Kohëve të fundit dy herë disa shokë janë tallur me mua, të dy herë në mënyrë shumë të ngjashme. Një koleg i punës shkoi në Facebook-un tim dhe u bë kinse është unë pikërisht në mënyrën në të cilën frikësohem të më shohin të tjerët: si një palaqo i huaj që po kalon tepër mirë në një mjedis që është tepër dashamirës për natyrën e tij në thelb grabitqare. Pastaj, po ashtu në Facebook, disa shokë tjerë më kanë kritikuar plotësisht, sepse e kam thënë një frazë në një intervistë për Kosovo 2.0, e cila, e pranoj, tingëllon pakës palidhje.
Më udhëzuan të lexoj “Orientalizmi” nga Edward Said në mënyrë që të mund të kuptoj pak më mirë të metat e mia në përshtatjen kulturore, dhe të shkruaj një punim me titullin “Elementet e vetë-kritikës”. Të shkuarsh diçka mbi vetë-kritikën kulturore duket të jetë një praktikë e mirë. Kjo është një përpjekje e parë; jam i sigurt se do të ketë edhe tjera.
Do të fillojë duke e cituar veten nga ajo skenë e tmerrshme në intervistë, ku unë e krahasoj Prishtinën me vendlindjen time Amsterdamin. Kam thënë: “njerëzit janë shumë të zënë (në Amsterdam), dhe në stres dhe ambicioz për çdo gjë që e bëjnë. Këtu në Prishtinë, është më relaksuese. Njerëzit kanë qejf të çlodhen, të lidhen me njëri-tjetrin, dhe të kalojnë kohë të mirë”. Po, ishte fjali pakës e keqe. Si më tha shoku im, me të vërtetë tingëllon thause në Perëndim njerëzit janë ambiciozë, përderisa në Kosovës njerëzit janë të mirë, por dembela. Sigurisht që nuk e kisha menduar ashtu. Gjuha është një gjë e ndërlikuar, dhe është tepër vështirë të përshkruash një vend si Prishtina dhe ta krahasosh atë me jetën në, për shembull, Amsterdam. Vendet, për shumë arsye të ndryshme janë të pakrahasueshme.
E po atëherë si t’u përgjigjem njerëzve që më pyesin pse jam shpërngulur këtu? Që nga hera e parë kur e kam përjetuar atmosferën e Evropës Juglindore, kam qenë në kërkim të mënyrës se si t’a përshkruaj. Pothuajse në çdo tubim social ku njerëzit nuk kanë për çfarë tjetër të flasin, më pyesin se çfarë më pëlqen aq shumë këtu. Pas pyetjes: “Përse Ballkani?”, përgjigja “sepse më pëlqen” shpesh nuk e kënaq pyetësin. U mundova të gjej arsye tjetër. Fraza e lart-cituar nuk është rezultat i naiviteti apo injorancës, në fakt kam menduar mjaft shumë rreth saj!
Përderisa e shkuaj këtë, përpiqem dëshpërimisht të riformulojmë fjalët. Problemi më i madh qëndron në krahasimin e dy kulturave. Në jetën time të Prishtinës, axhenda ime është jashtëzakonisht bosh sepse takoj shokët në rrugë ose i thërras në minutën e fundit. E di se kur nga kjo përfundoj se ‘njerëzit në Evropën Juglindore përgjithësisht nuk bëjnë shumë plane’, jam duke përgjithësuar dhe ndaj duke e përfillur faktin se nuk ka ‘një kulturë’. Shumë njerëz në Prishtinë kanë jetë shumë të strukturuar. Nëse them se njerëzit këtu janë ‘më të relaksuar’, do të përfilli faktin se shokët e mi në shtëpi janë njerëzit e llojit më të relaksuar, të cilët kanë dëshirë të kalojnë gjithë kohën e tyre të lirë nëpër anije, pas lojrave kompjuterike, në bare apo kinema.
Problemi më i madh në krahasim të kulturave është në personin që e bën atë. Dëgjoj shumë të huaj në Prishtinë që flasin për zakonet dhe kulturën në Kosovë në një mënyrë që është disi irrituese. Kryesisht për shkak se shumë të huaj janë në Prishtinë me mision për të ndryshuar vendin. Të jemi të sinqertë, shumica prej nesh madje paguhemi për të “nxitur ndryshimin”. Perdja e korrektësisë politike perëndimore mezi fsheh aluzionin se “shqiptarët nuk e kuptojnë se ajo që ata janë duke menduar apo bërë është e gabuar”. Mendoj se korrektësia ime politike më çon në një rrugë tjetër të çuditshme, ku bëj të kundërtën. Kam prirje të lavdëroj kulturën shqiptare për tiparet e saj pozitive. Mendova se kjo buk do e lëndonte askënd. Por në dreq, prapë në fund shihem si racist.
Më merr mendja që kjo është ajo që ndodh kur njeriu lëviz nga vendi në vend. Efekti i të qenit i ballafaquar me dallime të shumta, me siguri se do të rezultojë ose në arrogancë ose pozitivizëm të gabuar. Pa marrë parasysh sa të zgjuar jemi, gjithmonë do të jemi të ngjitur për vlerat që i kemi mësuar si fëmijë. Të kuptosh zakonet dhe vlerat e tjetrit kërkon vëzhgim të vazhdueshëm, sasi të madhe të ndjeshmërisë dhe, ndoshta më e rëndësishmja, kuptim shumë të thellë të strukturave që formojnë shtresën bazë të një kulture. Prandaj një emigrant në Kosovë duhet gjithmonë të kuptoj gabimet e tij të pashmangshme kulturore. Duhet të vazhdoj të dëgjoj, të ri larg konkluzioneve të shpejta apo antropologjisë së lirë dhe duhet të mësoj rrjedhshëm gjuhën shqipe. Unë më mirë që nga tani të përmbahen nga intervistat televizive, pasi që pyetja e parë gjithmonë do të jetë: “Pse ke ardhur këtu?” Apo, ndoshta duhet t’i kthehem përgjigjes së thjeshtë: “Më pëlqen këtu”.
Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.
Ilustrimi: Isolde Woudstra & The Wild and the Innocent
Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë BLOG nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.