Ishte e Hëna e Maratonës këtë javë në Boston, kështu që kam dalur dhe kam shikuar me qindra njerëz që mundoheshin të arriijnë tek milja e 26-të. Deri sa turma i përshëndeste dhe u kujtonte se sa të mirë janë pa marrë parasysh sa herë ndaleshin për të kapur frymën, u ndjeva sikur përjetova një pagëzim kulturor. Kam marr më së shumti reagime kur kam vrapuar në parkun në shtëpi. Më bërtit një grua me një qen shumë të madh, i cili më ndjeku, dhe një grup i djemëve i mirëpriti përpjekjet e mija pesë minuta më vonë. Kështu që vendosa që vrapimi është një aktivitet tepër i rrezikshme për mua.
Edhe që, populli im nuk është vrapues; ne kemi nevojë për arsye për të lëvizur, përtej qëllimeve të mira. Ne preferojmë distanca më të shkurtra që nuk kërkojnë përpjekje të mëdha, ndryshime të mëdha ose nyje të lënduara. Për ne, vrapimi duket i pakuptimtë. Është djersë e panevojshme, kur mund t'a marrish me ngadalë. Pra, sipas neve, njerëzit që përpiqen të vrapojnë, pavarësisht nga qentë që mund t'i ndjekin, ngjajnë me Forest Gump. Simpatikë, por absolutisht të marrë. Përpjekja jonë më e madhe ishte në vitin 1989, por edhe atëherë ishte një hap i shkurtër, i cili na shkaktoi vetëm parehati të vogël dhe ndezje të lehtë të muskujve. Të dyjat u harruan shumë shpejt.
Dhe përderisa '89-a ishte një hap i vogël drejt demokracisë, gjithashtu ishte një hap i madh për ata që vendosën të largohen nga vendi. Për shumicën e atyre që u larguan, ideali perëndimor, i cili e feston vetminë e vrapuesit në distanca të gjata, duket i çuditshëm dhe kapriqoz. Sepse nëse i'a arrin të largohesh nga shoqëria në të cilën je rritur, e ke detyrim ndaj vetes të mos ndalesh disa metra larg cakut. Dhe për shkak se ka mënyra të tjera, më diskrete, nëpërmjet të cilave mund të luftosh për atë në çka beson, pa e shkatërruar veten në proces. Edhe që kjo gjithashtu do të thotë se heroizmi yt do të mbetet personal, dhe nuk do i bëj tifozët e Bruce Willis të t'duartrokasin.
Dallimi kryesor, në maratonë, është se në shtëpi askush nuk do të mbështes nëse ndalesh për të kapur frymën, ose nëse tërësisht heq dorë. Për shkak se shoqëria jonë nuk e toleron dështimin, përkundrazi, ajo gëzohet kur njerëzit dështojnë. Ndoshta edhe do të t'fishkëllojnë shpesh, dhe kjo duhet të jetë e mjaftueshme të dëshirosh të provosh që mund të bësh çdo gjë. Nuk ka ndonjë mekanizëm sigurie që të ndihmon të rimëkëmbesh kur dështon. Dhe gjithashtu është dashuri e vështirë gjatë gjithë rrugës deri në cak, sepse askush nuk do të inkurajoj, përveç nëse i pranon nxitjet e vogla si përkrahje të madhe të egos.
Shoqëria perëndimore, nga ana tjetër, është e kujdesshme. Ajo të përkëdhel dhe ndjehesh sigurt nëse dështon, sepse gjithmonë do të jetë dikush që do të mbështet kur të heqësh dorë. Mund të punësosh dikë që të ofron biseda përkrahëse, dhe mund të mbështetesh në faktin që njerëzit do të kuptojnë se depresioni yt nuk është shenjë e dobësisë, por një fazë kalimtare emocionale. Mund të jesh hero. Dhe të të lavdërojnë për këtë.
Si dikush që ka mësuar si të vrapoj para se të mëson se si të merret me xhoging si duhet, nuk jam e sigurt nësë kjo është gjë e mirë apo jo. Dhe përderisa kulturalisht ndjehem si djali në karrocë i cili është duke shikuar maratonën, e di që unë, si pjesa tjetër e ekipit të vrapuesve të huaj, kemi arritur të kapërcej pengesa më të mëdha se largësia në mënyrë që të jemi këtu ku jemi tani. Gjithashtu, pa pasur dikë të na ofroj ujë, ose të na përkrah, kur u ndjemë se nuk ka mundësi të bjëmë edhe një hap tjetër. Sepse kështu funksionon kampi ballkanik i trajnimit.
Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.
Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë BLOG nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.