Njerëzit

Autori i ditës

Cristina Marí

E kanë thirrur Revolucioni spanjoll

Më 15 maj 2011 diçka ka ndodhur,…

Shiko të gjithë autorët

Arkivi
2013

Maj (51) Prill (52) Mars (56) Shkurt (55) Janar (62) Më të vjetra

Marrja në pyetje: Një dolli me vëllezërit e mi serb në blu

Nga: Nate Tabak

Mori vetëm 115 orë për të udhëtuar nga Prishtina në Berkeley, qytet universitar pranë San Franciscos që e thërrisnja shtëpi deri në gusht. Ajo s’ishte asgjë më pak se një mrekulli e vogël.

Si dola nga Beogradit, në një tren ndërkombëtar për në Budapest, një grup i policëve pa të arsyeshme për të kontrolluar gjërat e mia personale në tërësi. Ata gjetën një dhuratë për Krishtlindje për nënën time: një poster të mbështjellur të dekoruar me parullën e pavarësisë së Kosovës "Bac u kry!" dhe një imazh të udhëheqësit të njohur të UÇK-së Adem Jashari.

Ups.

"Çfarë është kjo?" polici kryesor më pyeti me një të qeshur, ndoshta i impresionuar nga akti im i moskujdesisë i cili kufizohet me marrëzi absolute.

"Suvenir," u përgjigja unë, përderisa humbasëshin pikat shtesë që i kam fituar për të thënë se kam qenë në Serbi për dy muaj e gjysmë të fundit.

"Terrorist. Ne e kemi vrarë atë, ju e dini," tha ai duke iu referuar Jasharit.

"E di," u përgjigja unë, duke menduar në 4x personat që kanë vdekur.

Polici më këshilloi që ishte një ide shumë, shumë e keqe që të kem një artikull të tillë në Serbi. Megjithatë, ai dhe kolegët e tij gjithashtu ishin të impresionuar që unë kam zgjedhur šljivovica serbe si dhuratë për ditëlindje një mikut në Berkeley.

Unë mund të isha një simpatizant i terroristëve në sytë e policëve, por të paktën kam respektuar traditën e jashtëzakonshme të vendit të tyre në pjekje të rakisë.

Jurisprudenca mbizotëroj në fund, dhe policët u zhvendosën përderisa unë qetësojsha nervat e mia me një shishe të vogël të vinjakut. Tani, Jarshari mbikëqyr dhomën e ngrënies të prindërve të mi.

 

Tregimi origjinal është shkruar në gjuhën angleze.

Foto: Micah Escamilla.

Write a Comment

art