Para disa ditësh kam pasur një bisedë të gjatë me gjyshën time e cila i ka 90 e diçka vjet. Ajo është një karakter interesant: një përmbledhje e ngatërruar e një entuziaste të shëndetit që ushtron yoga, një martiarke e një familje të madhe përplot dramë, e shumë makijazhi, takëve të larta, bizhuteri të mëdha të arit dhe Jezusit. Jeta e saj përbëhet nga shkuarja e përditshme në meshë (ndonjëherë dy herë, nëse predikimi ishte emocionues) dhe ecja përreth lagjes së saj në qendër të Guadalajara-s me një shishe tequila në çantën e saj, sepse pijet në restorante kurrë nuk janë mjaft të forta. Thënë thjeshtë, kur nuk është duke u lutur, gjë që e bën disa herë në ditë, ajo është argëtuese. Kështu që mund ta imagjinoni befasinë time kur biseda jonë e zakonshme rreth thashethemeve të familjes u harrua për shkak të një teme urgjente për të cilën gjyshja këmbëngulte se e shqetësonte shumë: grafiti.
“Grafiti? Mendon në shkrime në mure? Kjo të shqetëson?” Pyeta unë përderisa përpiqesha të kuptoj pse e bëntë të madhe, pasi që jetonte në një vend ku grafiti ishin të zakoshmën. “Po”, tha ajo, “çdo ditë eci nëpër qytet, dhe çdo ditë ka më shumë grafite”. Në këtë moment isha pakës e hutuar dhe e pyesja vetën sa tequila ka mbetur në shishen në çantën e saj. Kaluan disa minuta para se ajo e sqaroi shqetësimin e saj.
“Gjatë viteve të shumta në këtë qytet, kam vënë re një korrelacion. Kur situata politike përkeqësohet, muret fillojnë të duken si fletore e një foshnje, shkarravatje te shumta që nuk kanë fare kuptim. Sa më shumë që qeveria neglizhon komunikimin me njerëzit, aq më shumë komunikim del në formë të grafitit. Dhe kjo është arsyeja pse jam e shqetësuar. Më shumë grafiti, më shumë krim, më shumë dhunë”.
Të jem e sinqertë, shkrimet në mure kurrë nuk e kishin fituar vëmendjen time, e edhe më pak një interpretim kaq të thellë. Por hipoteza e gjyshës kishte kuptim, të paktën deri diku. Në terma të përgjithshëm, ka pasur një debat të vazhdueshëm i cili duket se reflekton një lloj mospërputhje në shoqëri, qoftë ajo socio-ekonomike apo e gjeneratave, midis atyre që i konsiderojnë grafitet art dhe atyre që i konsiderojnë vandalizëm – atyre që i konsiderojnë grafitet tregues të saktë të problemeve të shoqërisë dhe atyre që tregojnë me gisht tek fajtorët. Cili është qëllimi i grafiteve? Dhe çfarë, nëse fare ka, janë implikimet e grafiteve dhe implikimet e konsistencës së ndryshueshme të tyre?
Gjithmonë ka pasur ndonjë formë të grafitit, nga pikturat parahistorike në shpella të vitit 30.000 para erës sontë, te shtyllat e Greqisë së lashtë dhe muret e Perandorisë Romake. Por sa saktë reflektojnë grafitet moderne tensionet sociopolitike? A mundemi me të vërtetë të shohim ndonjë mesazh në atë që është shkruar në një bllok të çimentos nga adoloshent me sprej me ngjyrë? Apo ndoshta fakti që adoleshenti është mjaft i prekur sa të marrë një sprej me ngjyrë në një vend publik është në vetvete tregues i mjaftueshëm. Gjithmonë kam supozuar se ata që ishin të gatshëm të shkruajnë ilegalisht në objektet e shoqërisë së tyre nuk kujdesen për të, por ndoshta e kundërta është e vërtetë.
Pika në të cilën Meksika ka rënë në shkallën e dhunës është pikë nga e cila do të jetë sfidë e madhe të largohet. Por një oqean dhe disa vende më tutje është një rajon me probleme të mjaftueshme për të garuar me Meksikën. Dhe në mënyrë të pashmangshme, kjo hipotezë ka potencial të përsëritet në Ballkan. Tensionet nuk duket se po largohen: ekonomitë e tmerrshme dhe politikat e paligjshëm janë përbërësit e përkryer për një recetë të korrupsionit në rritje. Si rezultat, komunikimi mes qeverive dhe njerëzve të tyre duket se është zvogëluar. Dhe siq do t’u thoshte çdo njeri që ka qenë atje, grafiti është një gjë e zakonshme.
Nëse gjyshja ime kishte të drejtë, mungesa e komunikimit dhe tensioni politik në rritje do të shfaqet diku tjetër. Vetëm koha do ta vërtetojë, por le të shpresojmë se përparimi i vërtetë do të ndërprejë valët telepatike mes mureve psikike të Guadalajara-s dhe ndërtesave të çimentos në Ballkan.
Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.
Foto: Guilherme Zauith
Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë BLOG nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.