Njerëzit

Autori i ditës

Milan Djurasovic

Kriza e identitetit

“Cili është identiteti im?” është një pyetje…

Shiko të gjithë autorët

Arkivi
2013

Maj (50) Prill (52) Mars (56) Shkurt (55) Janar (62) Më të vjetra

Rrugët e Kosovës: Perspektiva e femrës

Nga: Hana Marku

Disa javë më parë lexoja rreth Slutwalks dhe Hollaback, nisma të dizajnuara për të ndihmuar që gratë të ndjehen rehat në hapësira publike. Slutwalks ka filluar në Toronto pasi një policë publikisht kishte këshilluar femrat të mos “vishen si rrospija” në mënyrq që t’u ikin sulmeve. Zemërimi që pasoi çoi në krijimin e Slutwalks. Slutwalks janë protesta ku marshojnë burra dhe gra të cilët besojnë se askush nuk duhet të sulmohet apo ngacmohet në hapësira publike për shkak të asaj që kanë veshur. Hollaback është një web faqe që lejon gratë të raportojnë se ku dhe kur dikush i ka ngacmuar në rrugë – Hollaback fillimisht ishte me bazë në New York, por tani ka faqe të tilla në 50 qytete në shtatëmbëdhjetë shtete. Ndonjëherë i lexoj postimet në Hollaback, dhe çdo herë më kujtohen përvojat e mia kur dikush më ka ngulitur sytë. Ngacmimi në rrugë nuk është asgjë e re për femrat në Kosovë, të cilat zakonisht janë viktimat e dhunës në familje, pak të përfaqësuara në institucionet publike dhe janë të portretizuar në mediat tona si amvise apo makina të bukura për bërje të fëmijëve.

Jam e sigurt se shumica e grave kanë një anekdotë të ngjashme me këtë: kam qenë në një kombi, në ato ditë kur kombit ishin mënyrë e vetme për t’u sillur nëpër Prishtinë. I kisha shtatëmbëdhjetë vjet dhe ishe me motren time njëmbëdhjetë vjeçare. Kombit zakonisht ishin të stërmbushur, dhe në shumicën e udhëtimeve pasagjerët duhet të uleshin shumë afër njëri tjetrit. Nuk e mbaj mend sa i vjetër ishte ai apo si dukej, por e mbaj mend se mashkulli afër meje më pyeti përse nuk i heqi kimet e dorës. Më pyeti nëse kisha turp për këtë dhe pasoi një seri e pyetjeve në lidhje me flokët e mia të trupit. Stomaku më rrotullohej dhe më vinte për të qarë, nuk dija çfarë të bëj. I bërtita të ndalet. Ai u zemërua dhe filloi të më bërtiste, duke më quajtur me emra që nuk më kujtohen. Shoferi mendoi se i kërkoja atij të ndalet dhe e ndali kombin. Dola me motrën time, por jo para se ky njeri të më shkelmoi përderisa dilja. Dridhesha. Kjo ishte eksperienca ime e parë e të qenurit e ngacmuar në një vend publik në Kosovë, dhe nuk ishte e fundit.

Çdo grua, duke më përfshi edhe mua, kemi kujtime kur dikush na ka ndjekur, na ka lëshuar ndonjë fjal që që jemi e shëmtuar, e bukur, që kemi hundë të madhe, kemi gji, jemi të trasha, të holla, kemi të veshur një fustan, dhe thjesht që jemi femër në rrugë. Kam kujtime kur kam kaluar pranë një grupi të djemve dhe ata më kanë lëshuar fjalë, m’i kanë ngulitur sytë, më kanë fishkëlluare apo qeshur pas shpinës. Disa javë më parë, isha duke ecur pas tri vajzave adoleshente në Prishtinë. Nuk mund të kishin pasur më shumë se trembëdhjetë vjetë. Një makinë e mbushur me djem nga njëzet e diçka vjetë ngadalësoi, u bërtit disa fjalë të fëlliqta, dhe u largua me shpejtësi. Kjo nuk është vetëm përvoja ime, kjo është përvoja e çdo njërës që e ka fatin të jetë femër në Kosovë duke ecur në rrugë.

Por Hana, nuk duhet ta marrësh seriozisht, është argëtim. Por për kë është argëtim? Dikush më tha se kjo është vetëm mënyrë për mashkujt të afrohen njëri me tjetrin. Shpresoj që nuk është kështu, sepse kjo do të thotë se që nga fëmijëria mashkujt janë të kushtëzuar të mendojnë se femrat ekzistojnë për t’i shikuar. Nëse një mashkul do t’ia ngulte sytë ose do të bisedonte me një mashkull tjetër në mënyrën se si mashkujt i’a ngulitin sytë femrave dhe flasin me to, do të shpërthente një përleshje me grushta. Nëse mendon se për një femër kjo është argëtim, të lutem dije se ajo do të lëndonte po të kishte mundësi, po të mos e dinte se mund ta godasësh në fytyrë.

Mashkujt e Kosovës, mos u ofendoni. E di se jo të gjithë jeni kështu. Nuk jam duke përgjithësuar apo duke ju vënë të gjithë në një shportë. Unë njoh dhe dua mashkuj shqiptarë që kurrë nuk do të trajtoni dikë ashtu siç e kam përshkruar më lart. Gjithashtu e di se ngacmimi në rrugë ndodh në gjithë botën. Por jam duke folur për Kosovën, dhe shumicën e kohës femrat në Kosovë nuk u lëshojn fjalë mashkujve në rrugë për atë se si duken, çfarë kanë veshur, apo vetëm për shkak se janë mashkuj.

Dallimi në mes meje tani dhe meje kur i kisha shtatëmbëdhjetë vjet është se tani u kthej fjalën. Ndonjëherë marr heshtje të befasuar, dhe ndonjëherë më shajn. Mendoj se janë të befasuar të më dëgjojnë duke folur.

Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.
Ilustrimi: Doze Green
Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë BLOG nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.

Write a Comment

art