Njerëzit

Autori i ditës

Chris Wilson

Së pari e pushtojmë Manhattan

Lëvizjet protestuese në pjesë të madhe janë…

Shiko të gjithë autorët

Arkivi
2013

Maj (49) Prill (52) Mars (56) Shkurt (55) Janar (62) Më të vjetra

E vetme dhe jo e gatshme për t’u shoqëruar

Nga: Danijela Šimrak

A ka adhurues të “Teorisë së Përplasjes së Madhe (The Big Bang Theory)” këtu? Kush e kujton atë pjesën qesharake me Wolowitz, gratë kroate dhe anythingforagreencard.com? Fare nuk isha ofenduar. Derisa nuk e kam kërkuar në google atë lloj të web faqeve për takime dhe e kam kuptuar se pothuajse asnjë prej tyre nuk na ofron meshkujve. As edhe për takime joformale.

Çfarë, nuk jemi më të dëshirueshme? Reputacioni ynë si lloji më i bezdisshëm i grave të Ballkanit ka arritur tek të tjerët. Ne kemi zë të lartë, jemi shumë kritike, shumë verbale, të komplikuara, të vetëdijshme, posesive, nevrotike, arrogante, vështirë për t’u trajtuar, të pajisura me një fitil të shkurtër dhe temperament të keq, të bindura se jemi të veçanta dhe të dhëna nga zoti. Oh, prisni, sapo kam përshkruar të gjitha motrat e mia në rajon. Kohëve të fundit e kemi shtuar një tjetër tipar në listën tonë të gjatë. Sipas një studimi të vogël që kam bërë në mes të disa shokëve të mi, femrat janë bërë tepër të pavarura.

Ato janë bërë aq të pavarura sa kanë guxim të bëjnë atë që vetëm 20 vjet më parë është konsideruar e pamendueshme. Ato u afrohen meshkujve të parat. Ato janë të drejtpërdrejta. Dhe gjëja më shokuese kur u afrohen drejtpërdrejt meshkujve – qëllimi i tyre i vetëm nuk është të martohen me ta dhe të rrisin fëmijët e tyre. Loja e lashtë e grabitqarit dhe gjahut ka përjetuar një ndryshim të papritur të rregullave dhe djemtë tanë janë plotësisht të hutuar. Zonja, dikur kemi qenë sfidë dhe tani jemi lehtësisht të arritshme. Besoni apo jo, sipas meshkujve tanë alfa, ne jemi edhe më pak interesante. Me sa duket, ata kanë dëshirë të na sillen rrotull. Atyre u pëlqen kur ne pranojmë përpjekjet e tyre, por jo nëse e bëjmë atë shumë shpejt apo shpesh. Roli i grabitqar është i tyre, roli ynë është të mbajmë interesin e tyre duke u bërë kinse jemi vështirë për t’u zënë. Ose diçka e tillë, jam humbur duke i dëgjuar këto teori.

Ndonjëherë, kur ato u afrohen meshkujve, femrat as nuk duan marrëdhënie. Përgatiteni veten, disa femra zgjedhin të jenë vet. Këtu vjen një koment shovinist nga shoku im: “Ato që zgjedhin të jenë vet ose janë të shëmtuara ose të trasha, me siguri të dyjat.” Lajm i shkurtë për ata që pajtohen me këtë deklaratë, ato që janë vet nuk janë të shëmtuara, të trasha, budallaqe, materiale të këqija për lidhje. Ndonjëherë ato që janë vet bëjnë një zgjedhje të ndërgjegjshme që të përqëndrohen në veten e tyre. Diku në mes të shikimit të filmave të vizatuar të Disney-t dhe kërkimit të Annie Hall të brendshme, kemi vendosur që të qenurit perëndeshë shtëpiake thjesht nuk është mjaft për ne. E fituam mundësinë për të bërë atë që gjyshet dhe nënat tona nuk kanë mundur. Kemi filluar të punojmë dhe të fitojmë të hollat tona, dhe e kemi kuptuar se jemi të lejuara të krijojmë jetën tonë para se të bashkojmë forcat me një mashkull.

E fituam një mundësi të bëjmë qëllimin tonë në jetë dhe të mos ndjekim rrugën e traditës, dhe do të jemi gra, nëna dhe partnere më të mira për shkak të kësaj. Sigurisht, të ndjekësh karrierën tënde dhe të realizosh ëndrrat tuaja vjen me një çmim. Shpesh e gjen veten vetëm.

Në rast se pyeteni se çfarë ka bërë kjo vajzë e zhurmshme, e vetëdijshme, nevrotike nga Ballkani më 14 shkurt, ja një përmbledhje e shkurtër dhe e sinqertë. Nuk do të bëhem kinse e kam festuar përplot gëzim faktin që jam vet. Dita e Shën Valentinit ishte e mbuluar me një shtresë të hollë të dëshpërimit. Krejt ndryshe nga ditët e mia të adoleshencës kur të gjitha pallomat brenda rrezes së një mijë milje më parë dëshironin të bënin vetëvrasje se të thithnin lumenjtë e trishtimit që dilnin nga sytë e mi. Jam pjekur.

Së pari e kam bindur veten se për nga mendtë jam një femër e përsosur. Fizikisht, ka vend për përmirësim, por asgjë që shoku im Max Factor dhe gjumi i gjatë i bukurisë nuk mund të rregullojnë. Nga ana tjetër, pse të rregulloj ndonjë gjë? Bukuria ime e brendshme është karakteristika ime më e mirë dhe unë do të jem e dashuruar për atë që truri im mund të bëjë, e jo për atë që trupi im tregon. E kam shikuar “Oficieri dhe zotëria (An Officer and a Gentleman)” dhe e kam derdhur një lot të vogël kur Joe Cocker ka kënduar me zërin e tij të çjerrur se dashuria na dërgon aty ku përkasim. Ishte vetëm një moment patetik dhe i ulët. Gjatë një krize imagjinare hipoglikemike (mënyrë e mirë për të shpjeguar ngrënien vonë natën) dhunshëm e kam pyetur nënën time nëse mund të hapë një kuti me çokollata të cilën ajo e kishte blerë për dikë tjetër. “Mami, është Dita e Shën Valentinit dhe unë jam vetëm. E meritoj këtë kuti”. Ajo më dha çokollatat dhe një përgjigjje sarkastike: “Po, e shoh se nuk je mirë sot.”

Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.

Ilustrimi: Michael Ostermann

Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë BLOG nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara. 

Write a Comment

art