Njerëzit

Autori i ditës

Cristina Marí

E kanë thirrur Revolucioni spanjoll

Më 15 maj 2011 diçka ka ndodhur,…

Shiko të gjithë autorët

Arkivi
2013

Maj (51) Prill (52) Mars (56) Shkurt (55) Janar (62) Më të vjetra

A PO LEXOJMË A JO?

Nga: Arber Selmani

Ditëve të fundit mora disa rekomandime të mira të librave, kjo ngaqë shumë njerëz e kishin marrë vesh se po fillonte Panairi Ndërkombëtar i Librit këtu në kryeqytet. Të them të drejtën, kam aq shumë libra në bibliotekën familjare, që kanë mbetur në shëmbëlltyrën e pluhurit e të palexuar, saqë të gjithëve po ua bëja qefin duke thënë se me siguri do të shkoja, e se kisha fare ndërmend të ndaloja në po atë stacion të Sallës së Kuqe.

Por, rastisi që edhe shkova të shihja disa tituj të rinj. Isha madje kurioz nëse çmimet e këtyre librave ishin në zbritje, apo prapë ishin jashtë standardit kosovar, qysh edhe janë tekstili, teknologjia e shumë degë të tjera..

Po shihja mjaft tituj të rinj. E pashë Ilir Ikonomin me një libër për jetën e veprën e Faik Konicës (më pas u informova se ishte një ndër librat më të shitur të panairit), pashë Paulo Colehon me “Fitimtarin”, Fatos Kongolin me “Iluzionet në sirtar”, Kadarenë legjendar me “Aksidentin” dhe

“Mosmarrëveshjen”, Danielle Steelin që unë e dashuroj aq fort, e që nuk pëlqehet edhe aq shumë. Gjeta edhe një libër të cilin e rrëmbeva dhe e bëra pjesë të bibliotekës sime, historia e të cilit lidhej me shpëtimin e shpirtrave dhe efektin 2012.  Po shëtitja, e s’e kisha kuptuar se po kënaqesha duke parë aq tituj. Kisha aq pak para me vete, sa munda vetëm pak të tillë t’i bëja të mitë.

Pos shumë shtëpive botuese kosovare, zgjodha të flisja me shtëpinë botuese nga Shqipëria “Bota Shqiptare”.  Doja të bëja një krahasim e të kuptoja A PO LEXOJMË REALISHT NE, SHQIPTARËT KUDO NË TROJET SHQIPTARE ? E pyeta zotërinë në fjalë, i cili qëlloi të jetë edhe vet një botues dhe autor.

Edhe lexojmë, edhe nuk lexojmë. Po e shihni nga panairi, të gjithë vijnë, rrinë 2 orë, shohin tituj, kërkojnë zbritje, por asnjëherë s`janë të gatshëm të japin atë çka ne ofrojmë. Librat nuk janë të shtrenjtë. Fare në fund, panaire të tilla organizohen një deri dy herë në vit, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, kështu që do të më kënaqej zemra sikur të kishte më shumë blerje dhe interesim për librat, e më pak sorollatje poshtë e lart.”

 “Nëse krahasojmë Tiranën dhe Prishtinën, kryeqytetin shqiptar e vë disa hapa para me mentalitetin dhe kulturën e leximit që ka. Prishtina është më e zymtë në këtë aspekt, dhe kështu ka qenë gjithmonë.” U preka pak, sepse e dija që kjo ishte shumë e vërtetë. Po e shihja edhe vetë me sytë e mi. Të gjithë vinin, kalonin kohë në këto stenda, por rrallëkënd e shihje duke përvetësuar ndonjë libër. Ishte botim i vjetër, çmimi ishte i lartë (edhe pse respektohej zbritja prej 20 %), por asgjë nuk e arsyetonte mungesën e blerjes dhe leximit të librave.

Sigurisht, çmimet e librave dhe rrogat tona nuk qëndrojnë në një peshore të njëjtë, por tek e fundit, është një pyetje që mund ta bëj:

Realisht, a po lexojmë ne, a po e respektojmë librin dhe vullnetin e dëshirën e madhe të kllapës së autorëve që po na sjellin gjithmonë botime pikante të kësaj letërsie? A jemi ne ata që po lejojmë të na humbasë pompoziteti i veprave të lartësuara kudo në botë ? A po kërkojmë më shumë Kadare të tjerë? A po...?

 

Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën shqipe.  

Foto:  Petrit Rrahmani

Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë BLOG nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.

Write a Comment

art