Infermierja dhe unë përlahemi. Ajo këmbëngul se kam dhimbje në stomak për shkak të një virusi. Më në fund, unë flas: e pranoj se me siguri është stresi. “Oh, më vjen aq keq! A ke folur me dikë për këtë?” më pyet ajo. I përgjigjem duke i dhënë një nga shikimet e mita më të mira të a e ki përnime, përderisa ajo insiston se edhe ajo “ka kaluar nëpër të njëjtën gjë” dhe se kam nevojë për ndihmë. Sinqerisht dyshoj në të dy gjërat.
Sa u përket emocioneve jam njeri i shpellave: e zëshme, e vrazhdë dhe intensive. Ka shkarravina të ndryshme në muret e shpellës sime, dhe ato në fund të gjitha e tregojnë të njëjtin tregim. Pasi që është tregim evropian, dhe personazhi im nuk duhet me doemos të përmbush ëndrrën amerikane të argëtimit të publikut, nuk është me të vërtetë një tregim me fund të lumtur. Unë zakonisht thjesht veproi krejt Bam-Bam nëpër sende dhe e nxjerri disi vetën nga situatat, duke u shfaqur edhe më flinstoneske se që fillimisht e kam paramenduar të jem. Kështu i zhgënjej njerëzit dhe përmbylli çdo tregim si një shfaqje fantastike me vetëm një njeri që lidh plagët.
Pasi që jam rritur në Bullgarinë e pas komunizmit jam mësuar si të jem edhe gjahtare edhe mbledhëse. Kjo është një gjë kulturore. Ne thjesht i bëjëm gjërat vetë dhe urrejm të pyesim dikë për ndonjë gjë. Sidomos ndihmë. Ne i bëjmë të gjitha gjërat vetë gjatë jetës, vetë ndreçim banesat, veturat, marrëdhëniet tona; madje edhe vetë i përcaktojmë vetës antibiotikë. Dhe nuk jam tamam e sigurt nëse kjo është për shkak se nuk besojmë që të tjerët mund të bëjnë punën më mirë se ne, apo thjesht jemi tepër krenar për të kërkuar ndihmë.
Banesa ime në Boston është praktikisht vite të dritës përpara shpellës sime. Kjo është kryesisht sepse kemi punëtorë të mirëmbajtjes. Ata i ndërrojnë poqat për ne, dhe gjithashtu mund të konkludoj e gëzuar që asnjëherë nuk më ka zënë rryma prej që kam arritur këtu. Por ende jam shumë e dyshimtë rreth gjithë kësaj gjëje të ndarjes. Një alter ego tamam, Bam-Bami im nuk i ndan ndjenjat e tij. Ai vetëm u mëshon njerëzve fort në kokë kur hidhërohet dhe pret që momenti të kaloj. Sepse ai nuk flet për probleme, vetëm zemërohet.
Në këtë anë të oqeanit, të gjithë bombardohen me reklama për libra të vetë-ndihmës, ilaqe kundër depresionit, terapistë, kurse për menaxhim të zemërimit, grupe të ndihmës dhe kisha. Dhe të gjithë këto sjellin shpëtim dhe paqe. E gjitha varet sa para ke për të shpenzuar në to. Kështu që njerëzit kërkojnë ndihmë. Dhe gjithashtu e marrin atë. Cilësia e saj ndonjëherë është disi e dyshimtë, por në fund të fundit vetë akti kultivon besim tek të tjerët dhe, deri në një masë, lehtësim.
A është kjo një mënyrë më e lumtur e jetesës? Më praktike? Më e mirë për ruajtjen e vetës?
Nuk e di, ndoshta.
Pasi që kam mbijetuar jetën në Sofje dhe udhëtimin nëpër Ballkan, ndjehem sikur gjithsesi mund t’ia dal në rastin e një apokalipsi, por nuk jam aq e sigurt se si të mbijetojë një shoqëri të varur në ndihmë. Sepse në shpellën ku jam rritut, njerëzit shkonin tek një terapist vetëm nësë ishin të çmendur, merrnin hapa nëse ishin të sëmurë dhe shkonin në kishë nëse ishin të vjetër. Më kanë mësuar të gjej forcë në veten time, dhe të mos mbështetem në askënd tjetër për ndihmë. Gjë që më ka shërbyer mirë atje, dhe më ka lënë të vetmuar këtu. Është një marrëdhënie të cilës i është shkruar të dështoj, sepse nuk varet në ndarje, por është e ndërtuar mbi dyshim dhe paranoj që nëse ti e lë shpellën tënde për t’u shoqëruar, do të hysh në ferr. Sepse ferri janë njerëzit e tjerë.
Dhe ashtu është. Ferri janë njerëzit e tjerë, kur rri në errësirën e shpellës tënde ku e gjitha që sheh janë hije të çmendura, të cilat me siguri se mund të duken si nga ndonjë film i Hitchcock-ut dhe të të shtyjnë të çmendesh. Sidomos kur nuk mund të lidhesh me atë që nuk mund ta shohësh, apo jo? Por procesi i daljes nga shpella mund të jetë po aq i dhimbshëm dhe po aq i vështirë dhe gjithashtu po aq pa kuptim sa përpjekja të notosh në anën tjetër të oqeanit.
Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.
Ilustrimi: Henrietta Harris
Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë BLOG nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.