Njerëzit

Autori i ditës

Cristina Marí

E kanë thirrur Revolucioni spanjoll

Më 15 maj 2011 diçka ka ndodhur,…

Shiko të gjithë autorët

Arkivi
2013

Maj (51) Prill (52) Mars (56) Shkurt (55) Janar (62) Më të vjetra

Duke e fshehur ylberin

Nga: Sarah Littisha Jansen

Më kujtohet kur kam qenë e vogël e kisha vizatuar, më ngjyra të qirit, një ylber të vogël në në murin e dhomës sime. Ishte pikërisht mbi shtratin tim. Mund ta shikoja kur isha në shtrat, dhe mund ta fshihja me jastëkë nga prindërit e mi, të cilët e dija se do të zemërohen që e kisha shkarravitur murin. Ishte një tekë e vogël fëmijërore, përplot ngjyra. Në fund, pasi të gjitha sekretet mirren vesh, prindërit e mi e gjeten ylberin klandestiën. Kur më pyetën përse e kam bërë atë, u thash sepse ishte ylber i bukur dhe më bënte të lumtur.

Kthehu në ditët e sotme. Jam e rritur. Po të dua, mund të ngjyros të gjitha muret e mia në ngjyrat e ylberit – edhe pse do më duhej t’i rilyej në ngjyra neutrale kur e njoftoj pronarin që jam duke e lëshuar banesën. Mirëpo, ende ndjej shpesh sikur kam diçka për të fshehur: faktin që jam biseksuale. Ka shumë keqkuptime se çfarë do të thotë kjo, si në mendjet e homoseksualëve, ashtu edhe të heteroseksualëve. Të qenurit biseksuale do të thotë që më tërheqin njerëzit e të dy gjinive, meshkujt dhe femrat. Kjo nuk do të thotë që më tërheqin të gjithë, njwjtw si të jesh heteroseksualë nuk do të thotë se të tërheq çdo person i gjinisë së kundërt. Gjithashtu nuk do të thotë se kam nevojë për partnerë meshkuj dhe femra që të jem e lumtur e as nuk do të thotë se jam e paaftë të jem në lidhje monogame. Jam krejtësisht në rehati dhe plotësith e kënaqur në lidhje serioze me një mashkull apo një femër. Nuk është e vërtetë se biseksualët janë thjesht të “pangopur” dhe kanë më shumë opcione se me kë të dalin në takime. Jo të gjitha femrat në të cilat mund të jem e interesuar janë biseksuale apo homoseksuale, apo thjesht ndoshta unë nuk u interesoj. Në mënyrë të ngjashme, jo të gjithë meshkujt në të cilët mund të jem e interesuar janë të interesuar në mua apo nw rehati me tw qenurit në lidhje me dikë që është biseksuale. Kjo është në rregull, të jesh biseksual nuk do të thotë të imponosh orientimin tënd seksual mbi dikë tjetër. Kjo edhe ashtu nuk do të funksiononte, biseksualiteti apo homoseksualiteti nuk janë ngjitës dhe të gjithë njerëzit kanë të drejtë në seksualitetin, preferencat dhe identitetin e tyre. 

Ballafaqohem me shumë stigmë si pjesë e komunitetit LGBT, si brenda vendit tim – edhe pse jam me fat që jetoj në Toronto që është një nga qytetet me popullatë më të ndryshme dhe më të pranueshme në të cilën kam hasur – ashtu edhe jashtë. Më kanë pwrjashtuar nga kafiqa në Kanada dhe e kam fshehur orientimin tim seksual nga punëdhënësit e mi në Londër, sepse isha e frikësuar se do më gjykojnë për seksualitetin tim e jo për kontributin tim në vendin e punës. Kur jam në Ballkan, dhe ky është udhëtimi im i tretë, kam tendencën të fshehi orientimin tim seksual. E bëj këtë për shkak të kujdesit, sepse jam në një kontekst që nuk është i mi dhe ku nuk e flas rrjedhshëm gjuhën. Gjithashtu e bëj këtë që të mos ofendoj të tjerët dhe që të më pranojnë më lehtë.

Jam në dymendje për këtë. Nga njëra anë, orientimi im seksual është tepër personal dhe nuk është diçka që të gjithë duhet të dijnë. Nga ana tjetër, kurrë nuk është ndjenjë e mirë të fshehësh se kush je. Ndonjëherë ndjehem sikur jam duke e tradhtuar komunitetin LGBT dhe veten, sidomos kur jam në Ballkan. Mënyra se si dukem dhe si e shprehi veten përmes modës nuk më bë që menjëherë të dallohem si ndryshe nga të tjerët. Shumicën e kohës në shoqëri, me përjashtim të herave kur jam me të dashurën, mund të ‘kaloj’ për heteroseksuale. Njerëzit të tjerë janë të viktimizuar për shkak se vetë-shprehja e tyre i dallon si ‘gej’, pavarësisht nëse ata në të vërtetë janë apo nuk janw homoseksualë. Në Ballkan sidomos, ka një luftë serioze për LGBT të drejtat dhe trajtimin e barabartë. Ndjehem fajtore që kam mundësinë e zgjedhjes të mos kaloj nëpër vështirësitë me të cilat disa njerëzit duhet të përballen në baza pothuajse të përditshme. Më duket gjest frikacak dhe ndjehem sikur jam duke i kontribuar problemit e jo zgjidhjes, intolerancës dhe mungesës së informacionit e jo rritjes së tolerancës dhe përhapjes së arsimit në lidhje me këto çështje. Kështu që konsiderojni këtë si tregimin tim të daljes haptas, ose konsiderojni si premtim të solidaritetit. Unë dhe anëtarët e tjerë të komunitetit LGBT përreth globit kemi një seksualitet që nuk e kemi zgjedhur dhe që shumë nuk e kuptojnë. Kemi mënyra të jetesës me të cilat jo të gjithë pajtohen, por lejojmë që ajo që jemi, identitetet dhe dëshirat tona, të udhëzojnë jetët tona, sepse kjo na bën të lumtur. Kjo lumturi është po aq e pafajshme sa një ylber me ngjyra të qirit dhe po aq e bukur dhe e vlefshme sa lumturia e kujtdo tjetër.

Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.
Ilustrimi: Aurel Schmidt (thumbnail), Steven Meisel
Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë BLOG nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.

Write a Comment

art