isha duke ecur nëpër lagje dhe u ndjeva shumë krenare që isha në gjendje të dalloj domatet e fqinjve, edhe pse farat e domateve ende nuk ishin rritur!

Jeta dhe puna në fermë më kanë dhënë mundësinë për të dalluar ndryshimin midis ushqimit që është blerë në supermarket dhe ushqimit që është rritur organikisht, pasi që i fundit ka një shije më të freskët dhe më të pasur. Nuk ka mënyrë më të mirë për të përfunduar ushqimin se me një enë plot dredhëza të shijshme të sapo marra në kopsht.

Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.
Ilustrimi: National Geographic
Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë BLOG nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.

Write a Comment

art