Njerëzit

Autori i ditës

Milan Djurasovic

Kriza e identitetit

“Cili është identiteti im?” është një pyetje…

Shiko të gjithë autorët

Arkivi
2013

Maj (50) Prill (52) Mars (56) Shkurt (55) Janar (62) Më të vjetra

Liria e shtypit e Austrisë e varrosur në harresë

Nga: Teresa Reiter

Në vitin 1867 perandori Franz Josef I e ka përcaktuar me ligj të drejtën lirisë së shprehjes në fjalën e shkruar dhe të folur në Austri. Pak e ka ditur ai se sa shumë sot do e marrim si lehtë të garanuar këtë të drejtë.

Në vendin tim është pothuajse plotësisht e sigurt të punosh si gazetar. Jemi në pozitë me fat që të jemi të lirë për të shkruar çfarëdo gjëje që dwshirojmw, pa na shqetësuar askush. Në vend që të përdorim këtë gjendje të luksit për t’u hyrë më thellë artikujve apo edhe për të kritikuar ndonjë gjë, ne vetëm jemi duke kopjuar shënimet stenografike nga agjencitë e mëdha të lajmeve. Gazetaria hulumtuese pothuajse nuk ekziston në mbulimin e përditshëm të ngjarjeve. Ajo u bë diçka e jashtëzakonshme që i është lënë një elite shumë të vogël të gazetarëve me të cilët ngadalë jemi duke u mërzitur. Në këtë moment jemi duke i mbytur lexuesit tonë në një sasi të madhe të artikujve jo frymëzues dhe jo shumë të guximshëm.

Lehtë është t’i qëllosh arsyet. Nga njëra anë, gazetaria hulumtuese merr shumë kohë dhe për këtë arsye kushton shumë. Përveç kësaj, më vjen keq të them se thjesht jemi dembela. Edhe ndër gazetarët më të talentuar austriakë vështirë se dikush duket shumë entuziast për të lënë tavolinën e tij/saj dhe për të shkuar në terren për lexuesit e tij/saj. Gazetari mesatar austriak është një përtac. Artikujt e mëdhenj bëhen në zyret e tyre. Ata vendosin se si do të duket artikulli para se të bëjnë edhe një telefonatë të vetme dhe pastaj kërkojnë citatet për të justifikuar teorinë e tyre. Ata janë bërë punonjës të zyrës. Shumë kohë më parë kanë hequr dorë nga idealet e tyre, pasioni i tyre është venitur.

Situata ka ardhur deri në atë pikë që Reporterët pa kufij të Austrisë kanë ndjerë nevojën të nisin revistën e tyre të lirisë së shtypit duke thënë se nuk ka vend të mjaftueshëm për raportim të pavarur në skenën ekzistuese të mediave. Kjo revistë do të duhej të adresonte mungeswn e gazetarisë së drejtë e tw mirwfilltw hulumtuese. Shumë e mirë për të qenë e vërtetë? Nwse sheh nga afër se kush po kontribuon në këtë revistë mund të lexosh emrat e personazheve kryesore në gazetari austriake – njerëzit e njëjtë që me sa duket nuk janë në gjendje të promovojnë gazetarinë hulumtuese në gazetat e tyre. Ata të gjithë janë mysafirë të mirëpritur në diskutime të mediave, ku disa prej tyre kalojnë më shumë kohë duke folur rreth përmbajtjes se sa duke e krijuar atë.

Pyes veten se kë po mundohemi të mashtrojmë. Çfarë është dobia e gjithë lirisë së shtypit nw botw nëse ajo është duke u varrosur në harresë? Cila është poenta e të paturit një super sexy "revistë të informacionit të lirë" nëse nuk jemi të gatshëm të identifikojmë rrënjët e problemit? Mungesa e vetëdijes mbi atë se cili është roli i gazetarisë së cilësisë së lartë në demokraci nuk është një problem i hapësirës. Bëhet fjalë për qëndrim. Kemi arritur në një pikë ku e marrim lirinë si një gjë të dhënë dhe kemi humbur interesin në përdorimin e drejtave tona për të ndikuar në ndonjë ndryshim.

Në vitin 2011, Austria ishte numër 5 në listën botërore për liri të shtypit të hartuar nga Reporterët pa kufij. Kuptimi i këtij vendi të 5-të humb nga pak vlerë çdo ditë që ne ulemi në zyrat tona duke e lavdëruar vetën dhe duke qenë plotësisht arrogant. Ne nuk e meritojnë këtë vend të 5-të për aq kohë sa ne nënçmojmë funksionin tonë në një shoqëri demokratike dhe nuk guxojmë të jemi gazetarët që mund të jemi.

Jam gazetare me orar të plotë për më pak se një vit. E paramendoj që kolegët e njëjtë që sot janë duke u tallur me pasionin tim me buzëqeshjet e tyre patronizuese gjithashtu kanë pasur ëndrra disa qindra vjet më parë. Sot ata e përdorin fjalën “entuziazëm” sikur të ishte një sëmundje të cilën më duhet të tejkaloj nëse dua të jem gazetare serioz. Ata po mundohen të më tregojnë si të përshtatem. U dëshiroj sukses. Unë vëshitrë trajnohem.

Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.
Ilustrimi: Brian Downs
Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë BLOG nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.

Write a Comment

art