“Do të pikëllohem shumë”, më tha gjyshja kur i thashë se do të kërkoj punë jashtë vendit pasi të kam diplomuar.
“Por pse?” e pyeta.
“Do të jesh aq larg,” u përgjigj ajo.
“Por do të jem më e lumtur”, këmbëngula unë.
Ajo vetëm i ngriti supet dhe sytë i’u mbushën me lot, duke qenë që teoria e saj në jetë është se familjet duhet të rrinë së bashku pa marrë parasysh sa rëndë dhe e pakuptimtë kjo mund të jetë për individin. Teoria, e cila mund t’i aplikohet tërë shoqërisë sonë, e ka mundësuar kalimin nga patriarkalizmi në partiarki në vitet e ‘40-ta, duke i lënë bullgarët protokomunist shumë të pikëlluar pas vitit 1989, sikur një kuazi-frymë e përkatësisë ishte zbehur.
Ka disa ligje të familjes të cilave ne duhet t’u përmbahemi përderisa rritemi: gjithmonë rri së bashku, gjithmonë mbështet njëri-tjetrin dhe gjithmonë ndihmoju të afërmve tuaj. Sigurisht, e gjithë kjo është shumë e bukur. Deri sa nuk është.
Është e natyrshme për të gjitha llojet e kafshëve, duke na përfshirë edhe ne homo-Balkanicus, që të lëmë strofullën familjare dhe të bëhemi të vetë-qëndrueshëm. Mjerisht, kjo nuk ndodh këtu. Edhe pse njerëzit nuk jetojnë jetë të lehtë dhe ata duhet të merren me probleme, është një ndjenjë e gjithëpranishme që dikush do të jetë gjithmonë aty për të pastruar rrëmujën. Prindërit gjithmonë do të të japin para kur ke nevojë për to, do të paguajnë telefonin, arsimin dhe ushqim tënd dhe madje edhe do të blejnë një shtëpi kur të martohesh. Gjyshja do të të dërgojë parcela me ushqim dhe do të të fut para në xhep kur të shkosh për vizitë. Kjo krijon përshtypjen e përgjithshme që dikush gjithmonë do të kujdeset për ty dhe ofron pak nxitje për të bërë diçka vetë. Të afërmit do të rrinë me ty edhe nëse ata me të vërtet nuk duan ta bëjnë këtë.
Kur flasim për ndotjen perëndimore kulturore, mendojmë në kolonizmin e coca-colës dhe ushqimit të shpejtë, por ajo që shpesh e injorojmë është roli i individit dhe sa ata ndjehen të fuqizuar. Rrallë ndodh të jësh i ulur në restorant diku në anën tjetër të ish perdes së hekurt dhe të dëgjosh nënat që u bërtasin fëmijëve të mos vrapojnë sepse do të rrëzohen. Fëmijët do të vrapojnë. Ata do të rrëzohen. Do të vendosen hanzapllasta dhe darka do të vazhdojë. Nënat nuk do të jenë tepër mbrojtëse dhe fëmijët do të vazhdojnë të mbijetojnë.
Sigurisht, kjo do të konsiderohej e turpshme këtu. Njerëzit do të gjykojnë, ata do të flasin dhe tregojnë me gisht nëse ti nuk e disiplinon fëmijën tënd. Ata madje mund edhe të të afrohen dhe të ofrojnë këshilla miqësore. Që është edhe arsyeja pse shpesh e përdorim shprehjen “Çfarë do të thonë/mendojnë njerëzit?” Këta “njerëz” mitik, për identitetet e të cilëve shpesh e kam vrarë mendjen kur isha fëmijë, janë një bi-produkt i atij mekanizmit të mbijetesës që na ngjit na bashku, deri sa lidhjet tona familjare të bëhen rrjeta të merimangës.
Mund ta mendosh këtë në aspektin e serialit “Lost”. Ke një grup të njerëzve të ndryshëm që janë rrëzuar në ishull, dhe i ke të Tjerët. Të dy grupet ndihen të kërcënuar nga njëri-tjetri, sillen si të çmendur dhe përpiqen të rrinë së bashku. Dhe është po aq e mistershme, dhe shkakton formimin e llojeve të ndryshme të marrdhënieve jofunksionale të bashkë-varësisë.
Ne presim shumë nga njëri-tjetri, dhe këto pritshmëri të mëdha na lënë të ndjehemi të kufizuar. Nuk jam duke thënë që duhet të bëjmë si eskimezët dhe të braktisim njerëzit e vjetër në blloqet e akullit ashtu që ata të vdesin, por ndoshta duhet të fillojmë të ndahemi nga idea e para-globalizimit e grupimeve familjare, klaneve dhe vazhdimësisë së trashëgimisë. Sepse me të vërtetë nuk jemi duke i bërë nder njëri-tjetrit kur krijojmë një atmosferë super të sigurtë dhe thërrasim “ujku” sa herë që shohim një guralecë në rrugë.
“Duke e quajtur vëllain tim (ashtu si ka dashur), nëna ime e prishi traditën një shekullore të emërtimit të njëtë të mashkujve në familjen tonë”, tha një shok i imi. Mendoj se do të zgjedh të eci në gjurmët e nënës së tij dhe të largohem nga fundi matriarkal i gjyshës sime. Duke e refuzuar atë si Jezusin tim personal do të thotë se nuk do të përdorë fundin e sipër përmendur si parashutë kur filloi të bie. Por mendoj se më me dëshirë do të investojë besimin tim në hanzapllastë dhe trimërinë time të pasigurt.
Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.
Foto: Malingering
Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë blog nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.