Nuk është puna te ti, por te unë.
Kjo është shkurtimisht ajo që i kam shkruar qiradhënësit tim, Agonit, kur jam ndarë nga ai.
Përderisa është fakt që kam gjetur një vend më të mirë, më të lirë, në një lokacion shumë më të mirë, e vërteta është se marrëdhëniet tona ishin përkeqësuar që disa muaj. Unë thjesht nuk mund të marrë me qera nga një njeri i cili ishte pronar i banesës në rrugën Ismail Dumoshi, nr. tridhjetë e diçka, përball Magic Parkut, i cili është vend me lojëra për fëmijë, si dhe restorant dhe sallë e banketit.
Në fillim problemet dukeshin të vogëla. Mesazhe të rastësishme që vinin papritmas, duke më njoftuar se do të vij për disa minuta. Zakonisht filloinin me “qysh je, njeri? Dëgjo, OK, ... “ dhe përfundonin me “shikoji faturat”. Si duket ka menduar që nuk jam duke i paguar faturat e ujit, sepse miku i tiji që i sjell ato i kishte thënë ashtu. Unë, në fakt, i paguaja faturat në zyre. Thjesht nuk isha në banesë kur vinte miku i tij që i sjell faturat.
Kam ardhur deri te pika që i urreja këto vizita. Nuk kam asgjë kundër asaj të shoh pronarin 24-vjeçar të lindur në Pejë. Ai ishte një djalë mjaft i mirë. Vetëm ishte pak i çuditshëm, dhe jashtëzakonisht posesiv për çdo detaj të mundshëm në lidhje me banesën e tij, duke përfshirë edhe vendin e dy statujave të drurit me motive fisnore. Takimet me të ishin gjithmonë të lodhshme dhe zakonisht rezultonin me kafe tepër të gjata, gjatë së cilës kohë ai e diskutonte vargun e të dashurave online në Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu ishte i prirur t'iu referohet zezakëvë me fyerje raciste. Buzëqeshja e tij sa herë që i thoshte këto fjalë sugjeronte se ishte duke u përpjekur të lëj përshtypje të mirë tek unë dhe të forcoj miqësinë tonë.
Agoni gjithashtu dukej se e shihte veten në rolin e vëllait të mençur më të vjetër ose babait, edhe pse unë jam tre vjet më i vjetër. Kjo zakonisht manifestohej në këshillat rreth fjetjes me vajzat në Prishtinë, të cilat, po t’i kisha përcjellur, me siguri do të kishin rritur në mënyrë dramatike numrin e njerëzve të cilët mund të thonë se më kanë dhënë shuplakë me arsye të mirë.
Qershori e solli fillimin e fundit. Më ishte prishur bojleri, dhe Agoni erdhi për të inspektuar. Në fund të vizitës, Agoni më referoi tek një pastruese e cila ishte mik i familjes. Banesa kishte nevojë për rregullim që mos te duket aq shumë si vendbanim i një beqari dhe çmimi ishte i mirë. Në fillim ishte super. Teuta vinte çdo dy javë, duke e lënë vendin tim më të pastër dhe më të organizuar se sa që unë mund të kisha imagjinuar. Por pak e dija unë që Teuta raportonte tek Agoni për gjërat që ndodhnin në banesë.
Isha duke u kthyer nga EXIT Festivali në Novi Sad, kur Agoni më dërgoi një seri të mesazheve. Mësova që ai e dinte se isha në Serbi. Kurrë nuk i kisha thënë, vetëm Teutës. Ai gjithashtu e dinte që një vajzë e re po qëndronte në dhomën e zbrazët të gjumit. Dëshironte të dinte se kush ishte ajo, sa kohë do të qëndronte dhe tha që qiraja tani ishte 50 euro më shumë. Një përfaqësues nga agjencia e pronës që kishte gjetur banesën time i përsëriti kërkesat e Agonit, si dhe kërkesën që të gjithë që hyjnë në banesë të heqin këpucët. (Gjë që unë në përgjithësi isha duke e bërë, por nuk e kërkoja nga mysafirët). Përveç që qiraja tashmë ishte tepër e lartë dhe nuk ishte fare e qartë si ishte puna e këpucëve problem i Agonit, më brengoste që Agoni kishte spiun, Teutën.
Pasoi një seri e mesazheve dhe e-mailave të shkurtër, dhe unë vendosa të shpërngulem. Pritja që situata të keqësohet. Ka pasur kërkesa të dyshimta për para, duke përfshirë edhe një pretendim tërësisht të rremë që qiraja nuk ishte paguar.
Por, kur Agoni erdhi për të inspektuar banesën dhe për t’i marrë çelësat, ai solli birrë, vodka dhe çokollatë. U përshëndetëm ngrohtësisht me një përqafim meshkujsh. Ai as nuk dëshiroi të inspektoj vendin. Vetëm dëshironte të pinte ca birra dhe të fliste për kujtime. Më tregoi për të dashurën e tij të fundit virtuale dhe familjen e tij në Pejë. Nuk folëm për muajt e fundit. Unë nuk i thash që ndjehesha i cenuar personalisht nga spiunazhi dhe kërkesat që pasuan. Dhe ai nuk përmendi asgjë në lidhje me atë që unë kam thyer një mori rregullash të papërmendura si qiramarrës i tij. Në fakt, qiradhënësi im më i ri tha që “Unë isha një djalë i mirë”.
Më është dashur të largohem pas disa birrave. Një shikim i ngrysur u paraqit në fytyrën e Agonit. Ai dukej i vetmuar. Edhe një herë u përqafuam me premtime të paqarta për një kafe në të ardhmen e papërcaktuar.
Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.
Foto: JONATHAN CALUGI
Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë BLOG nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.