Njerëzit

Autori i ditës

Cristina Marí

E kanë thirrur Revolucioni spanjoll

Më 15 maj 2011 diçka ka ndodhur,…

Shiko të gjithë autorët

Arkivi
2013

Maj (51) Prill (52) Mars (56) Shkurt (55) Janar (62) Më të vjetra

Ndryshimi fillon në shtëpi

Nga: Hana Marku

Nuk ka shumë hapësirë ​​për dallim në Kosovë. SIpas një narative gjerësisht të përhapur rreth Kosovës, njerëzit e vetëm që jetojnë këtu janë shqiptarët dhe një pakicë serbe. Vetëm një numër i vogël i njerëzve hyjnë brenda kornizave të normalitetit. Në qershor jam zgjedhur të marrë pjesë në një turne amerikane të shtypit rreth çështjeve LGBT në Amerikë. Biseda jonë kombëtare për të drejtat LGBT sapo ka filluar, dhe është e vështirë të flas për këtë këtu pa u bërë objekt talljeje. Nuk jam LGBT aktiviste. Por besoj se kemi përgjegjësi ndaj vetes që të jemi shoqëria më e mirë që mund të jemi. Kjo do të thotë që duhet të kuptojmë që dallimi nuk është kërcënim. Nuk ka “dallim” më të ndjeshëm se të mos jesh heteroseksual në Kosovë. Ka shumë arsye pse shqiptarët nuk e përkrahin homoseksualitetin: feja, tradita, besime të forta rreth gjinisë dhe reputacionit të familjes.

Turpi dhe nderi janë të lidhura në jetën familjare shqiptare. Një djalë apo vajzë gej janë burim i turpit, diçka që duhet injoruar deri sa “të kaloj”. Ka një perceptim që të jesh homoseksual është lajthitje. Por paramendoni çfarë shqiptarët e mi: ka shqiptarë homoseksual midis nesh, dhe ata janë pikërisht si ju dhe unë. Ata duan dhe punojnë dhe dëshirojnë të kenë jetë të lumtur, ashtu si ne. Duhet t’i vije fundi kësaj kulture të mashkujve e cila nuk mund të lejoj që një mashkull të duaj një mashkull ose që një grua të preferoj të jetë me një grua. Hierarkia shoqërore e Kosovës i vë mashkujt në krye, gratë në mes, dhe “gjithë të tjerët” janë të padukshëm. Them kultura e mashkujve, sepse gratë nuk janë ato që rrahin, kërcënojnë dhe vrasin njerëzit haptazi gej, e as ato që i mbushin portalet e lajmeve me fjalë fyese homofobike sa herë që raportohet për çfarëdo që ka të bëjë me LGBT.

Personi i cili më ka lënë më së sumti përshtypje në Turneun e Shtypit të Jashtëm ishte Melina nga New Jersey. Melina është anëtare e Prindërit, Familjet dhe Miqtë e Lezbikeve dhe Gejëve (Parents, Families and Friends of Lesbians and Gays), një rrjet kombëtar që jep informata, këshilla dhe përkrahje të rinjëve LGBT dhe familjeve të tyre. Ajo më tregoi historinë se si ka dalur djali i saj kur ka qenë studentë. Ajo më tregoi për dhimbjen dhe ankthin që e ka ndjerë, ndjenjën se ajo kishte dështuar si nënë, se djali i saj kurrë nuk do të ketë familje, që diçka ishte tmerrësisht e gabuar. Ditën kur i është thënë se djali i saj ishte gej, burri i saj e gjeti duke qarë kur u kthye në shtëpi. E pyeti çfarë nuk ishte të rregull. Ajo i shpjegoi. Ai u përgjigj: “A është kjo e gjitha?” Tregimi im i historisë së saj e bën atë të tingëllojë si një “dalje” e lehtë. Nuk ishte. Ajo brengosej se djali i saj ishte i “dënuar” për një jetë të vështirë. Ndjenja se ka “dështuar” në një farë mënyre të padefinuar nuk u zhduk menjëherë. Por ajo përfundimisht zgjodhi jo vetëm të pranojë djalin e saj, por edhe të bëhet aktiviste dhe burim i mbështetjes për familje tjera. Ishte e bukur të shohësh një nënë që qëndron pranë djalit, dhe që është jo vetëm tolerante që ai është homoseksual, por edhe krenare.

I gjithë legjislacioni në botë nuk mund të shkaktoj ndonjë ndryshim këtu për aq kohë sa të qenit gej është burim i turpit. Gjuha në kushtetutën tonë nuk përcakton në mënyrë specifike se martesa është midis një burri dhe një gruaje, por cila grua këtu do të ketë guxim t’u tregoi prindërve se do të martohet me të dashurën e saj? Ligjet e Kosovës nuk u ndalojnë qytetarëve gej të shërbejnë hapur në ushtri, por cili ushtar dëshiron t’i tregoi njësisë së tij se është gej? Ky është ende një vend ku një bar që sillet miqësisht ngaj gejëve mund të mbyllet thjesht sepse ka qenë “miqësor ngaj gejëve”, ku profesorët e doktoruar do të deklarojnë publikisht se homoseksualizmi është një sëmundje dhe/ose mëkat, dhe prindërit do të shtiren me vite me rradhë se fëmijët e tyre gej thjesht “janë duke kalon nëpër një fazë” ose “nuk e kanë takuar personin e duhur.”

Nuk pajtohem me mendimin se të drejtat LGBT disi janë një trend apo çështje e preferuar në të cilën OJQ-të kanë vendosur të punojnë sepse “ndërkombëtarëve” u pëlqen. Diçka nuk është në rregull kur një person në këtë vend mund të izolohet, kërcënohet, trajtohet si person i sëmurë apo njeri i çoroditur, për diçka që është thelbësore për atë se kush janë. Kjo intolerancë fillon në familje dhe mendoj se edhe mund të përfundojë atje.

Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.
Ilustrimi: Henrietta Harris
Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë blog nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.

Write a Comment

art