11 Shtatori i vitit 2001 filloi si një ditë e zakonshme. Gjimnazisti rebel u zgjua nervoz në mëngjes dhe iku në shkollë. Ishte njëra nga ato ditët e urryera kur duheshim të mbanim rreth 7 klasë. Si zakonisht, unë numëroja çdo sekond përderisa prisja që të binte zilja. Duke u kthyer në shtëpi mora një çips, u ula në autobus dhe mendoja se çfarë do të shikojë kur më në fund to mbërrijë në shtëpi dhe të gjuhem në divan. Kur e lëshova televizionin, ora ishte 3:15 pasdite. Në këtë kohë, në New York është 9:15, përkatësisht 12 minuta pasi aeroplani i dytë goditi kullën jugore të World Trade Center.
Kryetitulli në ekran po ulërinte “BREAKING NEWS” , që do të thoshte se pamjet që po shiha ishin të vërteta, por dukeshin si diçka që u hodh brenda një stende.
E pamundur.
Kur trurit tim mblodhi detajet e kësaj ngjarje dhe kuptoi se çka në të vërtetë ndodhi, paniku filloi. Edhe pse e dija që familja ime jeton pothuajse 2 orë nga Nju Jorku, skenarë tëçmendur më vinin ndërmend. Fatmirësisht, ata ishin të sigurtë.
Por nuk ishin 2996 njerëz që humbën jetën me 11 shtator.
I gjithë fjalori botëror ndërroi atë ditë. Fjalët si terrorizëm dhe terrorist u bënë një armë e fuqishme në bisedat e përditshme, ata morrën ndjenja, fituan vëmendje, servuan kauzë.
Në kohë, ato fjalë ishin gabimisht të përdorura për të arsyetuar veprimet e pasigurta dhe qëndrimet.
Shenja që la 11 shtatori për SHBA-në kurrë nuk do të shërohet. Shtëpia e patriotizmit përjetoi një humbje e cila është shumë e vështirë të mirret me mend. Të gjitha Pse-të dhe Si-të që kapluan atë ditë kurrë nuk do të sqaroheshin plotësisht.
Gjurma që la kjo ngjarje është edhe më e thellë për botën. Aq shumë luftëra në emër të Zotit, aq shumë krenari dhe hakmarrje në emër të drejtësisë dhe askush që nuk guxon të nxjerrë në pah këtë ekstremizëm shumëllojësh është një kërcënim i rrezikshëm për çdo njeri sot, pa marrë parasysh racën, kombi nose fenë. Askush nuk guxon sepse barra e të qenit i etiketuar si simpatizues i tradhëtarit është shumë e rëndë të mbahet.
Flakët janë shuar, pluhuri është i qetë, dhe kujtimet mbesin, me shpresë për një rrugë dhe të ardhme më të mire. E vetmja mënyrë se si sinqerisht të vajtojmë të gjitha viktimat e asaj dite tragjike është nëse ne ndjehemi të sigurtë se një përpalsje e tillë me ksenofobinë dhe jotolerancën nuk do të përsëritet më kurrë.
Pikërisht pas 10 vitesh, 2996 jetëra të humbura mbesin një mësim për t’u mësuar.
Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.
ILLUSTRATION BY: ROSY GOROLOVA
Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë BLOG nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.