Ka ardhur vera. Në Prishtinë, kjo do të thotë një valë e letargjisë do të kaploj të gjithë sapo që temperaturat të arrijnë në 25 gradë celsius. Dhe çfarë mënyre më të mirë për të kaluar ato orët e pasditës në shtëpi se duke shikuar disa filma të mirë përderisa pret që dielli të perëndoj? Këtu, e filloj listën e Top 5 filmave për t’i shikuar kur është tepër nxehtë për të dalur jashtë. Lista, të cilën do e zbulojë një nga një në javët e ardhshme, është një koleksion i filmave që përmbajnë dy cilësi kryesore: ata kanë tregime që përcjellen lehtë dhe duken mirë. Me pak fjalë, janë filma për ditë të ngadalshme. Ndoshta jo të gjithë janë fitues të Oscar-it, por janë gjërat më të mira për të parë kur vetëm dëshironi të jeni të ulur në kauq në rrobat e juaja më të kqija me një gotë të madhe të limonadës në njërën anë dhe me një freskore personale në tjetrën.
Nr. 5: “A Knight’s Tale – Tregimi i kalorësit” (Brian Helgeland, 2001, SHBA)
Pranojeni. Në një moment ky film i’a arrinë që ju plotësisht të dëshironi të a) jeni kalorës, b) shikoni një dyluftim të vërtetë, ose c) të keni një kalë. Tregimi fillon në Anglinë mesjetare me një turmë fshatarësh që këndojnë “We Will Rock You” të Queen përderisa janë mbledhur rreth arenës për dyluftim kalorësish. Menjëherë pas këtij fillimi të gjallë, e kuptojmë që Sir Ector (një kalorës i vjetër por i mirë i luajtur nga Nick Brimble) ka vdekur në gjysmë të turneut në të cilin garonte. Por ai është aq përpara me pikë sa që e gjitha që duhet të bëj është të paraqitet në ndeshjen e fundit në mënyrë që të fitoj kampionatin dhe shpërblimin. Këtu përzihen të gjithë përcjellësit e Sir Ector: William (personazhi kryesor i luajtur nga Heath Ledger), Roland (figura e vëllaut të vjetër të William i luajtur nga Mark Addy) dhe Wat (karakteri i bezdisshëm komik i luajtur nga Alan Tudyk). William vendos të bëhet kinse është Sir Ector për ndeshjen e fundit në mënyrë që të mbledhin paratë e shpërblimit kështu që tre prej tyre të mund të blejnë ushqimin më se të nevojshëm. Pasi që bën kështu, ai vendos të ndjekë ëndrrën e tij dhe të trajnoj të bëhet kalorës, edhe pse kjo nuk i lejohet teknikisht pasi që është një njeri i thjeshtë dhe të gjithë e dijnë se të shikosh njerëzit që kanë nevojë për të holla, të garojnë për to, është thjesht e mërzitshme. Pra, pas një montazhe të shpejtë të trajnimit, William bëhet kalorësi më i mirë në gjithë Anglinë, dhe e merr një djalë lakuriq që e hasin në rrugë me emrin Goeffrey (Paul Bettany) të falsifikoj dokumentat që i nevojiten në mënyrë që të filloj të garoj nën emrin e Sir “Ulrich von Liechtenstein”.
Përderisa garon, William e takon dashurinë e jetës së tij Zonjën Jocelyn (të luajtur nga Shannyn Sossamon, e cila, bazuar në rrobet dhe flokët e saj, duket se nuk jeton në të njëjtën periudhë kohore si personazhet tjera) dhe përballet me një rival të lig frëng Kont Adhemar (përjetësisht i frikshëm Rufus Sewell), i cili e do edhe Zonjën edhe titullin e kalorësit më të mirë në dyluftime. Dhe e gjithë kjo ndodh përderisa William lufton të pajtoj dy identitetet e tij.
Ky është tregimi i njërit nga filmat më të mirë për të shikuar kur keni nevojë të mbyllni vetën në shtëpi për të parandaluar pjekjen në diellin e nxehtë – jo që kjo është një gjë e keqe. “Tregimi i kalorësit” është një nga filmat më simaptik për të shikuar ndonjëherë, por një nga gjërat më të mira është që tregimi është relativisht i thjeshtë. Plus, duket shumë mirë pasi që ndodh në Anglinë mesjetare. Kur dëshironi ca shikim të lehtë në një ditë të nxehtë, ky film është një nga zgjidhjet më të mira: jo shumë intensiv, por mjaft interesant për t’ju mbajtur të angazhuar dhe të argëtuar.
Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.
Ilustrimi: Kent Floris
Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë BLOG nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.