Njerëzit

Autori i ditës

Cristina Marí

E kanë thirrur Revolucioni spanjoll

Më 15 maj 2011 diçka ka ndodhur,…

Shiko të gjithë autorët

Arkivi
2013

Maj (51) Prill (52) Mars (56) Shkurt (55) Janar (62) Më të vjetra

Kufijtë

Nga: Anita Mitić

Ka kufijë që na ndajnë. Të vizatuar në hartë. E ndajnë një vend nga tjetri. Por ka edhe kufijë që ne i bëjmë. Kufijë që janë rezultat i vendimeve tona.

Në vendet e ish-Jugosllavisë ekziston një nevojë e madhe për të qenë ndryshe. Dhe për shkak të historisë së luftës kjo nevojë është plotësisht e kuptueshme. Por deri në çfarë mase e bëjmë këtë? Deri në cilën masë ju e bëni?

Në vitin 2009 e kam vizituar Kosovën për herë të parë. Kam qëndruar atje 6 ditë. Kur jam kthyer në shtëpi, pasi që kam fjet dhe i kam grumbulluar të gjitha mbresat, e kam kuptuar se gjithçka që kam dëgjuar me vite ishte gënjeshtër. Atëherë kam vendosur mos t’i dëgjojë më të tjerët. Por vetëm të besoj atë që e shoh. Jam duke e ndërtuar mendimin tim për vite me rradhë. Dhe sa herë që shkoj në Kosovë, kuptoj diçka të re.

Kur kam dëgjuar për herë të parë se një djalë nga Kosova nuk mund të ulet për kafe me mua sepse unë jam serbe, isha e befasuar. Ai më sheh si anëtare të një populli që i ka shkaktuar dëme të mëdha atij dhe njerëzve të tij të afërt. Dhe ka shumë njerëz që ndihen ashtu. Por kur është në rregull të mos ndjehesh më armiqësi ndaj dikujt, vetëm sepse ata i përkasin një kombësije tjetër? Sa vite duhet të kalojnë? Pesë, dhjetë, pesëdhjetë, njëqind? Nëse ne nuk ndryshojmë me kohën në të cilën jetojmë, ajo kohë kurrë nuk do të vijë. Unë nuk kam kohë të pres për këto ndryshime. Unë duhet t’i krijoj dhe jetoj këto ndryshime.

Asesi nuk mendoj se e kaluara duhet të harrohet. Duhet të përballemi me krime dhe duhet t’i kujtojmë viktimat. Por si do e kuptoj dikush që nuk dëshiron të komunikojë me mua se unë di për krimet në Podujevë, Suharekë, Shtërpce, Pejë...

Një pjesë e familjes sime jeton në Kroaci. Gjatë luftës ushtria serbe ka vrarë të afërmit e mi që janë kroatë, kurse ushtria kroate ka vrarë të afërmit e mi që janë serbë. Kë duhet të urrej unë?

Prandaj po kthehem në pyetjen se ku janë kufijtë? A është në rregull vetëm nganjëherë të pish kafe me dikë nga Prishtina/Beogradi, apo lejohet ndoshta edhe të dashurohesh me dikë që është i kombësisë “tjetër”. Duhet të kuptojmë që ne jemi ata që i vendosim dhe largojmë këta kufijë. Dhe askush nuk do i largojë për ne, nëse ne vetë nuk i largojmë.

Për fat të mirë, njoh njerëz që çdo ditë i shtyjnë kufijtë e tyre. Dhe së bashku me ta, edhe unë i shtyj kufijtë e mij. Ka njerëz të rinj që nuk më vënë në kategorinë e “serbes” dhe për të cilët unë jam vetëm Anita.

Në Prishtinë gjithmonë do të ndjehem e mirëpritur, edhe pse askush nuk dëshiron të pij kafe me mua. Sepse në të vërtetë, kufijtë mes njerëzve nuk ekzistojnë. Ekzistojmë vetëm ne.

Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën serbe.
Ilustrimi: Aernout Overbeeke
Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në BLOG nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.

Write a Comment

art